• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali te Onkologjiku/ Tushi: Po humbet besimi tek spitalet, mjekët janë bërë aleat me të keqen

16:47 : 28/06/2024
në AKTUALITET

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar në MCN skandalin te Onkologjiku të cilin e ka konsideruar si një ngjarje tragjike ku e keqja është banalizuar.

Ai tha se spitalin e kemi parë si institucion, nuk jemi marrë sa duhet me ta dhe se kemi probleme me caktimin e diagnozave dhe mjekimin.

Sipas tij shqiptarët po humbasin besimin tek spitalet dhe mjekësia dhe kjo është një situatë shqetësuese për shoqërinë shqiptare, ku më e rëndë është fakti se mjekët po bashkohen me të keqen dhe janë bërë aleat me të.

“Unë e kam përjetuar shumë keq, është ngjarje e rëndë dhe tragjike nuk është një ngjarje e zakonshme, e keqja në shëndetësinë tonë është banalizuar, do të thotë se kemi të këqija në shoqëri, institucionet publike si spitalet që kanë të bëjnë me shëndetësinë e njeriut.

Besoj se ngjarja e Onkologjikut është një precedent. Për të bërë një diagnostikim të kësaj situate ngjarja aty përveç kriminale është një ngjarje që ka shkelur dy dimensione të rëndësishme të shëndetësisë, e para mbrojtja e jetës së njerëzve dhe e dyta parimi i rëndësishëm i humanizmit kur mjekët kanë për detyrë të ndihmojnë njerëzit e sëmurë. Ne nuk jemi marrë si duhet me institucionet e spitalit.

Lexo edhe:

Dështim i sistemit: Si mjekët e ndaluar lëvizin nëpër Europë, duke i lënë pacientët të pambrojtur

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

Po siç ju e theksuat këto janë institucione polivalente, përveç se merren me shërimin e sëmundjes, agravohen nga korrupsioni me mungesën e medikamenteve. Institucionet e spitaleve kanë dhe një problem tjetër, i sëmuri, pacienti e shikon mjekun si perëndi dhe se pas asaj recete mendon se është shpëtimi jeta dhe në këtë kontekst përveç problemit me diagnostikimin dhe riparimin e sëmundjes ne kemi probleme me konfrontimin, ku përveç se janë të dëshpëruar nga sëmundja që kanë ata përballen me njerëz cinik. Kjo është një çështje e madhe e moralit të mjekësisë në Shqipëri që është katandisur në këtë mënyrë.” – tha Tushi.

Më tej ai shtoi se indiferenca e qytetarëve që prek jetën e tyre është e lidhur me një ndarje metafizike mes qytetarit dhe atyre që kanë role dhe funksione publike.

“Shqiptarët kanë ulur besimin te politika, te spitalet, te gjithçka që është publike dhe kjo ka krijuar një situatë deprimimi duke menduar se asgjë nuk është shtetërore dhe hallet janë individuale, njeriu duhet të përplas kokën dhe të gjejë vetë zgjidhjen e problemeve. Kjo indiferencë e përhapur si limf është bërë neuroparalizuese.

Kjo është e keqe dhe në njëfarë mënyre duke qenë se jemi individualizuar secili te hallet e veta ka humbur kohezioni social, ka humbur ndjenja e përbashkët dhe ka bërë që e keqja të banalizohet dhe shtohet në çdo cepë të shoqërisë.  Problemi është se shëndeti shoqëror duke arritur te ai spitalor janë tronditur thellë, prandaj rasti i Onkologjikut nuk duhet kaluar me 3-4 bluza bardha, por duhet të evidentohet se ku janë problemet sepse situata po agravohet më shumë.

Besoj se nuk ka rast përtej më të madh se Onkologjiku, mjek që ndikojnë në vdekjen e njeriut dhe të mos kenë pikë emocioni por ta bëjnë me një llogari matematike kjo tregon se e keqja ka marr përmasa shumë të mëdha.  Mjekët po bashkohen me të keqen dhe janë bërë aleat me të dhe në spitale nuk po respektohen liritë e individit.” – tha Tushi.

Etiketa: aleancae keqeGëzim Tushimjeketonkologjikuspitalet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështim i sistemit: Si mjekët e ndaluar lëvizin nëpër Europë, duke i lënë pacientët të pambrojtur

20:00 : 05/10/2025
BOTA

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

17:51 : 24/09/2025
AKTUALITET

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

11:19 : 20/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025
BOTA

Mjekët në Indi heqin binjakë parazitë nga barku i një foshnje 20-ditëshe

10:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Vapa ekstreme, paralajmërojnë mjekët: Rrahjet e zemrës dyfishohen, pini sa më shumë ujë

16:04 : 12/08/2025
Para

Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiçit s’ka mirëbesim në dialog

TË GJITHA

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com