• Kontakt
Friday, August 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Toni Kroos tërhiqet nga futbolli, letra emocionuese e kampionit gjerman

16:17 : 21/05/2024
në SPORT

Të gjithë prisnin pa padurim për të kuptuar të ardhmen e Toni Kroos, ku do të vijonte karrierën, por në mënyrë të papritur, ylli gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, më saktë pasi të këtë përfunduar “Euro 2024”.

Futbollisti i Real Madrid i është drejtuar fansave të tij me një letër të hapur duke zbuluar vendimin e tij:

“17 korrik 2014, dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që më ndryshoi jetën. Jeta ime si futbollist, por mbi të gjitha si njeri. Ishte fillimi i një jete të re në klubin më të madh në botë. Sot, pas 10 vitesh, në fund të sezonit, kësaj jete i vjen fundi.

Nuk do ta harroj kurrë këtë dekadë emocionuese dhe të suksesshme! Dëshiroj të falënderoj veçanërisht presidentin Florentino Pérez, klubin dhe të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por mbi të gjitha dua t’ju falënderoj, të dashur tifozë të Real Madridit, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj nga dita e parë deri në të fundit.

Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Euros. Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madrid është dhe do të jetë klubi im i fundit. Sot jam i lumtur dhe krenar që gjeta në kokën dhe zemrën time momentin e duhur për këtë vendim.

Lexo edhe:

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në nivelin më të lartë. Nga ky moment, kam vetëm një mendim kryesor në mendjen time dhe asgjë nuk do të më ndajë nga kjo: Le të shkojmë për 15!!! HALA MADRID DHE ASGJE MË SHUMË!”.

Kroos kishte dhënë dorëheqjen nga skuadra e Gjermanisë pas Kampionatit Evropian 2021 dhe eliminimit në 1/16 kundër Anglisë. Vetëm në pranverën e vitit 2024 ai pranoi rikthimin në kombëtare pas ftesës së trajnerit Julian Nagelsmann, pasi ai ishte i nevojshëm si stabilizues pas rezultateve të dobëta të ndeshjeve testuese.

34-vjeçari kishte vazhduar vazhdimisht kontratën e tij me Real Madridin për 10 vite. Këtë verë, ‘Mbretërorët’ me sa duket duan të ecin përpara me ndryshimin dhe t’i thonë lamtumirë Kroos dhe Luka Modric.

Në karrierën e tij me Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Real Madrid dhe Gjermaninë ai ka fituar Kupën e Botës, pesë trofe të Champions League, gjashtë Botërore klubesh, tre Bundesliga, katër La Liga, pesë Uefa Super Cup, tre Kupa të Gjermanisë, një Kupë Mbreti, katër Kupa të Spanjës dhe një Superkupë të Gjermanisë; ky është kabineti i pasur i trofeve të Kroos.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez tha se Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e Kroos. “Toni Kroos është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Real Madridit dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”

Kroos edhe më parë ka theksuar se do dëshironte ta mbyllte karrierën me Real Madrid dhe pikërisht kështu ndodhi.

Kështu, Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e “Los Blancos” për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët.

Etiketa: Real MadridterhiqetToni Kroos

Lajme të lidhura

SPORT

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025
SPORT

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025
SPORT

Media zyrtare e Realit sulmon La Ligan: Kampionati është i manipuluar!

18:28 : 05/08/2025
SPORT

“Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramosin

21:43 : 04/08/2025
Para

Martesa e dy vajzave/ Reagon “Aleanca kundër gjuhës së urrejtjes”: Institucionet të marrin masa!

TË GJITHA

Trump surprizon me propozimin e tij: Kina të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

20:41 : 29/08/2025

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025

Kosova zgjeron listën e organizatave terroriste, ndjek të njëjtën linjë me SHBA-në

20:07 : 29/08/2025

Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?

19:45 : 29/08/2025

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025

Avokati nuk është fajtor për një drejtësi që nuk funksionon. Ai është dëshmitar dhe viktimë e saj

19:10 : 29/08/2025

U gjet i vdekur në një banesë në Kolonjë, zbardhet identiteti i viktimës

19:02 : 29/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com