• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final, kishin për qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e shqiptarëve

20:01 : 19/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka vënë nën sekuestro dy shoqëritë e mikrokreditit MCA (Micro Credit Albania) dhe Final, si dhe kuotat e pasuritë në zotërim të tyre, pasi rezultojnë sipas saj, të jenë të përfshira, në “një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve”. Kompania MCA, dyshohet për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, ndërsa FINAL-i, dyshohet po ashtu për të njejtën vepër penale por dhe për “Pastrim parash” në bashkëpunim.

Prokuroria deklaron se në veprimtarinë e tyre, të dy kompanitë kanë bashkëpunuar dhe me shoqëri të përmbarimit, si dhe me një eksperte vlerësuese Sipas hetimit ato kanë kryer një seri veprimesh abuzive “me qëllim që të shtrëngonin dhe detyronin debitorët, për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat. Disa dhjetra mijëra qytetarë rezultojnë të jenë prekur nga kjo skemë.

Sipas Prokurorisë, janë “përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj). Po ashtu “është përdorur presioni psikologjik dhe përndjekja e debitorëve dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme (dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive. Shoqëritë, vë në dukje Prokuroria “kanë përdorur gënjeshtrën, në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore” apo dhe “sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor”. Abuzimet janë shtrirë dhe me pasuritë e paluajtshme të debitorëve, të cilat sipas hetimit “janë sekuestruar në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur”, ndërsa më pas, këto pasuri “janë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA-së, apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive, me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar po ashtu në mënyrë fiktive”.

Prokuroria bën të ditur se dy shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat sipas saj, ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, e që përllogariten në dhjetra milionë euro.

Lexo edhe:

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin

Në muajin maj Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave të arrestuar më herë, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Ndërkohë edhe Banka e Shqipërisë revokoi më herët, licencat për MCA-në, e cila ishte e pezulluar në shkurt të këtij viti, si dhe për shoqërinë “Final”, duke vijuar më pas me likuidimin dhe administrimin e tyre./VOA

Etiketa: finalMCAmikrokreditë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

13:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin

13:54 : 28/03/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive/ Gjykata e Apelit “vulos” heqjen e licencës për “Final”-in e Arben Meksutit

10:29 : 28/02/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive/ Si u ‘investuan’ te BKT paratë e kredive të këqija (Dokumenti)

22:29 : 05/02/2025
SEKUESTROHET ZYRA E FINAL - Zyrat e shoqerise se dhenies se kredive 'Final' e mbyllur, pasi Policia e Krimit Ekonomik kane sekuestruar dosjet dhe zyrat e saj. Gjykata pranoi kerkesen e Prokurorise se Tiranes per sekuestrimin e shoqerive 'Micro Credit Albania' dhe 'Final', qe dyshohet se kane kryer skema mashtrimi per te zhvatur qytetaret./r/n/r/nTHE OFFICES OF FINAL ARE SEIZED - The offices of the 'Final' credit company are closed, as the Economic Crime Police seized its files and offices. The court accepted the request of the Prosecutor's Office of Tirana for the sequestration of the companies 'Micro Credit Albania' and 'Final', which are suspected of having carried out fraud schemes to extort citizens.
AKTUALITET

Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet në Kuvend

12:12 : 19/01/2025
AKTUALITET

“Më morën dy shtëpi dhe makinën”/ Dramat e familjeve që u zhvatën nga mafia e mikrokredive

22:19 : 15/01/2025
Para

“Ne nuk jemi magjistarë”, BIRN: Sejko ‘lan duart’ me skandalin e mikrokredive

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com