• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

EURO 2024 dhe “fryma” nacionaliste

09:09 : 27/06/2024
në SPORT

Futbolli konsiderohet si sporti që bashkon njerëzit, kombet dhe ku konfliket mënjanohen dhe lihen jashtë stadiumeve. Të paktën kështu ka qenë deri dy vite më parë, por në Euro 2024 duket se gjërat kanë ndryshuar.

Ajo që është vënë re para nisjes së kampionatit europian dhe në 15 ditët e para të këtij turneu është fryma në rritje e nacionalizmit.

Politikat e brendshme por edhe të jashtme të shteteve, hatërmbetjet, konfliktet e vjetra po reflektohen gjërësisht në shkallët e stadiumit mes tifozëve por edhe në rrugë, madje në disa raste edhe nga vetë lojtarët brenda në fushë.

Nga Taulant Halili

Nëse 110 vite më parë futbolli ndalonte për një çast Luftën Botërore, këtë herë në shkallët e stadiumit kemi parë një nxitje të konfliktit dhe frymës nacionaliste, që duket se po mbizotëron sëfundmi në Europë.

Lexo edhe:

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

Daku shënon golin e tretë radhazi në kampionat, shihni realizimin e sulmuesit (Video)

Të gjithë janë ndeshur apo kanë lexuar të paktën një herë në jetë historinë e Krishtlindjeve, kur ushtarët anglezë dhe ata gjermanë në një moment ulën armët dhe e zëvendësuan luftën me një ndeshje futbolli.

Sipas rrëfimeve të ushtarit anglez Ernie Williams, në 25 dhjetor të vitit 1914-të ushtarët në të dy kampet ulën armët dhe filluan lojën e futbollit.

“Në një moment, pamë topin që doli, nisëm ta shkelmonim më kot, rrëmujë, pa rregulla, por në fund kuptuam se çfarë do të thoshte të jesh i lirë!. Që kur kishin qenë fëmijë nuk e kishin pasur atë ndjesi”, tregoi Ëillimas në 1983.

“Bijtë e luftës, e dhunës”, u bashkuan nga dashuria për futbollin! Ndeshja mbaroi 3-2 në favor të gjermanëve, të paktën kështu u shkrua në dorëshkrimet historike.

Por sot 110 vite më pas historia duket se po tregon një tjetër faqe jo më aq të ndritur.

Tifozët gjermanë kërkojnë më shumë lojtarë të bardhë në skuadër

Pak para nisjes së kampionatit europian një sondazh ikryer nga programi ‘Sport Inside’ në Korporatën e Radios dhe Televizionit të Gjermanisë Perëndimore (WDR), shokoi Gjermaninë dhe mbarë europën.

21% e tifozëve gjermanë kishin kërkuar që në kombëtare të kishte më shumë futbollistë të bardhë.

Një numër i frikshëm, një përqindje e tillë raciste nuk ishte parë që prej Luftës së II Botërore.

I menjëherësh ishte reagimi i titullarëve Gjermanë, përfshirë dhe trajnerin Julian Nagelsman.

Duke folur para një ndeshje miqësore kundër Ukrainës këtë javë, Nagelsmann i tronditur kritikoi pyetjet e bëra në televizionin publik, duke e quajtur atë “çmenduri”. Ai theksoi se kombëtarja luan për të gjithë në vend dhe shpresoi që në të ardhmen të shmangen sondazhe të tilla absurde.

Kritik gjithashtu ndaj këtij sondazhi uishte edhe mbrojtësi i kombëtares gjermane, Joshua Kimich, i cili e cilësoi atë “racist”. Kë komentin e tij Kimch theksoi se futbolli është sporti që bashkon njerëzit dhe fetë dhe nuk krijon ndasi.

“Kjo as që ishte temë brenda ekipit. Kushdo që merret me futboll e di se kjo është një absurditet i plotë“, tha Kimich.

Dokumentari i WDR tregoi edhe njëherë se racizmi në sport po rritet frikshëm. Kujtojmë që edhe vite më parë ka patur shumë kritika ndaj futbollistëve të natyralizuar gjermanë që vinin kryesisht nga Turqia apo dhe Shqipëria si Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi, por dhe ata me ngjyrë si Gerald Asamoah, i cili ka qenë edhe lojtari i parë me ngjyrë që luajti për “Manchaft-in”.

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi u mbualuan me lavde për kontributin që ata dhanë në vitin 2014-të kur Gjermania fitonte për herë të katërt në histori Kupën e Botës, por do të masakroheshin 4 vite më pas, duke ju drejtuar atyre gishti për dështimin e skuadrës, të cilët nuk arritën të kalonin as grupin.

Mustafi tregon në dokumentar se ai dhe shokët e tij gjatë kohës që luanin për Gjermaninë survejoheshin për çdo gjë.

“Kush e këndon bashkë me ne himnin kombëtar? Kush nuk e këndon? A je i integruar, a je i paintegruar? A je mirënjohës që luan për Gjermaninë apo jo?“, shprehet Mustafi.

