• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjyqi penal ndaj Donald Trump, sot argumentet përfundimtare

17:29 : 28/05/2024
në BOTA

Prokurorët dhe avokatët e ish-presidentit Donald Trump po paraqesin sot argumentet përmbyllëse në gjyqin penal kundër tij mbi manipulimin e të dhënave të biznesit. Kjo do të jetë përpjekja e fundit e palëve për të ndikuar tek një juri prej 12 anëtarësh, e cila do të vendosë nëse zoti Trump është fajtor ose jo.

Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, që zakonisht konsiderohet si një kundërvajtje sipas ligjeve të Nju Jorkut. Por prokurorët thonë Trump i falsifikoi të dhënat e biznesit për fshehur një krim të tjetër, atë të shkeljes potenciale të ligjit për financimin e fushatës zgjedhore.

Në qendër të gjyqit është shuma prej 130,000 dollarësh, me të cilën ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen pagoi ish-aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels, për të siguruar heshtjen e saj mbi një marrëdhënie të dyshuar seksuale me zotin Trump.

Më pas sipas aktakuzës zoti Trump e rimbursoi zotin Cohen dhe pagesën e regjistroi si shpenzim ligjor të kompanisë. Pagesa u bë ndërsa zoti Trump po kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ky mashtrim me të dhënat e biznesit, i bërë për të ndikuar në fushatën zgjedhore përbën krim penal, pasi sipas prokurorisë, zoti Trump ka shkelur ligjin zgjedhor dhe ligjet e shtetit të Nju Jorkut për taksat.

Zoti Trump i ka hedhur poshtë pretendimet se ka patur një marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels në vitin 2006. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë shkelur ligjin

Lexo edhe:

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

Trump i quan veprimet e Rusisë të “neveritshme” dhe zotohet për sanksione të reja

. Avokatët e tij kanë lënë të kuptohet se pagesa prej 130,000 dollarësh për të siguruar heshtjen e zonjës Daniels kishte për qëllim që të shmangte një situate të sikletshme që mund të krijohej me familjen e zotit Trump dhe jo për të mos dëmtuar shanset e tij për Shtëpinë e Bardhë. Por prokurorët pritet të citojnë dëshmi për të argumentuar të kundërtën.

Gjatë procesit gjyqësor, ekipi ligjor i zotit Trump thirri dy dëshmitarë, po jo ish-presidentin. Avokatët mbrojtës janë përpjekur të ngrenë dyshime mbi besueshmërinë e dëshmitarëve të prokurorisë, kryesisht të dëshmitarit kryesor të saj, Michael Cohen. Ky i fundit tha në dëshminë e tij se ishte ai që pagoi zonjën Daniels dhe se zoti Trump e kishte miratuar një gjë të tillë dhe se ishte në dijeni të regjistrimit të tyre në mënyrë të paligjshme, si shpenzime ligjore.

Gjatë marrjes në pyetje, avokatët e zotit Trump ndoqën strategjinë e vënies në pikëpyetje të besueshmërisë së zotit Cohen. Ata e pyetën atë lidhur me dënimet e mëparshme të tij, përfshirë rastin kur ai është dënuar se ka gënjyer nën betim, apo dhe mbi konfliktet e vazhdueshme me ish-shefin e tij. Gjatë njërës prej dëshmive zoti Cohen pranoi se kishte vjedhur me mijëra dollarë nga kompania e zotit Trump.

Nëse shpallet fajtor, zoti Trump përballet me deri katër vjet heqje lirie. Megjithatë dënimi nuk do t’i pengonte përpjekjet e zotit Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në një garë përballë presidentit demokrat Joe Biden, apo që të merrte detyrën në rast të një fitoreje. Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes dy kandidatëve.

Zoti Trump përballet gjithashtu edhe me tre çështje të tjera penale, por asnjera prej tyre nuk ka gjasa të shkojë në gjyq përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit. Në dy çështjet që po gjykohen në Uashington dhe Xhorxhia zoti Trump akuzohet për përpjekje të paligjshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa në një çështje tjetër penale, në Florida, ai akuzohet për mbajtjen e qëllimtë, në shkelje të ligjit, të dokumenteve të klasifikuara, të cilat i mori pasi u largua nga detyra në vitin 2021.

Zoti Trump është deklaruar i pafajshëm në të gjitha rastet dhe thotë se ato janë një përpjekje të demokratëve për të minuar shanset e tij pët t’u rizgjedhur.

/VOA/

Etiketa: donald trumpgjyq

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron vendosjen e nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë

19:44 : 01/08/2025
BOTA

Trump i quan veprimet e Rusisë të “neveritshme” dhe zotohet për sanksione të reja

10:44 : 01/08/2025
RAJONI

Trump vendos tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, përfshirë ato të Ballkanit

08:16 : 01/08/2025
BOTA

Trump njofton pezullimin për 90 ditë të tarifave tregtare me Meksikën

21:48 : 31/07/2025
BOTA

Trump me fushë të re golfi, presidenti përuron në Skoci kompleksin përgjatë bregut të detit

16:08 : 29/07/2025
AKTUALITET

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do ndodhnin 6 luftëra

18:48 : 28/07/2025
Para

Përdoruesit e SKY/ Formulari çudibërës Balla-Rrumbullaku nuk e vetëpastroi Policinë

TË GJITHA

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025

Çfarë do të thotë “gjenocid” dhe pse gjithnjë e më shumë intelektualë po e fajësojnë Izraelin?

22:23 : 01/08/2025

“Shoqëria po lodhet nga liria”/ Strazimiri: Edhe çmimi për blerjen e votës ka rënë

22:15 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com