• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani zotohet të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Isamil Haniyeh

19:05 : 01/08/2024
në BOTA

Izraeli po përgatitet për hakmarrje nga Irani pasi udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian. Irani fajësoi menjëherë Izraelin, i cili ende nuk ka bërë ndonjë koment për këtë. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, Izraeli ka thënë më parë se do të vrasë çdo anëtar të Hamasit të përfshirë në sulmin terrorist të 7 tetorit.

Izraeli ka rritur sigurinë në ambasadat e tij në mbarë botën dhe ka paralajmëruar qytetarët e tij që të jenë në gatishmëri pas vrasjes në Iran të udhëheqësit politik të Hamasit Ismail Haniyeh, me gjasë nga Izraeli.

Analistët izraelitë thonë se operacionet kundër një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut dhe Ismail Haniyeh-es në Teheran ishin fitore për Izraelin. Megjithatë, këto veprime, sipas tyre, do të nxisin hakmarrje.

“Të dyja palët po përpiqen të gjejnë një metodë hakmarrjeje, që do të jetë mjaft e fortë për të thënë se po bëjnë diçka, por jo për të përshkallëzuar situatën në një luftë në shkallë të gjerë”, thotë për Zërin e Amerikës Amos Yadlin, ish drejtor i Inteligjencës Ushtarake izraelite.

Ai thotë se të dy sulmet ndihmojnë në rindërtimin e imazhit të Izraelit si një vend i fortë me aftësi të larta zbulimi, një imazh që u shkatërrua pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor.

Lexo edhe:

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

Haniyeh, i cili ishte udhëheqës politik i Hamasit, kishte jetuar në Katar. Në prill, një sulm ajror izraelit vrau tre djemtë e tij në Gazë. Palestinezët thonë se vdekja e tij do t’i bëjë ata më të përkushtuar për të luftuar kundër Izraelit.

“Pushtuesit gabimisht besojnë se duke vrarë udhëheqësit e rezistencës palestineze do të dëmtojnë fuqinë e rezistencës. Ne kemi përjetuar vrasjen e disa udhëheqësve palestinezë, por rezistenca jonë është rritur dhe ka fituar më shumë fuqi për të vënë në shënjestër pushtimin izraelit. Kjo do të ndodhë pas vrasjes së (drejtuesit të Hamasit) Haniyeh”, thotë Osama al Dahbouh, banor i Gazës.

Vrasja ndodhi ndërsa vazhdojnë negociatat për arritjen e një armëpushimi në mes të Izraelit dhe Hamasit. Kjo marrëveshje do të mundësonte lirimin e disa prej 115 pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gazë.

Disa analistë thonë se vrasja e Haniyeh-es mund ta dobësojë Hamasin.

“Hamasi në Gazë po humbet aftësitë ushtarake. Grupi do të mbetet i fuqishëm me mundësinë që të pengojë banorët e Gazës të bashkëpunojnë me Izraelin. Por, në cilësinë e organizatës ushtarake, Izraeli gradualisht po e bën atë të parëndësishme”, thotë Gjenerali Yaakov Amidror, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Megjithatë, ai thotë se grupi tjetër, Hezbollahu, mbetët një organizatë e fuqishme ushtarake dhe përbën një rrezik serioz për Izraelin.

Ka gjithashtu shqetësime se Teherani mund t’i përgjigjet drejtpërdrejt Izraelit pas vrasjes së drejtuesit të Hamasit në Iran. Në muajin prill Irani lëshoi qindra raketa ndaj Izraelit ndërsa ka nxitur edhe grupet që i mbështet si grupi Houthi në Jemen dhe Hezbollahun në Liban që të kryejnë sulme ndaj Izraelit./VOA

Etiketa: hamasIranlufte

Lajme të lidhura

BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
BOTA

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

17:58 : 18/07/2025
BOTA

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025
BOTA

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjeve të fundit në jug të Sirisë

22:13 : 17/07/2025
BOTA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025
Para

Egnatia një hap drejt kualifikimit, formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Vikingur

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com