• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat për plagjiaturë në zgjedhjet universitare bien në vesh të shurdhër

Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit heshtën pas publikimit nga Taulant Muka të dy kallëzimeve sipas të cilave rektori i Univeristetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha kishin bërë plagjiaturë në tezat e doktoraturës. Rektori i UT-së mohoi akuzat.

18:53 : 08/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve në universitete, studiuesi Taulant Muka publikoi të premten dy kallëzime ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, të cilët i akuzon për plagjiaturë me temat e tyre të doktoraturës.

Sipas kallëzimeve të Mukës, të cilat u janë dërguar një sërë institucionesh përfshi edhe Presidentin e Republikës, rektori dhe dekania i kanë kopjuar tezat e tyre të doktoraturës, i pari nga një studiuese rumune dhe e dyta nga studiues italianë.

“Z.Hoxha, sipas gjetjeve të Aneksit nr. 1, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar, duke konsumuar kështu një mori shkeljesh,” thotë Muka në kallëzim, ku shton se teza e doktoraturës e rektorit Artan Hoxha ishte kopjuar nga studiuesja rumune, Laura Maria Stanila.

Lidhur me dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Muka pretendon se Hoxha ka kopjuar në tezën e saj rreth 4 mijë fjalë nga dy studiues italianë, përfshi sipas tij edhe idenë, strukturën dhe bibliografinë.

Lexo edhe:

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

Rektori Artan Hoxha dhe dekania Dorina Hoxha po garojnë të vetëm për një mandat tjetër në zgjedhjet universitare që pritet të mbahen më 21 qershor.

Në kallëzimet e tij, Muka thotë se “dy drejtuesit e universiteteve duhej të përjashtoheshin nga gara” dhe kërkon marrjen e masave për heqjen e titujve të tyre. Por kallëzimi i tij u shoqërua me heshtje nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit, ndërsa rektori Artan Hoxha i mohoi akuzat në një komunikim me BIRN.

Ndërsa theksoi se akuzat ishin të përsëritura, Hoxha këmbënguli se nuk kishte bërë plagjiaturë edhe pse pranoi se pjesa për legjislacionin e huaj nuk ishte një studim i tij. Hoxha theksoi megjithatë se studimi i tij mbi 200 faqe ishte origjinal sa i përket legjislacionit shqiptar.

“Unë nuk hyj në debat për gjëra që janë aty… Gabimet dhe plagjiatura janë dy gjëra,” tha Hoxha për BIRN.

“Mund të ketë probleme me referimet mbi legjislacionin e huaj, por nuk janë kërkimi im shkencor,” shtoi ai, ndërsa përmendi se ai kishte “dorë në 50 për qind të legjislacionit shqiptar”.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjeve për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi, ndërsa anëtarë të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, të cilit i është dërguar kallëzimi, qenë të paarritshëm për koment. Dekania Dorina Hoxha nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN.

Kryetari i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës, Mihallaq Qirjo i tha BIRN se këshilli nuk ishte vënë në lëvizje as nga Senati dhe as nga ankues të tjerë, ndërsa shtoi se Këshilli i Etikës nuk kryente veprime kryesisht.

Edhe pse denoncimet për plagjiaturë në rrethin akademik shqiptar kanë qenë të shpeshta, ato janë anashkaluar dhe nuk janë shoqëruar me penalitete apo heqje titujsh shkencorë.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, një organizatë me fokus monitorimin e punës së universiteteve, thotë se procedura e verifikimit të titujve nuk është kryer dhe se universitetet refuzojnë të bëjnë publike vetëdeklarimet e kandidatëve.

Xhemollari shtoi gjithashtu se e vetmja nismë për verifikimin e titujve shkencorë, e ndërmarrë pas presionit nga protesta e studentëve në vitin 2018, ka dështuar.

“Nuk kemi të bëjmë më një rast të izoluar, por me një fenomen, i cili nuk dëmton individin apo universitetin, por dëmton imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon trajtim emergjent nga strukturat kompetente. Nuk mund të kërkojmë fonde me drejtues vjedhës tekstesh”, tha Xhemollari për BIRN.

Verifikimi i punimeve shkencore të stafit akademik në Universitetin e Tiranës ishte një nga kërkesat kryesore të studentëve në protestat masive të vitit 2018. Qeveria u premtoi atyre se ky verifikim do të kryhej. Më pas Ministria e Arsimit lidhi marrëveshje me një platformë elektronike që do të mundësonte këtë verifikim, por procesi nuk u ndoq dhe nuk dha rezultate. Në viti 2020, ministria ia kaloi detyrimet për verifikim vetë universitetit, por prej vitit kur u ndërmor kjo nismë, nuk ka asnjë rast të kapur në plagjiaturë prej institucioneve.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se plagjiatura ishte vepër penale, pavarësisht se legjislacioni kërkon një kallëzim nga studiuesi apo autori i tekstit të kopjuar. Ai theksoi gjithastu se arsimi i lartë në Shqipëri ka nevojë për një veting akademik.

“Për të pastruar vetveten dhe për të hapur garën dhe konkurrencën brenda vetes,”, përfundoi Xhemollari./Reporter.al

Etiketa: artan hoxhaDorina Hoxhaplagjiaturëtaulant mukauniversitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Hoxha: Një shqiptar nga Fieri u kap duke u shitur kokainë ushtarëve në luftën Rusi-Ukrainë

22:14 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

Hoxha: Tritoli në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë ngjarje e sofistikuar, mund të hidhej me dron

15:11 : 30/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025
AKTUALITET

Hoxha: Shqipërisë i duhet një goditje tektonike nga SHBA për një efekt konkret

22:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ Hoxha: S’mund të thuash “çmontohet” dhe nuk arreston drejtuesit e grupit

22:04 : 27/05/2025
Para

Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com