• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj: Qeveria të bëjë konkurs muzeal për Kadaresë, ku të jetë edhe varri i tij

19:31 : 02/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e mërkurë (3 korrik) shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare do të përcillet në banesën e fundit. Varrimi i tij do të bëhet në Tufinë, por për nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj shprehet se Shqipëria ka dhe duhet të kishte më shumë mundësi se aq.

Gjekmarkaj shkruan se do dukemi mosmirënjohës para botës, dikur s’e kemi merituar Kadarenë, ndërsa i bën thirrje qeverisë që të shpallë një konkurs ndërkombëtar për një asabël muzeal ku të jetë varri i Kadaresë.

Tufina, shprehet deputeti demokrat, duhet të jetë varr i përkohshëm, pasi sipas tij ‘Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe , kulturë, identitet, krenari e patriotizem le ti japim dy metra dhe të denja’!

Postimi i plotë:

Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më sëmboi së brendshmi.

Lexo edhe:

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Po minohet procesi zgjedhor

Me gjasë na goditi përsëri rastësia dhe nuk na gjeti të përgatitur.

Kadare është njeri si gjithë ne të tjerët por gjeni që ne të tjerët nuk jemi, kontribuues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kulturës universale që ne tjerët nuk jemi dhe po shkon atje mes shumë vdekatarëve personaliteteve a njerëzve të zakonshëm, asnjëri si ai.

Kadareja ai i cili i dha Europës dhe Botës një Shqipëri plot sqime e madhështi, me kontë e baronë, me gjuhë të vjetër murgun Gjon roje të saj, me luftëra e përpjekje të mëdha në mbrojtje të cilivizimit e qytetërimit, me zonja e personazhe emërkumbues, po kaq i përfshiu qytetet e kontinentet nga Gjirokastra në Paris , nga Shkretëtira e Gobit në Moskë , nga Kruja e Skënderbeut në Stambollin e sulltanëve nga Tirana në Pekin, nga Prishtina ne Washington, nga Athina në Romë ,në letrat e veta , duke zbritur thellë në kohëra eskiliane e duke u ngjitura tek ato të Stalinit, Hrushovit, Mao Ce Dunit Enver Hoxhës, Klintonit, Miterranit, Kolit , Rugovës e shumë kujt tjetër nuk e meritonte kaq modesti qoftë edhe të perkohshme nga populli i tij.

Rruga e fundit që do të përshkruaj shkrimtari sa del pak nga qendra i ngjan një rruge të hapur nga nomadet në ikje duke lënë pas rrëmujë, pluhur e pisllëk.

Do dukemi në kamerat e botes së paku mosmirënjohës, sikur se paskëshim merituar atë vetë!

Shqipëria ka dhe duhet të kishte më shumë mundësi së aq.

Kombet e qytetëruara duke respektuar elitat e veta kanë çmuar progresin dhe krenarinë kombëtare. Çfarë është krenaria kombëtare? Vepra dhe bëmat e një grushti njerëzish në shekuj për vendin dhe popullin e vet a për humanizmin në përgjithësi.

Ndarja veç e tyre nuk është diskriminim për të tjerët por mirënjohje që të tjerët shfaqin për ta.

Vendet europiane kanë shumë prej tyre “Panteon” ku vendosin shkrimtaret , luftëtarët politikanet e shquar! Franca sidomos po edhe të tjerët!

Ato janë pika pelegrinazhi referimi e reflektimi pse jo dhe turizmi kulturor.

Ne kemi edhe eksperiencat e lënies pa varr apo në frigorifer. Për fat te keq s’kemi bërë asnjë përpjekje së paku për rilindasit tanë, shtetformuesit a luftëtarët. Mbase duke parë çfarë kompronisesh bëhen më mirë se “Panteoni” do të banalizohej pa masë ku çdo qeveri , çdo politikan , çdo kryetar bashkie a biznesmen do bënte qokat e veta dhe mbase do gjindej gjithmonë një mik për të futur njerëz në “Panteon” aq sa nuk do mbetej më askush për varrezat publike! Por prej motesh e kemi pranuar që Ismail Kadare është “sui generis” dhe përtej çdo politike kulturore në Shqipëri fati i tij nuk varet më vetëm nga ne, lexuesi shqiptar është një fetë në rrethin e madh.

Më shumë se duke nderuar Kadarenë nderojmë veten nëse atij i bëjmë respektin që meriton. “Lavdia e tij s’ka nevojë për asgjë e jona ka për të” patën shkruar francezet për Molierin! Vlen, vlen dhe për ne e Kadarenë! Nuk dua të bëj politikë në ditë si kjo por Qeveria shqiptare duhet të shpallë menjëherë një konkurs ndërkombëtar për një ansambël muzeal kushtuar Ismail Kadaresë ku aty të jetë dhe varri i tij. Tufina duhet të jetë e përkohshme, sa më shkurt , jo një e përkohshme që rri gjithë jetën.

Nuk është e lehtë se në Tiranë dy lulishte kanë mbetur një para Rognerit dhe një pas Kryeministrisë , megjithëse në Vlorë , Ati i shtetit tonë Ismail Qemali në një lulishte e ka banesën e fundit i veçuar siç i takon të jetë.

Një tjetër zgjidhje mund të realizohet në një kodër tek Parku i Liqenit se në qytet s’ka më tokë pËr asgjë veç pallateve! Kadare na ka nderuar gjithmonë, na ka dhënë, shumë madje, gjuhe , kulturë, identitet, krenari e patriotizëm le t’i japim dy metra dhe të denja! Mevlan Shanaj tha pas Skënderbeut ikja më e madhe ishte kjo, ndoshta ka përkufizuar të vërtetën. Kësaj të vërtete nderin që i takon pa ndoshta e sikur!!!

Etiketa: gjekmarkajkadaremuze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Po minohet procesi zgjedhor

14:02 : 11/05/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj përfundoi në spital/ Boçi rrëfen momentin e parë: Kishte aritmi…

21:59 : 23/12/2024
AKTUALITET

Bardhi nga Spitali i Traumës: Gjekmarkaj u dhunua me urdhër politik

21:19 : 23/12/2024
AKTUALITET

Berisha i përgjigjet policisë: Gjekmarkaj u rrethua nga 15 narko-komisarë dhe policë

20:41 : 23/12/2024
AKTUALITET

Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës

20:33 : 23/12/2024
Para

Rrezikoi të mbytej pasi ra nga motori i ujit, shpëtohet i riu në Himarë

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com