• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Keqkuptim apo lojë/ Gaz Bardhi i dha “një dorë” Kushtetueses për të shpëtuar Xhaçkën

12:48 : 24/07/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për Gazment Bardhin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që urdhëron shumicën parlamentare për të dërguar pranë asaj gjykate rastin e mandatit të deputetes dhe ish-ministres, Olta Xhaçka, është “një aktakuzë penale për të gjithë ata deputetë që, me vetëdije dhe për motive politike, penguan zbatimin e vendimit të gjykatës”.

Për kreun e grupit parlamentar demokrat, kryeministri “Edi Rama keqpërdori deputetët e tij për t’i dhënë mbrojtje politike bashkëpunëtores së tij të afërt, Olta Xhaçka, duke vendosur për herë të parë standardin e moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese…”.

Përtej shprehjeve me nota ekzaltimi politik të Bardhit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është aspak për të thirrur “Fitore!”.

Lexo edhe:

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

Në thelb, Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë për herë të dytë në Parlament çështjen ‘Xhaçka”, duke i kërkuar deputetëve socialistë që të miratojnë vendimi për t’ia dërguar rastin mandatit të deputetes së maxhorancës për interpretim pranë saj.

Në foto: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duke njoftuar vendimin për rastin “Xhaçka”

Xhaçka dyshohet për shkelje kushtetuese dhe ligjore, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u shpall “investitor strategjik”, një status me elementë favorizues nga qeveria

Shumica e trupës gjykuese, shfrytëzoi disa qëndrime formale të Gazment Bardhit, si përfaqësues i palës kërkuese, 1/5 së deputetëve, për të hequr sërish dorë nga thelbi i çështjes, pra shqyrtimi në themel i mandatit të Xhaçkës, duke përdorur elementë procedurialë që përdoren rëndom kur gjyqësori kërkon të shmangë përplasjen me pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

Falë kësaj “loje”, ligjvënësja socialiste do të vijojë të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që është ende herët për të kuptuar nëse Bardhi është keqkuptuar apo edhe ai është pjesë e “lojës” për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Por, gjithësesi, ka elementë që mbështesin të dy variantet.

Bardhi “i keqkuptuar”?

Në Prill të vitit 2024, një grup deputetësh opozitarë (1/5) dërguan në Gjykatën Kushtetuese kërkesën, sipas asaj që u tha publikisht, për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Objekti i kërkesës, i paraqitur dhe përfaqësuar nga Gazment Bardhi, ishte i ndërtuar në 3 pika:

1.Kundërshtimi i vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për papajtueshmërinë me mandatin të deputetes Olta Xhacka” dhe deklarimi i këtij vendimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

2.Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete se si zgjidhet ky konflikt dhe se si ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet kur mazhoranca, me votim, ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen.

3.Interpretimi përfundimtar i neneve 70, pikat 1 dhe 4, 73, pika 1, 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Shqyrtimi i çështjes me përparësi, për shkak të interesit të lartë publik që paraqet.”.

Siç shihet, në objekt gjithçka lidhet me intepretim kushtetues dhe nuk përmendet speficikisht kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese për “shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës”.

Në foto: Objekti i kërkesës së 1/5 së deputetëve për mandatin e Xhaçkës

Kjo mungesë nuk duket se ishte rastësore.

Në seancën e 24 Qershorit, Bardhi u pyet drejtpërdrejtë nga trupa gjykuese nëse kërkohej shpallja e pavlefshme e mandatit të Olta Xhaçkës.

Ai sërish nuk e artikuloi kërkesën për anti-kushtetshmëri mandati të Xhaçkës, duke lënë të kuptohet se thelbi i diskutimit në seancë është interpretimi i normave kushtetuese.

“Në rastin konkret ka një konflikt, ka një çështje konkrete, ka një interpretim të ndryshëm të dispozitave të Kushtetutës, e për pasojë do të duhet të jetë Gjykata Kushtetuese që të bëjë një interpretim përfundimtar të Kushtetutës. Ajo që ne kemi kërkuar është se si qëndron raporti mes nenin 132 të Kushtetutës, që shprehet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, në raport me të drejtën e deputetëve për të votuar siç duan ata apo me faktin që parimi i mandatit jo detyrues…”, deklaroi ai në seancë.

