• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sejamini: Beleri po bëhet simbol i të drejtave të njeriut, do ta përdorë Greqia si levë

21:42 : 10/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Neritan Sejamini komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” zgjedhjen e Fredi Belerit në Parlamentin Evropian si deputet i partisë “Nea demokracia” te kryeministrit grek, Mitsotakis.

Për Sejaminin,  ky është një triumf për Belerin, për “Nea Demokracia” dhe kryeministrin grek, Mitsotakis dhe, nëse ai merr mandatin, sipas vendit që ai tani përfaqëson, që është Greqia, ai përfaqëson një të burgosur politik.

“Ky është një triumf për Belerin, edhe për “Nea Demokracia” dhe kryeministrin grek, Mitsotakis. Në fund të ditës, ti do të kesh sot një eurodeputet. Supozojmë se ai do të bëhet realitet, pra do të marrë mandatin, i cili është zyrtarisht sipas tyre, sipas tij, sipas qeverisë që e ka sjellë. Sipas vendit që ai tani përfaqëson, që është Greqia, një i burgosur politik. Dhe në njëfarë mënyre, zgjedhja e tij, domethënia kryesore, ka pikërisht këtë gjë. E kthen atë në një kazus të drejtave të njeriut, e kthen atë në kazus të të drejtave të minoriteteve.  Na pëlqen apo s’na pëlqen neve me të drejtë apo pa të drejtë, tani ai ka mundësinë që çështja e tij të marrë përmasa europiane dhe ai në një farë mënyre të kthehet në një simbol apo mini-simbol i përpjekjes së njerëzve kundër dhunës, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, kundër shkeljes së drejtave të minoritetit.

Dhe kjo është diçka të cilën jam i bindur që e ka përdorur edhe Greqia, pasi duke qenë se ai është bërë deputet tashmë dhe do të jetë anëtar i një grupi parlamentar, faktikisht grupi më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, që është grupi i partive popullore evropiane ku bën pjesë “Nea Demokracia”.  Fakti që ai është një anëtar i një grupi tjetër, pra praktikisht i një partie tjetër, e bën atë të mos jetë më një individ, por të jetë thjesht një mjet, një levë në duart e “Nea Demokracisë” apo të kryeministrit grek, apo të qeverisë greke.

Është një çështje e cila filloi politikisht që në momentin që ai u emërua nga opozita shqiptare, e cila e emëroi atë qëllimisht politikisht për të krijuar probleme politike. Vazhdoi politikisht me ndërhyrjen brutale të kryeministrit Edi Rama, duke e sulmuar personalisht gjatë fushatës zgjedhore dhe me gjasa duke ndikuar drejtësinë për të. Për ta futur atë në kurth dhe pastaj për ta hetuar dhe për ta dënuar, ndoshta me të drejtë, pasi ai u fut në kurth dhe ndoshta e kreu veprën penale për të cilën akuzohet.

Lexo edhe:

Shpopullimi/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

“Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka

Pra, e dyta ishte qeveria shqiptare që e përdori politikisht, dhe treta pastaj është qeveria greke që e përdori politikisht. Mbasi u përpoq të bënte presion, gjeti një mënyrë fati, rrethanat. Konçidenca kohore i dha asaj një mënyrë të re për të për t’u hakmarrë, po të duash, apo për ta kthyer këtë çështje nga një çështje thjesht bilaterale Shqipëri-Greqi, tani do ta bëjë një çështje evropiane, pasi sikurse e thashë, rasti i tij do të shpallet nga Greqia si rast i një dënuari politik, si rezultat i shkeljes së drejtave të minoritetit grek në Shqipëri” – tha Sejamini.

Etiketa: eurodeputetFredi BeleriNeritan Sejamini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

10:10 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka

19:04 : 19/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Beleri: Manipulimi i votës së emigrantëve në Greqi, me skemë të organizuar nga administrata

11:13 : 12/06/2025
AKTUALITET

Beleri – Celibashit: S’të vjen turp, ke 1 javë që numëron 1 milionë e gjysmë vota

08:45 : 19/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
Para

Reali në Botërorin e Klubeve, Carlo Ancelotti: Fjalët e mia u keqinterpretuan

TË GJITHA

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura/ Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

10:53 : 26/06/2025

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë – VIDEO

10:53 : 26/06/2025

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025

Berisha përplaset me PS-në në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

10:42 : 26/06/2025

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur në Berat, arrestohet 64-vjeçari

10:34 : 26/06/2025

Krimet zgjedhore/ Dumani: Kallëzimet e partive ishin të pasakta, sekuestruam dokumente të rëndësishme

10:25 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com