• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sektori i prodhimit në krizë, bien me 14% importet e makinerive dhe pajisjeve në 4-mujor

14:40 : 21/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Dobësitë që po kalon sektori i prodhimit po reflektohen në rënien e eksporteve, por po tregojnë se kriza do të jetë më afat të gjatë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e grupit makineri pajisje shënuan rënie vjetore me 14 % në katër-mujorin e parë të vitit 2024 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ky grup lidhet me investimet kryesisht në sektorin prodhues. Në importet e këtij grupi rritja sinjalizon se edhe prodhimi rritet, në të kundërt ulja tregon se biznesi prodhues po kalon një periudhë të vështirë.

Në katër-mujorin e parë të vitit 2024 importet e grupit “makineri dhe pajisje” shënuan 19,7 miliardë lekë nga 22,9 miliardë lekë në janar-prill 2023 me një rënie 14%.

Lexo edhe:

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

Vitin e kaluar, ekonomia përshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te shërbimet. Rënia e euros, rritja e pagës minimale, kërkesa e dobët nga jashtë po çojnë në faliment shumë fabrika, teksa ekonomia jonë po rrit varësinë nga importet.

Gjatë 2023, industria shënoi rënie me 8.2%, më e madhja nga viti 2020, kur e gjithë bota u bllokua nga pandemia Covid-19. Nga ana tjetër, u vu re një rritje e sektorit të shërbimeve për shkak të fluksit të lartë të turistëve.

Por ekspertë të ekonomisë dhe bizneset mendojnë se orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet nuk është një hap i sigurt dhe i qëndrueshëm.

INSTAT raportoi se në vitin 2022, numri i bizneseve që kanë aktivitet kryesor akomodimin ka ardhur në rritje, me zgjerim vjetor 23%. Të dhëna treguan se hotelet dhe restorantet kontribuuan në 5.3% të totalit të punësimit me pagesë në rang vendi, me të njëjtën peshë si më 2021.

Në kahun tjetër, industria është në një situatë të vështirë, teksa po humb avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe po goditet nga zhvlerësimi i euros. Ekspertët dhe bizneset e sektorit lajmërojnë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e “Made in Albania”.

Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi do t’i sjellë vendit pasoja negative afatgjata, thotë kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agro-përpunimit.

Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimi, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20-vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”./Monitor

Etiketa: eksportemakinerisektori i prodhimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eksportet nuk kanë fuqi të ringrihen, bizneset pezullojnë investimet

16:48 : 17/06/2025
AKTUALITET

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

20:12 : 05/04/2025
AKTUALITET

Analiza: Loja me listat pritet të testojë edhe një herë fuqinë e makinerive elektorale

16:22 : 13/03/2025
AKTUALITET

Rënie e frikshme, eksportet e vajit të ullirit bien me 97%

08:26 : 23/02/2025
AKTUALITET

Kriza eskporteve vijon edhe në janar, rritja 4,9% nga nafta

15:23 : 17/02/2025
AKTUALITET

Rënia e euros dhe shpopullimi ‘fundosin’ tregun e bimëve mjekësore, bien ndjeshëm eksportet

10:15 : 26/01/2025
Para

REL: Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”

TË GJITHA

Në foto: Kryeministri Edi Rama

Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive më 9 korrik

10:51 : 07/07/2025

Berisha: Kur isha unë në pushtet, ‘Bankers’ paguante të gjitha taksat

10:49 : 07/07/2025

Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

10:41 : 07/07/2025

“Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

10:35 : 07/07/2025

Berisha në SPAK: Ja shënimi që i lashë Altin Troplinit, është peng i verbër i Ramës dhe Manjës

10:31 : 07/07/2025

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

10:15 : 07/07/2025

Dogji një sipërfaqe toke dhe rrezikoi një karburant, arrestohet 34-vjeçari

10:15 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com