Në foto: Gazment Bardhi në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Më qartësisht, qëndrimi i Bardhit lidhej me faktin që Gjykata Kushtetuese duhet të detyronte maxhorancën parlamentare që, në zbatim të një vendimi të mëparshëm të kësaj gjykate për mandatin e Xhaçkë, duhet ta dërgonte mandatin e saj për interpretim.

Edhe më konkretisht akoma, Gazment Bardhi nuk kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës.

Referuar qëndrimit të mbajtur nga Bardhi në të njëjtën seancë gjyqësore, duket se shqetësimi i tij kryesor ishte fakti që 1/5 e deputetëve nuk legjitimohej për të bërë kërkesa për pavlefshmërinë e mandatit të deputetit dhe kjo, referuar një praktike të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.

Me shumë mundësi, “shqetësimi” i Bardhit lidhet me një vendimmarrje të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, po për Olta Xhaçkën. Ky shqetësim nuk ishte real dhe, me shumë mundësi, Bardhi ka keqkuptuar çështjen e legjitimitetit të 1/5 së deputetëve.

Në fillim të vitit 2023, Kushtetuesja mori në shqyrtim dy kërkesa për mandatin e Xhaçkës. Një grup prej 1/10 e deputetëve opozitarë kërkonin që Gjykata Kushtetuese të detyronte Parlamentin që të dërgonte pranë asaj gjykate për interpretim mandatin e ligjvënëses socialiste.

Ndërkohë, një grup tjetër prej 1/5 së deputetëve, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet një “loje” proceduriale, pranoi në atë kohë kërkesën e 1/10 së deputetëve për rikthim të rastit në Parlament dhe pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve, me argumentin se “çështja ka mbetur pa objekt”, pasi rasti i mandatit të Xhaçkës tashmë ishte kthyer në Parlament.

Me shumë mundësi, Gazment Bardhi nuk e ka lexuar siç duhet atë vendim, duke e keqkuptuar “pushimin e çështjes për mungesë objekti” me “mungesën e legjitimimit të 1/5”.

Shumica e gjyqtarëve u kapën pas këtij “keqkuptimi”, duke mos e marrë në  shqyrtim mandatin e Xhaçkës, ndërkohë që opozita humbi sërish rastin për t’ia dorëzuar në tavolinë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin në themel të pavlefshmërisë së mandatit të ligjvënëses socialiste.

Bardhi, “pjesë e lojës”?

Paralelisht, ekzistojnë edhe elementë që mbështesin variantin se Gazment Bardhi mund të jetë pjesë “e lojës” për të shpëtuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Për këtë duhet kthyer pas në kohë. Në verën e vitit 2022, Parlamenti u përfshi nga debatet e forta politike, pasi bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, fitoi statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një resorti turistik në Himarë, me firmën e kryeministrit Edi Ramë, si edhe përfitoi me Vendim të Këshillit të Ministrave një hapësirë bregdetare publike për ta shfrytëzuar në funksion të resortit.

Në foto (montazh): Olta Xhaçka dhe bashkëshorti, Artan Gaçi

Me kërkesë të opozitës, u ngrit një Komision Hetimor Parlamentar, në të cilin opozita pretendoi se Xhaçka ishte në konflikt interesi dhe kjo sillte si rrjedhojë shpalljen e mandatit të saj të pavlefshëm.

Komisioni Hetimor përfundoi, si përherë, me dy raporte dhe maxhoranca refuzoi ta dërgonte për intepretim në Gjykatën Kushtetuese.

Pas këtyre zhvillimeve, 1/5 e deputetëve opozitarë, të mbledhur në atë kohë në strukturën që njihej si “Rithemelimi” me drejtues ish-kryeministrin Sali Berisha, dërgoi në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Paralelisht, një grup i vogël deputetësh opozitare, me përfaqësues të spikatur Lulzim Basha, Enkelejd Alibaj dhe Gazmend Bardhi, në cilësinë e 1/10 së ligjvënësve, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të intepretonte Kushtetutën dhe të detyronte Parlamentin që të dorëzonte pranë asaj gjykate për interpretim mandatin e Xhaçkës.

