• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në vdekje klinike”/ Alfred Peza përballet me kritika për spastrime masive në RTSH

18:50 : 24/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Drejtori i televizionit publik, Alfred Peza u përball gjatë seancës së raportimit në Kuvend me një raport kritik dhe akuza nga opozita në lidhje me largimet nga puna dhe uljen e të ardhurave, kritika të cilat ai i zhvlerësoi si “fake news”.

Drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar, Alfred Peza nuk pranoi përfundimet e një raporti të zyrës së Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve në Kuvend për veprimtarinë e RTSH-së për vitin 2023, ndërsa replikoi me deputetë të opozitës, duke i quajtur kritikat e tyre si “fake neës”.

Peza, një gazetar dhe drejtues mediash që ka qenë njëherazi ish-deputet dhe sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste deri në shtator 2021. Ai u zgjodh drejtor i televizionit publik një vit më parë dhe prej asaj kohe është përballur me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni.

Raporti për veprimtarinë e institucionit i analizuar nga shërbimet e monitorimit parlamentar tregon se RTSH nuk ka zbatuar asnjë prej 13 rekomandimeve të lëna një vit më parë nga Kuvendi, ka problematika me shkarkimet dhe emërimet në punë si dhe rënie në të ardhurat apo paqartësi në përdorimin e tyre.

“Konstatohet se të ardhurat nga reklamat, njoftimet, kronika, etj, kanë pësuar ulje. Në vitin 2022 këto të ardhura përbënin 9% të të ardhurave (217.057 mijë lekë) ndërsa në vitin 2023 përbëjnë 3.4% të buxhetit (71.995 mijë lekë),” thuhet në raportin e monitorimit.

Lexo edhe:

RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar qarkullon online nën emrin tonë

Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

Kuvendi thotë se ka “një numër shumë të lartë të punonjësve të larguar, 142”, ndërsa evidenton se në të njëjtën periudhë janë rekrutuar 155 punonjës të rinj në procedura të paqarta.

“Janë realizuar 155 vendime emërimi, ndërkohë që në faqen zyrtare të RTSH janë publikuar vetëm 25 njoftime për vende vakante,” konstaton raporti.

Duke iu referua dokumentit të prodhuar nga administrata e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e fokusoi diskutimin e saj tek shkarkimet e punonjësve dhe menaxhimit të fondeve publike, për të cilat, ajo i tha Pezës se ishte “në shkelje galopante”.

“Nuk i keni shpëtuar dot devizës politike, jeni sjellë në mënyrë të paligjshme ashtu siç u zgjodhët në mënyrë të paligjshme,” e akuzoi Zhupa.

Në përgjigje, Peza e etiketoi Zhupën si “zonja fake news” dhe i cilësoi gjetjet e lexuara prej saj po ashtu si “fake news”, ndërsa u përpoq të vizatonte një tablo krejt ndryshe për punën e tij në krye të institucionit.

Ai dha një shifër pak më të lartë për largimet e punonjësve nga ai i evidentuar në raport dhe argumentoi arsyet e këtyre largimeve si normale apo në shërbim të performacës së institucionit.

“21 kanë dalë në pension, të dorëhequr janë 89, të larguar me procedurë 44, që kanë braktisur vendin e punës 12, pra në total janë 166,” tha Peza, duke shtuar se 75% e tyre ishin largime vullnetare. “Punonin 2, 3 apo 5 punë dhe nuk i përballonin rregullat e reja…,”- pretendoi ai.

Sipas Pezës, ishin larguar nga puna njerëz që abuzonin me fondet publike dhe akuzat për abuzim ia veshi një periudhë 34 vjeçare të drejtimit të mëparshëm të institucionit.

“Kemi gjetur në institucion persona që nuk kishin ardhur asnjë ditë në punë dhe zyra e tyre ishte shndërruar në kafaz pëllumbash, në kuptimin e parë të fjalës,” tha ai, ndërsa supozoi dhe raste kur gazetarë e operatorësh merrnin rrogën prej 18 vitesh pa pasur asnjë produkt në arkivat e RTSH-së.

“E gjeta në vdekje klinike, 0.1% audiencë dhe infrastrukë me drita të kuqe dhe nuk plotësohej asnjë nga kollonat e një media publike…,” shtoi ai.

Ai po ashtu cilësoi “lajme të rreme” rënien e të ardhurave nga marketingu duke pretenduar se ato ishin “69% më të larta në muajt mars-prill në krahasim me mars-prillin e vitit të kaluar”.

Ndërkohë që në raportin e dorëzuar nga KDRTSH në Kuvend pranohet se të ardhurat nga shitja e reklamave ranë me 67% , gjë që shtyu qeverinë të japë më shumë para nga taksat.

Në lidhje me për largimet e padrejta nga puna, Peza citoi një shkresë të gjykatës se nuk kishte vendime të formës së prerë ndaj RTSH-së, përkundër deklaratës së Kryetarit të Këshillit Drejtues, Leka Bungo, se ishin fituar disa gjyqe, të cilët do të sillnin kosto për buxhetin e institucionit.

“Kur të kam thënë mos pusho njerëz nga puna, ti s’më ke dëgjuar. Kanë fituar gjyqet ,” iu drejtua Bungo- Pezës para komisionit.

“Paska qenë kot Këshilli Drejtues, erdhi ky na shpëtoi ne” komentoi me ironi më tej Bungo deklaratat e Pezës. Që në nisje të seancës, Bungo deklaroi se kishte votuar kundër raportit në këshill dhe se kishte shumë vërejtje për transparencën e administratës së institucionit.

Gjatë seancës dëgjimore, Peza u përshi në debate dhe me deputetë të tjerë të opozitës dhe i cilësoi “gënjeshtra” shqetësimet e tyre për problemet në RTSH dhe ironizoi se kritikat e tyre po i bënin në fakt “reklamë” televizionit.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit Flutura Açka, aludoi për pavlefshmërinë e raportit të dorëzuar në Kuvend.

“Ka vetëm 4 firma, nga 10 anëtarë të Këshillit Drejtues që paguhen me taksat e shqiptarëve,” tha ajo, duke e quajtur të papranueshëm si dokument për Kuvendin.

Por, Peza debatoi me Açkën duke e cilësuar të vlefshëm votimin në Këshill Drejtues, pasi sipas tij kanë qenë 6 anëtarë në mbledhje dhe nga këta 4 e kanë miratuar.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti, ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi.

Bordi aktual është zgjedhur kryesisht nga Partia Socialiste ndërsa drejtori aktual është një ish-deputet dhe funksionar i Partisë Socialiste.

/BIRN

Etiketa: Alfred Pezamasiveradio Televizioni Shqiptarrtshspastrimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RTSH thirrje për kujdes qytetarëve: Një email i falsifikuar qarkullon online nën emrin tonë

16:31 : 02/05/2025
AKTUALITET

Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

11:36 : 25/04/2025
AKTUALITET

Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk merr 7 vota, 3 prej tyre rivotohen të premten

11:37 : 24/04/2025
SHOW BIZ

RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty!

13:53 : 16/04/2025
AKTUALITET

RTSH, koha për cilësi

15:36 : 10/04/2025
AKTUALITET

“Të mbyllet RTSH, nuk e sheh njeri”, reagon sindikata: Agron Shehaj shkeli vijën e kuqe me median

09:08 : 10/04/2025
Para

PD do të mbajë protestë kombëtare më 11 Korrik para Kryeministrisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com