• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dabulla skeptik për merkaton e Tiranës: Klubi po humbet identitetin

22:14 : 10/07/2024
në SPORT

Rezart Dabulla është nga ata ish-lojtarë që i dhemb Tirana.

Mbrojtësi që ka luajtur për shumë vite me bardheblutë ka folur në një intervistë për “Panorama Sport” në lidhje me situatën aktuale të Tiranës dhe lëvizjet e shumta në merkato

Ai analizon atë që ka ndodhur me 26 herë kampionët e vendit, për vendimet që kanë marrë drejtuesit si edhe për dy ndeshjet e Ligës së Konferencës me Torpedon.

Merkato e Tiranës – Si sasi, ka afrime lojtarësh me shumicë, por duhet parë cilësia e tyre. Sepse nuk e dimë sa kanë luajtur, sa kohë kanë qenë pushim, sa ndeshje kanë gjatë vitit, sa gola kanë shënuar ata që janë sulmues, këto nuk janë afishuar nga klubi. Duhet parë në vazhdimësi, përpara janë dy ndeshje të vështira. Nuk është e lehtë, për mua Tirana është ende kantier i hapur ndërtimi dhe se çfarë do të ndërtohet, do e shohim në fund dhe duhet të presim.

Nuk mund ta mbushësh klubin me lloj-lloj njerëzish sepse kur fut njerëz pa identitet brenda, edhe ti vet humbet identitetin. Tiranës ia kanë holluar identitetin të gjithë këta anonimë që kanë ardhur. Jo vetëm këtë vit, por disa vite bashkë. Tifozët e ndjejnë këtë dhe e vuajnë, i shohin lëvizjet në klub dhe i kuptojnë të gjitha.

Lexo edhe:

Tirana e fundit, Elbasani i merr kreun Vllaznisë. Renditja e Superiores pas javës së 3-të

Bordin: Tifozeria e Tiranës, lojtari i 12-të! Ja si e mundim nesër Flamurtarin

Largimi i Fagut dhe afrimi i Shkëmbit- Tirana është emri më i madh i kampionatit shqiptar dhe duhej menduar mirë punën e trajnerit. Vjet u bënë eksperimente, që pas ikjes së Shehit, pastaj e Ahmatajt dhe Fagu. Mu duk si i parëndësishëm ai vendi i trajnerit. Për mua, trajneri i Tiranës duhet të jetë një person i kualifikuar që ka dhënë e treguar që di të fitojë trofe, ose e ka marrë në vend të pestë ekipin dhe e ka çuar në vend të dytë të paktën.

Edhe kjo e Shkëmbit është një eksperiment. Kam dëgjuar që Serse Kozmi i është ofruar, por për mua duhet të ishte menduar mirë. Një trajner me emër të fortë dhe të tregosh që je serioz dhe jo një që të drejtojë disa javë. Tani, se çfarë vlerë do të tregojë trajneri mbetet për tu parë. Nuk kanë rëndësi miqësoret në fazë përgatitore sepse ato shërbejnë vetëm që të shihen lojtarët, për të fituar formë fizike.

Shanset e Tiranës kundër Torpedos-  Unë do të pretendoja që të shikoja fillesat e një ekipi dhe nuk mendoj se mund ta kalojmë Torpedon duke parë gjithë këtë kantier që kemi ngritur. Nuk pretendoj se ky “kantier” do të bëhet një shtëpi e bukur për pak kohë, nuk bëhet dot, por shpresoj që të kenë hedhur themele të forta. Shpresoj dhe dua që ta kalojmë Torpedon, por duke parë me logjikë të ftohtë, nuk kam shumë pritshmëri. Do doja që të zhgënjehesha nga kjo që po them, të jem unë i gabuari. Deri tani ne jemi të parët që kemi larguar dhe marrë më shumë lojtarë se kushdo skuadër tjetër.

Një ekip që ka bërë diçka të tillë në Shqipëri, nuk ka pasur sukses. Ka qenë Dinamo e para tri viteve që e bëri ekipin nga e para, me të njëjtin trajner dhe në fund të kampionatit doli nga kategoria. Disa mund të thonë fati, disa faji i lojtarëve se nuk u impenjuan, por është emër i madh i kampionatit shqiptar dhe harxhoi shumë para për atë gjë. Nuk do të uroja kurrë që të na ndodhte ne sepse të gjithë do të ulërinin dhe do të vinin duart në kokë.

Rikthim te Tirana? Unë nuk e kam pasur asnjëherë derën mbyllur, është klubi im, ekipi i zemrës. Sa kam pasur mundësi e kam ndihmuar klubin, edhe këto mendime që kam thënë nëpër media, nuk i kam kritika se kam për të përfituar diçka personalisht. Vetë nuk dua të përfshihem, por dua që Tirana të vazhdojë të mbetet ende klubi më i mirë në Shqipëri. Nuk dua të përfshihem sepse nuk do të jem më ky që jam. Mendoj se e ndihmoj klubin më shumë nga ky pozicion ku jam, duke ia thënë të vërtetën në sy për atë që është e gabuar. Jo për të sharë e kritikuar, por ata që kanë vesh le të marrin diçka sepse klubi është edhe i joni, është i të gjithëve.

/Panoramasport/

 

Etiketa: KF tiranaRezart Dabulla

Lajme të lidhura

SPORT

Tirana e fundit, Elbasani i merr kreun Vllaznisë. Renditja e Superiores pas javës së 3-të

16:50 : 15/09/2025
SPORT

Bordin: Tifozeria e Tiranës, lojtari i 12-të! Ja si e mundim nesër Flamurtarin

19:38 : 12/09/2025
SPORT

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025
SPORT

Tirana bën “reformë” pas shkarkimit të Miles, arrihet akordi me trajnerin e ri dhe ndihmësin e tij

17:53 : 07/09/2025
SPORT

ZYRTARE/ Tirana shkarkon Vangjel Milen, aventura e trajnerit zgjati vetëm 2 ndeshje

16:30 : 07/09/2025
SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
Para

Trump kërcënon Zuckerberg: Do të dërgohet në burg për një kohë të gjatë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com