• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banda me “Ferrari”/ Ja si vidhen miliarda me skemën e rimbursimit fiktiv të ilaçeve

16:23 : 23/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Goditjet e herëpasherëshme të mafies së ilaçeve nga Prokuroria e Tiranës duket se nuk janë të mjaftueshme dhe nuk i kanë frenuar zbatimin e skemave të mashtrimit, me qëllim vjedhjen e parave publike me receta fiktive për ilaçe të rimbursueshme. Ndoshta do të duhet ndryshime në legjislacionin penal që krimet në shëndetësi, të cilat luajnë me shëndetin e qytetarëve, të kalojnë në kompetencë të SPAK.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar receta me ilaçe të rimbusueshme për persona që nuk jetojnë, receta të shumfishta për një pacient duke e kthyer në depo ilaçesh, farmaci që ekzekutojnë deri në 99 % të recetave të rimbursueshme të një mjeku etj. Zhvatja realizohet gjithnjë në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Gazmendi Aliaj dhe Petrit Sukura, të arrestuar në 2019 për akuzën e mashtrimit me rimbursimin e barnave, kryesojnë sërish listën e përfituesve të parave publike me ilaçet e rimbursueshme për vitet 2021 dhe 2022, me farmacitë e tyre Medigreen, Bio Plus dhe Geni & Lori.

(Lista e farmacive përfituese)

Vetëm Gazmend Aliaj, i cili ka nxjerrë në skenë bashkëshorten e tij Iris Aliaj, me farmacitë e tij me natyrë kriminale Medigreen dhe Bio Plus, mbulon 7 % të buxhetit total të rimbursimit në Tiranë.

Vitet e fundit, bashkëshortët Aliaj nëpërmjet farmacive Nikol 1, Nikol 2, Nikol 2 –IRA, Bio Plus dhe Medigreen kanë qenë farmacistët me rekordin më të lartë të rimbursimeve, duke marrë miliona euro nga buxheti i shtetit.

Lexo edhe:

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

Kujtojmë se Gazmend Aliaj është kunati i drejtorit të Politikave në FSDKSH, Aleksandër Haxhi, fakt që flet për një kartel familjar.

“Për sa më sipër, për vitin 2021, konstatohet se 5 mjekë nga 258, kanë dhënë receta me rimbursim në vlerën 164,18 mijë lekë, nga 2,645,393 mijë lekë, që është buxheti total i rimbursuar për DRF Tiranë, ose 6.2%. Këto receta në masë të konsiderueshme janë ekzekutuar në farmacinë Medigreen dhe Bio Plus, që janë 2 farmacitë me vlerat më të larta të recetave të ekzekutuara me rimbursim, konkretisht 98% e vlerës së recetave të mjekut Ilir Jana dhe 95% e vlerës së recetave të mjekut Armand Boriçi. Për vitin 2022, konstatohet se 5 mjekë nga 258, kanë dhënë receta me rimbursim në vlerën 177,946 mijë lekë, nga 2,641,111 mijë lekë, që është buxheti total i rimbursuar për DRF Tiranë, ose 7%. Këto receta në masë të konsiderueshme janë ekzekutuar në farmacinë Medigreen dhe Bio Plus, që janë 2 farmacitë me vlerat më të larta të recetave të ekzekutuara me rimbursim, konkretisht 99% e vlerës së recetave të mjekut Ilir Jana, 85% e vlerës së recetave të mjekut Armand Boriçi dhe 67% të recetave të mjekut Artur Shehu“, thuhet në raport.

Ndërkaq, Farmacitë e lidhura me ish- nëndrejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Sokol Skura, renditen në vend të dytë sa i takon përfitimit me recetat e rimbursueshme.

Sokol Skura, i arrestuar në 2019, ka punuar si kontrollor i Fondit për 4 vjet, përpara se të hapte farmacinë e tij të parë Coli’s në vitin 2007, në afërsi të ambulancës numër 9, tek lagjia e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Përveç farmacisë Geni&Lori, që është në pronësi të kunatës së tij, Loranda Skura, Sokol Skura ka në pronësi farmacitë Coli’s dhe Eurofam2.

Në regjistrin tregtar gjenden dy shoqëri me emër tregtar Coli’s me pronar Skurën. Një subjekt i regjistruar në 2007 në formën e personit fizik, i cili është çregjistruar në vitin 2013 dhe një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e quajtur gjithashtu Coli’s. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ‘Coli’s’ është regjistruar në vitin 2013 me pronare znj. Elga Gogu, bashkëshortja e  Sokol Skurës. Në janar 2014, aksionet e kësaj shoqërie i janë transferuar Elida Gogut, vjehrrës së z.Skura, me vlerë nominale prej 100 mijë lekë. Në vitin 2015, vjehrra e Z. Skuraj ia transferon aksionet z.Erdis Alikajt përsëri për vlerën e tyre nominale prej 100 mijë lekësh.

Në 29 qershor 2017, shoqëria Coli’s sh.p.k ka përthithur farmacinë Eurofam2, e regjistruar gjithashtu në emër të Erdis Alikaj. Shoqëria e krijuar nga bashkimi, me emër tregtar ‘Coli’s, Eurofam2, Pharmalider,’ është shitur në vitin 2018 nga Erdis Alikaj tek Sokol Skura për vlerën nominale të aksioneve prej 200 mijë lekësh.

Transaksionet e shumta brenda familjes të aksioneve të farmacisë Coli’s ngrenë dyshime se mund të kenë pasur si qëllim maskimin e marrëdhënies së z.Skura me këtë shoqëri gjatë periudhës që ai mbante postin e zv.drejtorit të Fondit. Në total gjatë 8 viteve të fundit, tre farmacitë në pronësi të familjes Skura – Geni&Lori, Eurofam2 dhe Coli’s kanë përfituar miliona euro nga rimbursime nga FSDKSH.

/Prapaskena

Etiketa: BANDA FERRARIilacemiliardarimbursimiskemavidhen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit

15:40 : 02/10/2025
BOTA

Tarifat amerikane për barnat, reagon BE: Marrëveshja na mbron

08:59 : 27/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Konsumoi shumë ilace, 28-vjeçarja përfundon në spital

14:04 : 26/09/2025
AKTUALITET

Skema Ponzi që mashtroi qytetarët e Divjakës: 580 viktima, mes tyre edhe zyrtarë lokalë

20:33 : 25/09/2025
Para

E frikshme/ Hakerat publikojnë ID dhe nr. e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve (Dokumenti)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com