• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dialogu Kosovë-Serbi/ Takimi tripalësh në Bruksel pa rezultate konkrete

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me palët diskutoi një sërë çështjesh dhe u pajtuan për një numër të hapave të ardhshëm.

12:00 : 03/07/2024
në RAJONI

Pa ndonjë rezultat konkret, pas bisedave rreth shtatë orëshe, përfunduan  takimet të martën (02.07.2024) vonë ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit fillimisht priti kryenegociatorët ndarazi dhe më pas në një takim trepalësh në përpjekje për të gjetur zgjidhje rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

“Për rreth shtatë orë diskutuam një sërë çështjesh dhe u pajtuam për një numër të hapave të ardhshëm”, shkroi shkurt Lajçak në platformën X.

Bislimi: Serbia insiston vetëm në Asociacionin

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, tha pas takimit se “Serbia ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të marrëveshjes,  themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Lexo edhe:

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Miroslav Lajçak
Miroslav LajçakFotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture-alliance

“Për pjesët tjera ka thënë se mund të diskutojmë pasi të hidhen hapa për zbatimin e kësaj pike. Ndërkaq ne kemi pasur propozime konkrete për secilën pikë dhe kemi theksuar që është shumë e rëndësishme që marrëveshja të pranohet në plotni, ndërsa plani i sekuencimit të jetë gjithëpërfshirës”, tha Besnik  Bislimi. Sipas tij, në këtë muaj, me 18 korrik, Kosova dhe Serbia pritet të dërgojnë komentet e tyre lidhur me planin e zbatimit të marrëveshjes. Në bazë të këtyre komenteve pastaj  ndërmjetësit evropian do të nxjerrin një propozim të ri për zbatim.

Nga ana tjetër, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq tha se ai ka këmbëngulur për Asociacionin sepse, sipas tij, është çështja më e rëndësishme për mbijetesën e serbëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Petroviq: Asociacioni çështja më e rëndësishme

Bislimi dhe Lajçak
Bislimi dhe LajçakFotografi: Office of the Kosovo Government

“Çështja më e rëndësishme është Asociacioni. Kemi biseduar për mënyrën dhe udhërrëfyesin se si të vazhdojmë rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve përmes hapave konkretë. Prandaj është e nevojshme që Prishtina ta pranojë projekt-statutin e hartuar nga BE-ja. Beogradi është i gatshëm të diskutojë për atë statut”, tha Petkoviq.

Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në fillim të vitit 2023, por nuk u zbatua. Mes tjerash, në marrëveshje i kërkohet Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Për nisjen e zbatimit të saj, javën e shkuar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nuk ndodhi takimi i shumëpritur ndërmjet tyre, por dy liderët takuan ndaras shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrel dhe ndërmjetësin e dialogut Mirosllav Lajçak. Këta të fundit thanë se “Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh”. Kryeministri Albin Kurti, ka paraqitur tre kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e dialogut dhe në një proces më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve. Kushtet e Kurtit që të takojë presidentin serb ishin; formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve; tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës, tha Borrell. Sipas tij, “Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti”./DW

Etiketa: Dialogu Kosovë – Serbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi

13:28 : 07/04/2025
RAJONI

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

16:34 : 02/04/2025
RAJONI

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

21:42 : 28/03/2025
RAJONI

AFET: Bashkimi Evropian të bëjë më shumë përpjekje në dialogun Kosovë-Serbi

18:29 : 20/02/2025
RAJONI

Osmani bisedon me Sorensenin për pritshmëritë nga dialogu i Brukselit

14:24 : 14/02/2025
RAJONI

Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi

15:24 : 13/02/2025
Para

VIDEO/ I shpalluri në kërkim arrestohet në një lokal rreth 100 metra larg SPAK-ut (EMRI)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com