• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prangosja e Beqajt/ Urdhër-arresti dhe për Gazmend Haxhian dhe menaxherin e futbollit Elton Marini

12:05 : 04/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur emrat e plotë për të cilat SPAK ka lëshuar urdhër-arreste, në kuadër të hetimit për korrupsion me fondet e Bashkimit Europian dhe fshehje pasurie, ku u prangos dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Mësohet se në total janë lëshuar 5 urdhër-arreste, ku është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollistëve Elton Marini.

Gjitashtu, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontrollin e banesave të shtetasve Bledar Leka dhe Bjona Ziaj.

Pasi Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Ermal Kurtulaj ka qenë koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Lexo edhe:

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Ai ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Rasti i biznesmenit Gazmend Haxhia

Të përfshirë në këtë zinxhir ishte restoranti GZONA tek Kalaja e Tiranës, që “de facto” thotë SPAK pronar ishte Ermal kurtulaj me përfitues fundor Ilir Beqaj.

EUSAIR, që ishte programi ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj ka pranuar një faturë nga shoqëria tregtare “Landways international” për 149 800 euro. Administrator i kësaj kompanie rezulton Gazmend Haxhia. Më tej, duke ndjekur transaksionet e kësaj kompanie, SPAK-ut i ka rezultuar se kjo kompani ka bërë pagesa ndaj restorantit G’Zona nëpërmjet katër faturave në vlerën e 44 mijë eurove.

Rasti i Elton Marinit

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Kurtaj ka biseduar me shtetasin Genci Shurdho duke i kërkuar të presë një faturë fiktive me vlerë 35200 euro. Por, ky i fundit ka kërkuar ndihmë nga një tjetër person i identifikuar me emrin Elton Marini, i cili ka prerë faturën e kërkuar nga Kurtaj. Pikërisht për Marinin do të flasim më poshtë mbështetur në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Elton Marini është administrator i kompanisë “Nine Services INT” dhe në emër të kësaj shoqërie ka prerë dhe faturën e mësipërme. Aktiviteti i saj është i depozituar në QKB, që ka të bëjë me pjesëmarrjen në çdo veprimtari apo aktivitet të ligjshëm; Shërbime dhe konsulentë mbi aktivitete sportive, në veçanti për sportin e futbollit etj.

Në dosjen e SPAK thuhej: “Në datë 18.08.2023, ora 17:42, kundrejt Eusair Facility Point është lëshuar fatura nga Nine Services INT me përshkrimin “Konsulencë bazuar në kontratë”, në shumën 35.200 euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me bisedën që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdo në datë 02.08.2023. Duke qenë se shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta lëshojë këtë faturë, personi nën hetim ka siguruar lëshimin e kësaj fature nëpërmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shoqërisë tregtare “Nine Services INT” SHPK, me numër Nipti L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshtë i dhënave të regjistrimit në QKB, rezulton se kjo shoqëri është krijuar në datë 03.11.2017 dhe ka ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndërtesa 36, Hyrja 8. Kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulentë në aktivitet sportive, në veçanti në sportin e futbollit, konsulencë në mbarëvajtjen e situatave kontraktuare për kategorinë e sportistëve futbollistë, ndërmjetësim për shitjen e të drejtave televizive që lidhen me aktivitete sportive futbollisti etj”. Nga aksesimi i listëpagesave për muajin tetor 2023, rezulton se të punësuar pranë kësaj shoqërie janë deklaruar shtetasit Elton Marini dhe Odeta Marini”.

Etiketa: Elton MariniGazmend Haxhiailir beqajurdher-arreste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detajet nga aksion te “Bankers”/ Lëshohen 14 urdhër-arreste, ekzekutohen 10 prej tyre

19:14 : 02/07/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
Para

Vetëvrasja e Pal Trashaj, Lëvizja Bashkë: Përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe BSH

TË GJITHA

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

17:56 : 23/07/2025

Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja

17:53 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

17:44 : 23/07/2025

Arsenali mposht Milanin në miqësoren e parë në prag të sezonit të ri

17:39 : 23/07/2025

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës rrezikon stanet dhe kosheret e bletëve

17:28 : 23/07/2025

Zyrtare/ U largua nga Vora, sulmuesi transferohet në kampionatin kosovar

17:19 : 23/07/2025

“Babëzia” për të vjedhur/ Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua (VIDEO)

17:19 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com