Ndërkohë që Asamoah siç e përmendëm edhe më lart rrëfen se ai është përballur me fyerje dhe bullizim ekstrem, ku shpesh ka dëgjuar edhe fjalë naziste.

“Mua më kanë sharë me sharje shumë të poshtra, me fjalë që nuk do doja t’i përmendja. Edhe fjala nazist është përmendur me mijëra herë. Kjo gjë ishte e zakonshme“, thotë Asamoah.

Dokumentari “Uniteti, drejtësia dhe diversiteti midis racizmit dhe përkatësisë në ekipin kombëtar”, i realizuar po ashtu nga WDR, hedh dritë mbi racizmin në sport, veçanërisht ndaj dhe brenda ekipit kombëtar gjerman të futbollit.

Dokumentari zbuloi se lojtarët me origjinë të huaj u përballën me përjashtim dhe trajtim racist, pavarësisht se kontribuan në suksesin e ekipit.

Fjalët e prezantuesit Philip Awounou se “një ekip që luan me krenari për Gjermaninë, por jo një skuadër me të cilën krenohet e gjithë Gjermania”, shpreh shkurtimisht ndjenjat.

Tiozët serbë sherr me ata anglezë

Ndërkohë që një tjetër ngjarje e shëmtuar në këtë kampionat europian është edhe sherri mes dy tifozerive, atyre anglezë dhe serbë. Tavolina dhe karrige që fluturonin mbi kokat e njëri-tjetrit, u desh ndërhyrja e policisë gjermane që situata të qetësohej.

Ndonëse sherri mes tifozëve nuk pati aspak prapavijë nacionaliste në momentin që ndodhi, ajo u shit si e tillë në media, ku të shumta ishin raportimet se në sherr ishin përfshirë dhe tifozët shqiptarë.

Madje në shumë media serbe u xit edhe më shumë ideja se përveç anglezëve në sherr ishin përfshirë edhe shqiptarët. Disa herë federata Serbe ju drejtua me nota proteste UEFA-s pasi sipas saj shqiptarët me simbolet e tytre po provokonin dhe fyenin popullin serb.

Jo vetëm lufta mes dy kombeve për vite me radhë, por edhe ngjarja e nëntorit të vitit 2014-të nuk është harruar ende nga serbët, pasi sherri në Beograd la ata jashtë europianit të vitit 2016-të dhe çoi Shqipërinë në Francë.

Thirrjet raciste të Dakut

Ndërkohë edhe kombëtarja shqiptare nuk mundi t’i shpëtonte euforisë nacionaliste, ku jo vetëm në shkallët e stadiumit por edhe në fushën e lojës pati një ngjarje të shëmtuar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Mirlind Daku në një moment eurforie ju bashkua tifozëve në thirrjet e tyre kundër Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë pas barazimit me Kroacinë, Mirlind Daku vrapo drejt tifozëve dhe me megafon në dorë filloi të bërtiste me fjalë fyese në drejtim të Maqedonisë së Veriut por edhe Serbisë.

Pas këtij veprimi ishin të shumta kritikat, por edhe ndëshkimi. Ndonëse vetë futbollisti pati një reagim publik ku kërkoi ndjesë për ngjarjen, ndaj tij erdhën edhe masat ndëshkimore.

“Më vjen shumë keq nëse kam ofenduar dikë pas ndeshjes me Kroacinë, isha i pushtuar nga emocionet. Ju kërkoj shumë ndjesë”, ishin disa nga fjalët e Dakut pas reagimeve të shumta që erdhën par shkak të sjelljes së tij në fushë.

Fillimisht ishte klubi rus ku ai aktivizohet, të cilët njoftuan menjëherë se ndaj futbollistit do të kishte masa ndëshkimore në gjobë financiare. Ndërsa pak më vonë erdhi dhe reagimi i UEFA-s e cila e ndëshkoi Dakun për të mos luajtur në dy ndeshje.

Të shpresojmë që ditët e mbetura të këtij kampionati që sa vijnë dhe bëhen më të nxehta, të mos sjellin më frymë të shëmtuar nacionaliste.

Etiketa: EURO 2024mirlind dakutifozët“fryma” nacionaliste

Lajme të lidhura

SPORT

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

18:29 : 04/06/2025
SPORT

Daku shënon golin e tretë radhazi në kampionat, shihni realizimin e sulmuesit (Video)

16:09 : 24/05/2025
SPORT

Fyerje raciste ndaj Vinicius, jepet dënimi historik! Një vit burg për 5 tifozët e Vajadolidit

13:57 : 22/05/2025
SPORT

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025
SPORT

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025
SPORT

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

16:15 : 17/05/2025
Para

Çamëria në dosjet diplomatike

TË GJITHA

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

08:55 : 05/06/2025

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

08:26 : 05/06/2025

Zjarret në Kanada djegin mbi 2.2 milionë hektarë, evakuohen 31 mijë njerëz

08:22 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com