• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqipërisë i vjen era barut”, Boçi: Balla, përfaqësues i krimit në zyrat e ‘Rilindjes’

14:59 : 22/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, me anë të një deklarate për mediat, ka shprehur shqetësimin për sigurinë e rendin në vend. Duke përmendur ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë javës që iku, Boçi u shpreh se, Shqipërisë i vjen era barut.

Boçi akuzoi Taulant Ballën, si përfaqësues i krimit në zyrat e Rilindjes. Më tej ai shprehet se, në këto kushte dorëheqja e ministri Balla është kërkesa më e vogël.

Boçi thekson se qeveria e Ramës është pushtet që duhet rrëzuar, jo duruar.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Tre të vrarë në Memaliaj, dy të rinj të vdekur në mënyrë të dyshimtë në burgun e Fushë-Krujës, dy atentate me tritol në Elbasan e Pogradec, një atentat me eksploziv ndaj dy vëllezërve në Gramsh, një i plagosur në Lezhë… ky është bilanci i një jave të zezë për sigurinë dhe rendin në Shqipëri.

Ky është bilanc lufte, dhe jo një vendi që ka marrë pushimet dhe dëshiron qetësi dhe siguri. Këto shifra të zeza nuk fshihen nga roza e propagandës dhe as videot me regji të arrestimit të një të riu për një cigare hashash, dhe as takimet me policë që do të ruajnë plazhet bosh, në vendin që vizitohet nga miliona turistë imagjinarë.

Krimi ka marrë kryet e vendit në Shqipëri dhe ‘diversifikimi’ i metodave të tij mund të pasqyrohet më mirë se asgjë tjetër nga fakti se Nuredin Dumani e drejton kriminalitetin, porosit vrasje dhe kërcënime me tritol, nga qelia e burgut.

Nuk është Taulant Balla ministri i Brendshëm, ai përfaqëson në zyrat e Rilindjes ‘bursën e kriminalitetit’, vrasësit me porosi, narko-trafikanët dhe vjedhësit e zgjedhjeve, nga Elbasani në Dibër dhe Shkodër.

Shqipërisë i vjen era barut, ndërkohë që ministri parfumos me postime të parapërgatitura të brendshmet e qelbura të sigurisë dhe rendit.

Shqipëria ka marrë pushimet, por të vetmit që nuk pushojnë janë kriminelët.

Pavarësisht përpjekjes për ta futur Shqipërinë në kronikën rozë të televizioneve dhe postimeve të kryeministrit, kronikën e zezë nuk mund ta mbulosh me asnjë fasadë.

Në këto kushte dorëheqja e ministri Balla është kërkesa më e vogël.

Një ministër-garantor i krimit nuk mund të japë garanci për sigurinë e qytetarëve.

Partia Demokratike u shpreh ngushëllime familjarëve të të vrarëve dhe të vdekurve nga dora e zezë e krimit dhe dora munguese e shtetit.

Pa u zhbërë pakti me bandat, pa ikur nga zyrat e shtetit emisarët e narkotrafikantëve në Shqipëri nuk mund të ketë as siguri, as rend dhe as qetësi.

Shqipëria nuk ka problem parësor trafikun e verës, por narko-trafikun e të gjitha stinëve.

Ky është alarmi që vjen nga bilanci i zi i javës së shkuar.

Qeveria e Ramës është pushtet që duhet rrëzuar, jo duruar.

Etiketa: luciano bociTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sara Mile kritikon Taulant Ballën dhe Maznikun: Kanë qenë të përgjumur për Elbasanin

11:09 : 08/10/2025
AKTUALITET

Taulant Balla: Do të ngremë Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

12:17 : 06/10/2025
AKTUALITET

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Manastirliu me plagjiaturë shkencore (FOTO)

14:05 : 05/10/2025
AKTUALITET

Boçi-PS: Parlamenti, vend për pazare të pista. Miratoni ligje kundër interesit qytetar

13:54 : 29/09/2025
AKTUALITET

Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

15:04 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025
Para

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, çon në Apel vendimin e GJKKO

TË GJITHA

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com