• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arktiku i Norvegjisë, skenë e re e “Luftës së Ftohtë” mes Rusisë dhe Ukrainës

20:20 : 02/06/2024
në BOTA

Rajoni Svalbard i Norvegjisë është një zonë e lirë pa viza për këdo që dëshiron të jetojë aty. Por tensionet e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës po e bëjnë rajonin të vështirë për të jetuar për shumë njerëz, dhe disa po largohen. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins, njofton nga qyteti Barentsburg se ukrainasit janë detyruar të largohen nga ky rajon pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë pasi e kanë gjetur vetën në konflikt me komunitetin rus.

Barentsburg-u është një qytet minatorësh të industrisë së qymyrit. Flamujt rusë dhe veprat e epokës sovjetike, si busti i Leninit, janë diçka e zakonshme në këtë zonë të Arktikut. Por qyteti Barentsburg ndodhet në Norvegji.

Barentsburg-u ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbard-it, më shumë se 600 kilometra në veri të Norvegjisë kontinentale. Për shkak të statusit ligjor të pazakontë të pellgut ishullor, njerëz nga çdo vend i botës mund të vendosen aty. Pjesa më e madhe e rreth 400 banorëve të këtij qyteti janë rusë dhe ukrainas. Por kjo ndryshoi në vitin 2022, kur shumica e ukrainasve u larguan.

Ukrainasja Katerina Shabratska u largua nga Barentsburgu përpara agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Tani ajo jeton në Longyearbyen, vendbanimi kryesor norvegjez në Svalbard. Shumë ukrainas u shpërngulën nga Barentsburgu në Longyearbyen pas fillimit të luftës në shkallë të gjerë.

“Viti 2022 ndryshoi gjithçka. Ukrainasit nuk donin të jetonin më atje, sepse kishte shumë probleme në vitin 2022. Rivaliteti ishte i ndjeshëm dhe nuk doja të flisja më me rusët”, thotë ukrainasja Katerina Shabratska.

Lexo edhe:

VOA: Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

Zelensky: Forcat ukrainase janë duke frenuar ofensivën e Rusisë në Harkiv

Ajo thotë se tensionet në Barentsburg filluan përpara vitit 2022. Disa rusë dhe ukrainas ishin vendosur atje një vit më parë.

“Ata u shpërngulën në vitin 2021 sepse nuk ishte një situatë aq e mirë për shkak të Navalny-t”, thotë Katerina.

Politikani i opozitës ruse dhe aktivisti kundër korrupsionit, Alexey Navalny, u arrestua menjëherë u pasi u kthye në Moskë nga mërgimi në vitin 2021. Ai vdiq në shkurt në një burg të largët në Arktik.

Vendasit thonë se shumë njerëz në Barentsburg ishin mbështetës të zëshëm të opozitarit Navalny, ndërsa të tjerët ishin mbështetës të Putinit, çka shkaktoi rritjen e tensioneve.

Pjesëtarët e komunitetit rus në Longyearbyen i thanë Zërit të Amerikës se kanë frikë të flasin për situatën, pasi ende kanë familje në Rusi. Konsulli special rus në Barentsburg refuzoi një kërkesë të Zërit të Amerikës për intervistë.

Norvegjezët thonë se marrëdhëniet midis vendbanimeve norvegjeze dhe ruse në ishull kane qenë historikisht të mira, madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Por kjo ndryshoi në vitin 2022, kur u ndërprenë ngjarjet e përbashkëta kulturore dhe lidhjet e biznesit midis qyteteve Barentsburg dhe Longyearbyen.

Zëri i Amerikës bisedoi me banorin e qytetit Longyearbyen, Ronny Brunvoll.

“Lufta e Ftohtë nuk ishte një betejë në shkallë të gjerë, me vrasje dhe shkatërrime. Ajo që shohim tani në Evropë nuk ka ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo luftë në shkallë të gjerë po shkakton viktima dhe po ndikon vërtet tek njerëzit këtu”.

Katerina Shabratska thotë se ajo dhe pjesa tjetër e komunitetit të rreth 40 ukrainasve në qytetin Longyearbyen bëjnë ç ‘është e mundur për të mbledhur para për të ndihmuar Ukrainën.

“Kemi organizuar dreka, darka, dhe një koncert të madh këtu. Dhe po punojmë së bashku”, thotë Katerina.

Traktati i Svalbardit, gati një shekull më parë, vendosi sovranitetin e Norvegjisë mbi këta ishuj në Arktik, duke mundësuar jetesën atje për të gjithë ata që duan, pa patur nevojë të pajisen me viza dhe duke ndaluar aktivitetin ushtarak.

Nuk ka patur armiqësi të hapura midis rusëve dhe ukrainasve në atë rajon. Por agresioni rus në Ukrainë ka shkaktuar tensione që i ngjasojnë në një farë mënyre Luftës së Ftohtë dhe një perde e re e hekurt është shfaqur midis dy komuniteteve që banojnë në Svalbard./VOA

Etiketa: "Luftës së Ftohtë"Arktiku i NorvegjisëRusiseskenë e reukraines

Lajme të lidhura

BOTA

VOA: Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë

15:25 : 24/01/2025
BOTA

Zelensky: Forcat ukrainase janë duke frenuar ofensivën e Rusisë në Harkiv

14:47 : 09/06/2024
BOTA

A është Telegrami “spiun në xhepin e çdo ukrainasi”?

09:27 : 05/05/2024
BOTA

Shefi i FA të Finlandës i kërkon Evropës të përgatitet kundër Rusisë

19:33 : 02/05/2024
Raketat tokë-ajër "Patriot"
BOTA

NATO po i afron raketat më pranë kufijve të Rusisë

09:09 : 10/03/2024
AKTUALITET

Komiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës: Rusisë t’i konfiskohen 300 mld euro pasuri

17:51 : 25/01/2024
Para

Osmani: Diskriminimi e bulizmi janë plagë të thella që dëmtojnë të ardhmen

TË GJITHA

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari Elton Arbana xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com