• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e DW: Për ç’garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?

09:09 : 18/07/2024
në BOTA, RAJONI

Presidentja e Kosovës ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve nga marrëveshja e Ohrit dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Për ç’garanci bëhet fjalë?

Prishtinës zyrtare i bëhet vazhdimisht presion për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas krerëve të shtetit të Kosovës krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë lëshime, që dëmtojnë funksionalitetin e saj.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci nga partnerët ndërkombëtarë për zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Ohrit, duke aluduar për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si çështja ku Prishtinës zyrtare i bëhet më së shumti presion.

Garancitë e Kosovës, sipas Presidentes, kanë të bëjnë me siguri dhe mbështetje ndërkombëtare për anëtarësim e Kosovës në organizata ndërkombëtare, çka do të sillte, sipas saj, më shumë paqe e siguri në rajon. Këto komente presidentja Osmani i bëri për mediet amerikane gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, disa herë i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së të Asociacinonit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por qeveria nuk e ka proceduar tutje.

Jo koncesione që dëmtojnë funksionalitetin e shtetit

Lexo edhe:

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sidomos ai i vitit 2015, e kanë sqaruar procedurën. Pra, duhet të ketë një akt nga ana e qeverisë, që e miraton atë dokument dhe pastaj unë mund ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese, por jo pa një akt të tillë fillimisht, është shprehur presidentja Osmani. Mirëpo sipas presidentes “krijimi i Asociacionit nuk nënkupton që Kosova është e gatshme të bëjë koncesione që e dëmtojnë funksionalitetin e saj, kufijtë e saj, parimin e unitaritetit të shtetit dhe parimet që janë në Kushtetutën aktuale dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas presidentes, Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen.

Kurti: Draft ndërkombëtar, jo vendor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, deri tani ka refuzuar që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar. Kryeministri sugjeron që dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, të dërgohen në Këshillin e Evropës apo në Komision e Venecias.

“Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Europës dhe Komision të Venecias. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti. Kryeministri argumenton se ai mund ta shkruajë një draft, por “duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi marrëveshjen bazike, aneksit dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe ketë Asociacion t’ia bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.

Drafti nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, disa herë ka deklaruar se drafti i BE-së për Asociaciacionin e komunave me shumicë serbe, “është një mundësi e fuqishme për Kosovën”.

“Nuk është dokument jozyrtar, por është përgatitur me kujdes nga një delegacion i përbërë nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Kjo përfshinte personin më të lartë të Bashkimit Evropian, këshilltarët kombëtarë të sigurisë, këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia, si dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë. Drafti synon krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura”, ka deklaruar Hovenier, duke shtuar se “ky draft nuk kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka pushtet ekzekutiv”.

Kushtetutshmëria e statutit të Asosiacionit

Po si e shohin analistët krejt këtë situatë moskoordinimi të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë dhe refuzimi nga ana e qeverisë së Kosovës që draftin e BE-së për Asociacionin ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese?

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha DW-së se praktikat e Gjykatës Kushtetuese janë të qarta. “Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese, e vetmja mënyrë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Statutit të Asosiacionit të komunave me shumicë serbe është miratimi i të njëjtit nga qeveria për t’i hapur rrugë palëve të autorizuara ku hyn edhe Zyra e Presidentes për të dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, thotë MIftaraj. Sipas tij, qëndrimi i presidentes është i bazuar në ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe praktikat tanimë të ndërtuara nga Gjykata Kushtetuese. Miftaraj thotë se  pas miratimit të të njëjtit dokument nga ana e qeverisë,  palë e autorizuar mund të jetë edhe Kuvendi i Kosovës, deputetët e Kuvendit të Kosovës, por edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Në bazë të qëndrimeve publike të Presidentes, mund të kuptojmë se ajo po bën përpjekje të mbajë diskursin dhe bashkëpunimin e domosdoshëm me partneret ndërkombëtarë në përpjekje për të ndryshuar narrativën ku Kosova po shihet si pengesë  në dialog, i cili po ndikon edhe në raportin e Kosovës me BE-në në rrugën e integrimit evropian, ndihmës financiare por edhe faktit se Kosova ende është nën masa ndëshkuese nga BE. Miratimi i Statutit duhet të kalojë nga qeveria dhe nuk ka autoritet jashtë  qeverisë që mund të përmbush këtë detyrim ndërkombëtar të marrë në vitin 2013 dhe të rikonfirmuar nga qeveria Kurti me marrëveshjen e fundit në Bruksel dhe planin e Ohrit”, thotë Ehat Miftaraj.

Bashkimi Evropian pret komentet e palëve

Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Zyrtarë të qeverisë janë deklaruar se me kohë  do t’i dërgojë komentet në Bruksel.

Edhe Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  janë pajtuar që t’ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun  Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakuum derisa të emërohet pasardhësi i tij./DW

Etiketa: asosacionidialogugarancinderkombetarevjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë

20:41 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
RAJONI

Osmani fton partitë për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve lokale

15:21 : 03/06/2025
BOTA

Dialogu Kosovë-Serbi/ Bislimi: Takimi me Sorensenin ishte planifikuar të ishte trepalësh

18:16 : 02/06/2025
BOTA

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025
RAJONI

Osmani takon kongresistet amerikane: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

19:55 : 30/05/2025
Para

VIDEO/ Zjarri përfshin një bllok banimi në Nice, 7 persona humbin jetën

TË GJITHA

FOTO/ Çfarë i ndodhi këngëtarit? Luiz Ejlli përfundon në spital: Më filluan krizat kur…

13:11 : 24/06/2025

Shkrimi i Neshos për “Ramaduron”, Berisha: Vjollca Hoxha të kontrollojë mirë para se të sulmojë

13:06 : 24/06/2025

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

13:03 : 24/06/2025

Abuzimet me tenderat, SPAK merr të pandehur kreun e KPP-së Jonaid Myzyrin

12:59 : 24/06/2025

Shfryhet ‘fluska’ e turizmit/ Hyrjet e të huajve nga jashtë në stanjacion të plotë

12:58 : 24/06/2025

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025

Të shtënat me armë në Institut, reagon policia: Kemi shoqëruar një person

12:29 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com