Kjo lëvizje e grupit të atëhershëm Basha-Alibeaj-Bardhi u konsiderua si një lloj “stërkëmbëshi” që ata i bënë pjesës tjetër të opozitës, 1/5 së deputetëve, që kërkuan drejtëpërdrejtë shqyrtimin në themel të mandatit të Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese në atë kohë, mori në shqyrtim brenda të njëjtës ditë dy kërkesat. E nisi fillimisht me kërkesën e 1/10-ës, duke pranuar rikthimin e rastit në Parlament.

Pak minuta më pas, trupa gjykuese mori në shqyrtim kërkesën e dytë, atë të 1/5 së deputetëve, që kërkonin themelin e çështjes. Kjo kërkesë u pushua, me argumentin se tashmë “kishte mbetur pa objekt”, për shkak se vetëm pak minuta më herët trupa gjykuese kishte pranuar kërkesën e grupit Basha-Alibeaj-Bardhi për ta rikthyer rastin në Parlament.

Kaluan muaj dhe Basha e Bardhi morën pozicione të ndryshme politike. Në Prill të këtij viti, ata të dy u përfshinë në një debat në distancë, po për mandatin e Xhaçkës.

Ky debat, siç ka analizuar më herët “Boldnews.al” ishte shterpë dhe parashikimi i redaksisë ishte që, pavarësisht zhurmës publike, të dy këta personave janë përgjegjës për vijimësinë e mandatit të deputetes socialiste.

Së fundmi, edhe qëndrimet e Bardhit, i cili nuk artikuloi prerë kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës, janë një tjetër element shtesë për të mbështetur variantin se ai është pjesë “e lojës” për të ruajtur pozitën e ligjvënëses socialiste.

Çfarë ndodh më pas?

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për media ku shpalli vendimin më të fundit për çështjen “Xhaçka”, ritheksoi se “vendimet e Gjykatës kanë efektet e forcës së ligjit. Asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë. Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që u imponon të gjitha organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”.

Artikulimi i prerë i kryetares Zaçaj, sërish nuk i jep zgjidhje pikëpyetjes se çfarë ndodh nëse maxhoranca sërish refuzon të dërgojë çështjen “Xhaçka” pranë trupës gjykuese.

Maxhoranca e ka treguar më herët këtë qasje refuzuese dhe, me shumë mundësi, nuk do të bindet ta dërgojë mandatin e Xhaçkës, pavarësisht deklaratave të kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Pra, gjithçka mbetet në rrafshin deklarativ dhe situata mbetet sërish pa zgjidhje.

Ka edhe një element të fundit, që vlen të analizohet. Javën e kaluar, grupi parlamentar socialist kërkoi nga trupa gjykuese që të merrte një Opinion të Komisionit të Venecias, para se të shpallte vendimin për çështjen “Xhaçka”.

Gjykata Kushtetuese nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë dhe vendosi të rikthente rastin në Parlament. Me këtë lëvizje, tashmë Parlamenti, me shumicë socialiste, mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Ky i fundit, në rastin më të mirë, mund të shpreh opinionin, më së paku në fund të vitit, por ndoshta edhe më vonë.

Në rast se kërkohet Opinion nga Venecia dhe ky i fundit kthen përgjigje rreth pranverës së vitit të ardhshëm, atëherë çështja e mandatit të Olta Xhaçkës “vuloset” përfundimisht pa asnjë penalitet.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese, në nenin 66 të tij, parashikon se “Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.

Kjo do të thotë se, nuk do të jetë aspak çudi që, Olta Xhaçka të mbyll mandatin e saj, ndërkohë që institucionet kryesore kushtetuese do të jenë ende duke luajtur “ping-pong”.

Etiketa: Artan Gacigazmend bardhiGjykata KushtetueseHolta Zaçakomision hetimor parlamentarolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025
AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Bardhi: Bashkia Fier i rrëmbeu pronën 24 familjeve për të ndërtuar pallate

12:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Nga Balluku tek Xhaçka, Shehaj i përmend me emra: Më 11 maj largojmë të korruptuarit

13:33 : 04/05/2025
Para

Këlliçi para SPAK-ut: Paratë që duhet të merrnin fermerët, i mori drejtori i inceneratorit të Tiranës

TË GJITHA

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025

Përplasja në Dibër/ Arrestohet oficeri i policisë Esat Gjura, babai i kandidatit socialist

07:26 : 11/05/2025

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025

VIDEO/ Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj

07:19 : 11/05/2025

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com