• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ “Qumësht veresie”, blegtorët nuk paguhen nga grumbulluesit prej 2 muajsh

17:55 : 12/06/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Prej më shumë se dy muajsh, blegtorë të fermave të vogla në Lushnje dhe Fier nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga grumbulluesit e qumështit. Sikur të mos mjaftonte kjo, grumbulluesit kërkojnë sërish të ulin çmimin me 15-20% për çdo litër qumësht që ju marrin blegtorëve. Ekspertët propozojnë ngritjen e një task force për të mos lejuar abuzimet, ndërsa blegtorët paralajmërojnë protesta.

Pak muaj pas protestave kundër uljes së çmimit të qumëshit në mbarë vendin, blegtorët po përballen me të njëjtën situatë. Grumbulluesit këmbëngulin që çmimi për një litër qumësht të ulet me 15-20%.

“Duan ta ulin çmimin e qumështit me patjetër dhe gjejnë bishta. Më akuzuan që i shtoj ujë – i thashë hajde nesër dhe i mjelim bashkë lopët.”, tregon Berti, blegtor nga fshati Seman i ri në Fier.

Në zonën e Myzeqesë qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme po grumbullohet me 65 lekë për litër. Ndërsa fermat e vogla e shesin një litër qumësht me 60 lekë. Por grumbulluesit kanë lajmëruar blegtorët se nga fillimi i këtij muaji, një litër qumësht lope do të blihet me 55 lekë dhe një litër qumësht dele 100 lekë.

“Themi me 65 lekë për litër qumështi i lopës po unë kam dy muaj pa marrë lekët.”, thotë i shqetësuar Berti. “Vijnë e marrin çdo ditë qumështin, po lekët prit pa ti marrim”, shton më tej ai.

Lexo edhe:

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

Blegtoria në harresë/ Rama mburret: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit

Berti ka një fermë të vogël me 19 krerë lopë dhe 40 kokë dele nga të cilat aktualisht prodhon 105 kg qumësht në ditë.

“S’kemi ça të bëjmë, se jetojmë me këtë punë”, shprehet i revoltuar blegtori.

Ngritja e Task Forcës

Blegtorët thonë se do t’i rikthehen sërish protestave teksa i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë për zgjidhje.

Edhe ekspertët thonë se problematika e përsëritur kërkon adresimin përkatës. Ervin Resuli, ekspert për çështjet e bujqësisë propozon ngritjen e një task force për të monitoruar tregun.

“Institucionet shtetërore si AKU, Autoriteti i Konkurrencës, Ministria e Bujqësisë bashkë me Tatimet të ngrejnë një lloj task force që të monitorojë tregun dhe të mos e lërë blegtorin në duart e abuzuesve.”, argumenton Resuli.

Ndërhyrja duhet që të ndikojë në rregullimin e tregut, thotë ai, teksa shton se ana tjetër e medaljes është rritja e mbështetjes buxhetore.

“Subvencionimi si në rajon do të jepte zgjidhje. Në Serbi kemi rreth 1400 euro për lopë qumështore, në Maqedoni kemi rreth 900 euro, Kosovë 615 euro. Ndërsa në Shqipëri ne mbështesim rreth 100 euro për një lopë qumështore. Kjo është diferencë shumë e madhe”, shprehet Resuli.

Blegtoria në krizë

Statistikisht blegtoria shqiptare po përjeton krizë, pasi numri i krerëve është pakësuar ndjeshëm dekadën e fundit. Sipas të dhënave nga INSTAT, në 2013 në vend numëroheshin 356 mijë lopë. Në fund të 2022 numri i tyre është pakësuar me 95 mijë.

Tkurrje të fortë ka pasur edhe tek krerët e bagëtive të imta. Nga 2,7 milionë krerë me dele/dhi në fund të vitit 2013, një dekadë më pas rezultojnë 700 mijë krerë më pak.

Për shkak të pakësimit të bagëtive edhe prodhimi i qumështit ka rënë. Nga 2013 deri në fund të 2022, prodhimi i qumështit në Shqipëri është reduktuar me 161 mijë tonë.

Ciklin rënës të blegtorisë, ekspertët e shohin si pasojë të mungesës së mbështetjes dhe politikave të gabuara fiskale ndaj sektorit.

“Shkaku kryesor i rënies së numrit të krerëve janë politikat e gabuara fiskale. Një tjetër arsye janë dhe subvencionet, pasi skemat janë diskriminuese. Rënia e blegtorisë nisi në 2018 dhe goditjen përfundimtare ia dha trefishimi i inputeve bujqësore dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore.”- Eduard Sharka, Kryetar i Shoqatës së Fermerëve.

Edhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit në Shqipëri parashikon një vit të vështirë për blegtorinë.

“Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në vitin 2024, numri i krerëve do të ulet, duke sjellë për pasojë edhe rënie të sasisë së prodhuar të qumështit.” – Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Përpunuesit shohin zgjidhje tek ndryshimet e poltikave fiskale, pasi siç pohojnë ata, po rritet presioni nga importi në dëm të prodhimit vendas.

Por deri më sot, qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë prej propozimeve.

/Faktoje

Etiketa: Blegtorëtgrumbulluesitmonopolnuk paguhenqumeshtiveresie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Blegtoria në harresë/ Rama mburret: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit

09:25 : 14/07/2025
AKTUALITET

Mungesa e politikave bujqësore/ Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%

08:02 : 24/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
AKTUALITET

Rënia e çmimit vendas ul importet e qumështit për janar-prill me 15%

11:42 : 19/05/2025
SHENDETI

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

09:52 : 19/05/2025
Para

E rëndë në Kuçovë/ Zetori del nga rruga, humb jetën 55-vjeçari

TË GJITHA

Gjendet i pajetë në rrugë i moshurari në Elbasan

14:19 : 16/07/2025

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

14:17 : 16/07/2025

Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme

14:14 : 16/07/2025

Një vit e tetë muaj burgim për rivalin kryesor të Erdoganit në Turqi

14:10 : 16/07/2025

“Djali më tha po vi”, babai i Renis Dobrës: Mendoja se e kishte marrë polica

13:50 : 16/07/2025

Ekspertja e kërkimeve shkencore: Integrimi s’është një çështje personale e Ramës

13:37 : 16/07/2025

“Hakmarrje” pasi mori “frenat” e Bashkisë? Manastirliu i shkarkon motrën Anuela Ristanit te Politekniku

13:36 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com