Autoriteti i Konkurrencës ka nisuer një hetim për grumbullimin dhe shitjen me shumicë të frutave dhe perimeven në qarqet, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës ka dyshime se ndërmarrjet që operojnë në tregun me shumicë mund të kenë marrëveshje mes tyre për të fiksuar çmimet. Në njoftim theksohet se hetimi paraprak do të shohë nëse kemi të bëjmë me një sjellje anti-konkurruese nga këto biznese, ku diferencat e çmimit janë tepër të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesi tek konsumatori.
“Komisioni i Konkurrencës, pas përfundimit të procedurës së monitorimit në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve mori në shqyrtim në mbledhjen e datës 14.06.2024 propozimin e sekretariatit të konkurrencës për hapjen e hetimit paraprak në këtë treg për qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Referuar strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, mund të jemi para nje sjelljeje antikonkurruese si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1085, datë 14.06.2024, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve, për të parë nëse ka, ose jo, shkelje të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Hetimi paraprak përfshin periudhën kohore nga 1 Janar 2023 deri në 31 Maj 2024”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.
Rezulton se në Tiranë grumbulluesit i rritën çmimet me 11-55% nga blerja tek fermeri, deri tek shitja me shumicë. Pikat e shumicës në Tiranë, çmimet u shtrenjtuan deri në 100% kur ua shitën bizneseve të pakicës.
Në Fier, çmimet nga fermeri deri tek pikat e shumicës u shtrenjtuan me 11-50%, ndërsa në Elbasan shtrenjtimi i fruta perimeve nga grumbulluesit nga fermeri tek shumica ishte nga 7-56%.
Po ashtu grumbulluesit e Korçës abuzuan me çmimet duke i rritur nga 17-40% çmimet e fruta perimeve, ndërsa grumbulluesit e Beratit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët dhe deklaronin çmime jo reale.
Monitorimi i tregut
Autoriteti i Konkurrencës monitoroi tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta perimeve nga muaji shkurt 2024. Në dokumentin e Autoritetit të Konkurrencës thuhet se janë realizuar monitorime në ambientet e tregjeve të grumbullimit dhe shitjes me shumicë në: Tiranë, Elbasan, Divjakë, Durrës, Fier, Berat dhe Korçë, për të vlerësuar zinxhirin e tregtimit nga fermerët deri tek konsumatori përfundimtar me qëllim evidentimin e çmimeve të blerjes dhe të shitjes me shumicë nga ana e grumbulluesve të perimeve si: qepë, presh, lakër, lulelakër, brokoli, kastravec, patate, karrota dhe speca; dhe frutave si: mollë, portokalle, limona, luleshtrydhe dhe dardha.
Takimet me fermerët
Gjithashtu ka pasur takime me fermerët. Më datë 19 shkurt 2024, u realizua takim me fermerët e zonës së Klos, Mollas, Jagodinë në rrethin e Elbasanit. Më datë 27 shkurt, u realizua takim me fermerët e zonës së Roskovecit; si dhe më datë 23 mars u realizua takim me fermerët e zonës së Samaticës, Dimal, Berat.
Bazuar në të dhënat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë identifikuar ndërmarrjet importuese dhe eksportuese, por janë marrë në analizë vetëm ndërmarrjet të cilat kanë një pjesë mbi 5% në raport me sasinë totale të importuar dhe eksportuar të fruta perimeve për periudhën janar 2023 – shkurt 2024:
Ndërmarrjet me pjesë më të madhe sipas sasisë së importuar të perimeve janë vendet kryesore të importit të perimeve janë Greqia, Kosova, Turqia, Serbia, Gjermania, etj. Vlen të theksohet se për periudhën nën monitorim janë 116 ndërmarrje importuese në total.
Ndërmarrje eksportuese për perimet në total nga të cilat tjera me pjesë më të vogël se 0.1-4%. dhe 101 ndërmarrje të tjera me pjesën më të vogël se 0.1-4%.
Rezultatet e vendimit
Nga monitorimi i tregut të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve
vërehet re se:
“Në qarkun e Tiranës operojnë 18 ndërmarrje me një xhiro totale prej 4,494,352,131 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7.7 % në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark; Nga monitorimi në terren në këtë qark vihet re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11 – 55 % për produkte të ndryshme fruta-perime. Ndërsa diferenca nga çmimet me shumicë të aplikuara nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese me çmimet e shitjes me pakicë, rezulton nga 27 – 100%.”
“Në qarkun e Fierit operojnë 41 ndërmarrje me një xhiro totale prej 9,939,341,789 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 5.5% në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.
Nga monitorimi në terren në këtë qark, vihet re se nga çmimet e blerjes te fermeri nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese, deri te çmimet e shitjes me shumicë të vendosura nga ana e ndërmarrjeve grumbulluese kemi një diferencë prej 11 – 50 % për produkte të ndryshme fruta-perime.”
Në qarkun e Beratit operojnë 8 ndërmarrje me një xhiro totale prej 1,932,775,704 lekë. Ndërmarrjet me pjesën më të madhe të xhiros në raport me xhiron totale të realizuar në vitin 2022 për këtë qark paraqiten:
Ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël se 7 % në raport të xhiros totale të realizuar për këtë qark.
Gjatë takimit të realizuar me fermerët në qarkun e Beratit nga ana e tyre është pretenduar se:
a) Çmimet e produkteve bujqësore (fruta dhe perime) janë të padrejta dhe krijimi i një burse për çmimet e prodhimeve bujqësore do të parandalonte spekulimet me çmimet.
b) Pikat grumbulluese në shumicën e rasteve mbledhin produktin e fermerëve pa një cmim dhe nuk lëshojën fature TVSH-je, dhe si pasoje kjo sjell pasoja për fermerin, sepse fermeri nuk njihet me cmimin real që produkti shitet në tregun vendas ose me cmimin me të cilin ky produkt është shitur në eksport. Fermerët paraqitën ankesa të ndryshme ku problematika kryesore qëndronte në fiksimin e cmimit të blerjes së produkteve nga ana e të gjitha pikave grumbulluese të zonës.
c) Faturat që deklarojne në bilancet e tyre pikat grumbulluese janë fiktive dhe nuk paraqesin cmimin real, e cila sipas fermerëve bëhet me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
d) Pikat e grumbullimit operojnë pa kontratë me fermerët, duke i ekspozuar këta të fundit përballë rreziqeve, që një produkt bujqësor ta shesin me humbje. Sipas fermerëve kjo mënyrë pune nga ana e grumbulluesve ku punohet pa kontratë, pa çmime dhe në shumë raste edhe pa faturë, e ka deformuar tregun, duke sjellë çmime abuzive.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Qarku i Fierit ka 53.5% të totalit të xhiros së realizuar në të gjithë Shqipërinë, e ndjekur nga qarku i Tiranës me 24% dhe qarku i Beratit me rreth 10%.