• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një shqiptar shpallet në kërkim në Turqi për “fyerje të Islamit”

Shkrimtari dhe YouTuberi shqiptaro-turk Diamant Tema, u shpall në kërkim nga autoritetet turke ndërsa i pyetur nga BIRN ka mohuar të ketë fyer Islamin apo profetin Muhamed.

12:53 : 19/06/2024
në AKTUALITET, BOTA

Diamant Tema, një shkrimtar shqiptaro-turk dhe prodhues përmbajtjeje në YouTube, i cili përballet me një urdhërarresti në Turqi për dyshimet se ka bërë komente kritike ndaj Islamit në kanalin e tij në YouTube, i hodhi poshtë akuzat.

“Absolutisht nuk i fyeva. Lexova atë që shkruhet në libra. Nëse ka një fyerje, duhet pyetur se përse autoriteti fetar turk e ka lejuar këtë libër”, tha Tema për gazetarin turk Nevsin Mengu në kanalin e tij në YouTube të mërkurën. Tema tha se të gjitha vërejtjet e tij bazoheshin në studime akademike, duke përfshirë një libër mbi fjalët e profetit Muhamed që ai kishte cituar në kanalin e tij në YouTube.

“Është shumë gabim që ministri i Drejtësisë më gjykoi pa një çështje apo një seancë gjyqësore”, tha Tema në përgjigje të njoftimit të ministrit të Drejtësisë Yilmaz Tunc.

Tunc tha të martën se për Temën është lëshuar një urdhër arresti për “nxitje të publikut për urrejtje dhe armiqësi”. “Shprehjet provokuese, të shëmtuara dhe provokuese të përdorura në lidhje me fenë islame dhe profetin tonë të dashur, nuk janë kurrë të pranueshme”, tha Tunc në X, duke shtuar se Tema aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Lexo edhe:

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

Në kërkim nga Gjermania për grup kriminal dhe mashtrim, kapet në Morinë 22-vjeçari

Tema tha se ai është i përkatësisë etnike shqiptare dhe se emigroi në Turqi me familjen e tij kur ishte i mitur. Ai aktualisht ka kombësi turke dhe shqiptare dhe u zhvendos në Shqipëri një vit më parë.

Kanali i tij në YouTube i quajtur “Yer6” diskuton fenë, çështje filozofike dhe tema të tjera. Ai ka rreth 1.3 milionë abonentë.

Tema tha se Tunc si ministër i Drejtësisë duhet të mbrojë edhe të drejtat e tij. “Ai është edhe ministri im i Drejtësisë, ai gjithashtu duhet të mbrojë të drejtat e mia. Prej ditësh kam marrë kërcënime me vdekje”, i tha ai Mengu, duke vënë në dukje gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj tij në rrjetet sociale të përhapura në mënyrë të organizuar nga grupe islamike.

Më 16 qershor, në llogarinë e tij X, Tema ndau disa nga kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe disa postime ku i bëhet thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë së Turqisë që ta arrestojnë atë.

Grupet e të drejtave thonë se Turqia nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan përdor shpesh gjyqësorin për të heshtur kritikët./Reporter.al

Etiketa: Diamant Temafyerjene kerkim nga policiaturiq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Gjermania për grup kriminal dhe mashtrim, kapet në Morinë 22-vjeçari

16:09 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”

08:23 : 24/05/2025
BOTA

Pesë fushat ku Turqia luan rol kyç në çështjet botërore

15:13 : 26/03/2025
RAJONI

Nga Vullin deri te Bërnabiç: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

15:40 : 06/03/2025
AKTUALITET

“Të palloj në dru, të kap me shpulla”/ Halit Valteri bën gangsterin në emision: Ordiner, zhuls!

08:09 : 18/02/2025
Para

Del EMRI, kjo është 30-vjeçarja nga Korça që u gjet e mbytur në liqenin e Kukësit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com