• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhunimi brutal i avokatit Mëngjesi/ Autorët shijojnë ende lirinë, kërkimet pa rezultat

21:44 : 25/06/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Po bëhen gati rreth dy muaj nga dhunimi barbar i avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e 29 Majit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo ai kishte lënë djalin e vogël në kopësht.

Deri më tani në qeli ndodhen vetëm porositësi Dritan Nano dhe një prej autorëve, dhëndri i tij Dorian Alia, masat e sigurisë “arrest me burg” të cilat janë konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Tre autorët e tjerë, 21-vjeçari Drivald Alia, 33-vjeçari Elton Kasaj dhe 26-vjeçari Romario Tabaku vazhdojnë ende të jenë në kërkim. Sipas hetimeve, dy të parët kanë marrë pjesë tek dhunimi i avokatit, ndërsa i fundit i ka ndodhmuar autorët për t’i larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Audi” me targa “AB696JT”.

Sipas raportimeve mediatike, Policia fillimisht kontrollet i përqendroi në Tiranë dhe në Veri të vendit, por pa rezultat, duke shtrirë më pas perimetrin e kërkimeve në të gjithë vendin.

Gjithashtu shërbimet e policisë kanë kërkuar edhe ndihmën e autoritete të Malit të Zi dhe Kosovës, por deri në këto momente referuar sistemit TIMS, tre agresorët nuk kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, por nuk përjashtohet mundësia të kenë lëvizur në mënyrë ilegale.

Lexo edhe:

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

Deri më sot kërkimet kanë qenë pa rezultat, teksa tre autorët shijojnë lirinë, ndërsa avokati Sokol Mëngjesi për ditë me radhë ishte në luftë me jetën.

Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj tautorëve të dyshuar duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.

Aktualisht Sokol Mëngjesi po kurohet në një spital të Athinës, ku pak javë më parë doli nga gjendja e komës, teksa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Gjithsesi ai ende nuk ka arritur të flasë për autoritetet, pasi oficerët e policisë gjyqësore, në ditët e para kur ai po kurohej tek Trauma nuk mundën ta merrnin në pyetje për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi fillimisht kur u paraqit në spital ishte koshient, por pas disa orësh përfundoi në intubim.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore, avokati Sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, teksa si organizator i dhunimit të tij dyshohet se është shtetasi Dritan Nano.

Avokati Sokol Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve kanë zbatuar kontratën me studion ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Sokol Mëngjesi është avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, i Mirel Mërtirit në çështjen e Inceneratorit të Tiranës, teksa më herët ka qenë edhe avokat në çështjen e shtetasit turk Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrim me kriptomonedha.

Sokol Mëngjesi ka dhe një karrierë akademike në Universitetin e Tiranës, ku momentalisht është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Etiketa: avokatidhunimiDrivald AliaElton Kasajkerkimetlirinëpa rezultatSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

14:34 : 21/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

20:17 : 19/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

16:32 : 19/10/2025
Para

Mustafi mbyll karrierën si futbollist, i bashkohet stafit të Gjermanisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com