• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Belgët vunë duart kokës…”/ Hoxha tregon fuqinë e organizatave kriminale shqiptare në botë

21:54 : 15/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Artan Hoxha ka bërë një analizë të krimit të organizuar shqiptar në botë. Hoxha tha se Shqipëria përmendet në mediat dhe raportet ndërkombëtare dhe se organizatat shqiptare sa vijnë dhe e rrisin rëndësinë e tyre në hierarkinë e krimit global.

Gjithashtu Hoxha foli edhe për sasi të mëdha kokaine që trafikohen prej grupeve shqiptare, që kanë lënë pa fjalë edhe autoritetet e vendeve të huaja.

“Para dy javësh Ministri i Brendshëm ka qenë në një vizitë në New York dhe takoi kryetarin e bashkisë së New York-ut. Ai ka qenë vetë oficer policie dhe një pjesëtar që ka qenë në atë takim më tha që ndër sukseset që po paraqesin, ishin këto operacionet anti-kanabis, që kemi bërë namin sivjet dhe i tregonin filmime nga ajri të plantacioneve dhe operacioneve në tokë për t’i asgjësuar. Ai kishte mbetur i habitur, i kishte thënë, pse ju vazhdoni ta luftoni kanabisin? Kryetari i Bashkisë së New York… Ju vazhdoni akoma të harxhoni energji për këtë? Në SHBA kanë vdekur 107 mijë të rinj nga drogërat sintetike. Ne merremi me kanabisin nëpër male.

A është bërë kaq i dukshëm krimi i organizuar shqiptar? Është bërë i dukshëm dhe prezent thuajse në çdo raport ndërkombëtar në vitet e fundit. Me çdo koleg të huaj që më vjen këtu dhe ka interes për të investiguar. Në vendin që zëmë në mediat më të mëdha ndërkomëbtare.

Lexo edhe:

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

Krimi i organizuar shqiptar në botë, flitet për mafia shqiptare. Unë mbetem te ideja që ne nuk kemi një mafia të mirëfilltë. Do të vemë një ditë, besoj se nuk është e largët dita. Kemi bërë hapa galopantë dhe sot jemi shumë të dukshëm dhe të ekspozuar, edhe më shumë seç jemi në të vërtetë, në mediat ndërkombëtare dhe raportet.

Vetëm kontaktet e fundit që kam patur, me institucione që merren me narkotrafikun dhe me sigurinë, të financuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, thelbi i raporteve të tyre dhe informacionet që kërkonin ishte çfarë niveli është krimi i organizuar shqiptar në narkotrafik? Kryesisht në trafikun e kokainës, heroinës. A kanë hyrë shqiptarët te drogat sintetike?

Shqiptarët nuk janë më ata që kanë qenë para dhjetë vitesh. Kemi linjat tona ndërkombëtare të trafikut të kokainës, që është narkotiku që sjell pjesën e luanit në rang botëror. Kanë linjat e tyre, njerëzit e tyre në terren, kontroll në trafikun e shumicës, nga Amerika Latine drejt Europës, drejt Australisë, drejt SHBA, Afrikës. Këto janë të provuara, dosje gjyqësore.

Kemi shkuar në të gjithë këto kontinente, kemi të vrarët tanë atje, që janë narkotrafikantët tanë. Kemi marrë operacione që organizatat historike italiane mafioze na e kanë lejuar, se ata na e kanë dhënë në fillim dhe pastaj me shpirtin e aventurierit dhe të papërgjegjshmërisë, që nuk e vlerësojmë jetën, ndodhemi në këtë situatë.

Jemi në një moment kur nëse agjencitë tona, sot janë të papërgatitura dhe kanë mjete të pamjaftueshme për t’u përballur me krimin e organizuar në Shqipëri, organizatat kriminale shqiptare, që operojnë jashtë Shqipërisë, kemi organizata që kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Nëse një organizatë kriminale të lëviz për pesë jave 32 ton kokainë, cfarë pret të të ndodhë?

Prokuroria federale belge kishte vënë duart në kokë. Një ngarkesë 16 ton u kap. 16 ton edhe sikur domate të mbledhësh në Lushnje, do ta marrin vesh deri në Levan, që ka ardhur një që mbledh domate. Jo më të mbledhësh dhe të bësh operacione të tilla me këto përmasa. Do të thotë se më përpara ke bërë operacione të tjera, ke dhënë garanci, siguri, ke treguar aftësi. Kolumbiani atje që ta jep ngarkesën, nuk është i çmendur, nëse nuk ka garanci që kjo ngarkesë, nuk shkon në destinacion.

Duke parë këto elementë, ndodhemi para këtij fakti. Kemi organizata kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, ose përdorin territorin e Shqipërisë, ose përdorin për të pastruar para. Kemi dhe organizata të reja, që kanë origjinën shqiptare, por janë rritur ndjeshëm dhe ende nuk i njohim. Sot, po të shohësh në mediat ndërkombëtare flitet për përmasa që nuk i dimë dhe nuk e kemi dëgjuar.

Parë në këtë prizëm, kemi një diferencim të tillë, organizata që operojnë jashtë vendit dhe nuk kanë lidhje përveç origjinës, kemi edhe organizata që operojnë në Shqipëri, investojnë në Shqipëri ose janë përfshirë në zhvillime që ndodhin në Shqipëri.

Këto që operojnë në Shqipëri, kanë lidhje me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe administratën në Shqipëri. Nuk ka mundësi të operosh nëse nuk ke garanci. Ata që janë jashtë nuk u ka lidhur nevoja. Për shkak të sasive të mëdha që lëvizin, në Shqipëri bëhet shumë e dukshme nëse fut 10 milionë dollarë përnjëherë dhe nuk ka kompani biznesi apo lidhje të fortë në qeveri, nuk hyn dot të marrësh leje ndërtimi.

Kur dy grupe shqiptare kanë paguar 5 milionë dollarë për fushatën e presidentit të kaluar të Ekuadorit, e kupton se çfarë e kanë ata Shqipërinë? Sa duhen në Shqipëri për të vendosur rezultatin e zgjedhjeve? Këtu luhet për 7-8 mandate”, tha Hoxha tek “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Etiketa: artan hoxhagrupe kriminale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025
AKTUALITET

Goditja e grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë, PAMJE nga momenti i arrestimit të 9 shqiptarëve

15:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar, mund të hidhej me dron

15:11 : 30/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025
Para

Atentati ndaj Trump, Boçi: I pritshëm, referuar klimës politike në SHBA

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com