• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikonin veprat e Kadaresë, ndalohet pronarja e “Librit Universitar” në Tiranë

10:03 : 21/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një hetim i nisur në muajin Prill 2024 në prokurorinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të paprecedentë të falsifikimit të librave të shkrimtarit më të njohur Shqiptar, Ismail Kadare.

“Ora News” ka mësuar se bëhet fjalë për 6 librat më të mirë të shkrimtarit të njohur siç është “Dimri i Vetmisë së madhe”, “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Pallati i Ëndrrave, “Kush e solli Dorontinën” dhe “Prilli i thyer”.

Ndërkohë personi që është ndaluar me masë kufizimi detyrim paraqitje është Mirela Bardhi, pronarja e librit Universitar “Book Store“, ndaj të cilës prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Romani “Dimri i vetmisë së Madhe” nuk është hera e parë që hyn dhe diskutohet në korridoret e gjykatës së Tiranës. Kjo pasi për herë të parë ky Roman, u bë objekt përballje ligjore në vitin 2012 mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe Nexhmije Hoxhës, gruas si diktarorit Hoxha.

Në atë kohë Ismail Kadare, kërkonte përmes një padie civile dorëshkrimin origjinal të romanit që bëri të famshëm Ismail Kadarenë, dorëshkrim që mbahej në koleksionin e Nexhmije Hoxhës.

Lexo edhe:

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

Gjykata Civile në atë periudhë vendosi të pranojë kërkesën e Kadaresë, duke detyruar Nexhmije Hoxhën tia kthejë dorëshkrimin origjinal. Por pas 12 vite nga kjo përballje ligjore sërish veprat letrare të Ismail Kadarese, bëhen objekt hetimi dhe gjykimi në Gjykatën dhe prokurorinë e Tiranës.

“Ora News” raporton se rasti është ndjekur me shumë vëmëndje në prokurorinë e Tiranës, ku pas një kallëzimi të depozituar në muajin Prill 2024 nga Enxhi Hudhri, vajza e pronarit të shtëpisë botues “Onufri”, kanë filluar hetimet për parandalimin e këtij precedent të falsifikimit të librave të shkrimtarit më të njohur Shqiptar, Ismail Kadare.

Çështja është administruar nga prokurori Bledar Valikaj, i cili në bashkëpunim dhe me policinë e Tiranës, kryen një seri veprimesh me qëllim parandalimin e kësaj paligjshmërie.

Ndërkohë kallëzuesja Enxhi Hudhri është bërë pjesë e veprimeve stimuluese në dobi të këtij procesi hetimor, duke u paraqitur në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara.

Enxhi Hudhri, është pyetur në prokurori nëse ka dyshime mbi ndonjë shtëpi botuese apo shtypshkronjë, e cila mund të prodhojë botime kopje të pa autorizuara të librave me autor “Ismail Kadarenë”, ajo është shprehur se dyshon tek shtypshkronja “West Print”, me administrator Eduart Vathi.

Ndërkohë kontrolle, janë kryer në ambientet e shtypshkronjës “West Print”, ku besoj se pikërisht në ambientet e saj ishin falsifikuar dhe ambalazhuar librat e Kadaresë. Ky kontroll në ambientet e Eduart Vathit, nuk ka sjellë rezultat në gjetjen e provave.

Gjithashtu, kontrollet janë shtrirë dhe tek “Libri Universitar”, ku policia ka sekuestruar veprat letrare të njohur të botuara nga shkrimtari Ismail Kadare, vepra këto që janë botuar pa autorizimin e shkrimtarit të njohur dhe pa pëlqimin e shtëpisë botuese “Onufri” që ka ekskluzivitetin e botimit të veprave të shkrimtarit.

Në lidhje me këtë rast Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese “Onufri”, e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri.

Ajo është paraqitur në lidhje me një problem që iu ka ndodhur në lidhje me botimet që shtëpia e tyre botuese kryen sipas kontratave dhe marrëveshjeve që kanë me shkrimtarët dhe subjektet e tjera.

Një nga shkrimtaret që ata janë nën kontratë është dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare ku botojnë të gjitha kopjet e librave që ai është autor dhe njihet autorësia e tij.

Gjithashtu shtëpia e tyre botuese bën një bilanc dhe raport në lidhje me shitjet e librave që bëhen në libraritë ku ata shpërndajnë kopje botuese të librave të ndryshëm ku ndër ta janë dhe librat e autorit Ismail Kadare.

Në një nga libraritë e cila saktësisht ndodhet në rrugen “Abdyl Frashëri” e quajtur “Libri Universitar Book Store”. Nga raportimi që kjo librari ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese.

Për këtë arsye Enxhi vetë, në 9 Prill ka shkuar pranë kësaj librarie dhe ka bërë blerje të 3 librave me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre.

Në lidhje me këto blerje Enxhi, ka marrë dhe kupon tatimor duke iu ofruar si libra të rregullt dhe të ligjshëm. Për këtë shqetësim ajo veç kopje të botuara pa autorizim, në cilësinë e provës material ka çuar në prokurori dhe kopje origjinale të botuara nga shtëpia e tyre botuese “Onufri” për t’u bërë krahasimi i librave në fjalë dhe vërtetimi i botimeve kopje duke shkelur të drejtën e autorësisë.

Gjithashtu ajo është shprehur se shenjat dalluese midis botimeve kopje dhe botimeve të tyre origjinale janë tek kopertina e librave dhe ngjyrave të saj, ku ndryshojnë nga njëra-tjetra, ngjitësi, etj.

Nisur nga kjo situatë dhe pas hetimeve të kryera për një periudhë dy mujore, prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjykatë caktimin e masës së “detyrimit për tu paraqitur” në prokuror ndaj Mirela Bardhit, pronares së Librit “Universitar Book Store” që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Kërkesa e prokurorisë është miratuar dhe ditën e djeshme gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi këtë masë kufizuese për Mirela Bardhin, ndaj të cilës është ngritur akuza e “Shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Ora News

Etiketa: falsifikimhetimismail kadarelibratLibri UniversitarMirela BardhindalimOnufriveprat

Lajme të lidhura

BOTA

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

Akuzat për mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

10:12 : 30/07/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Avokati i Popullit të nisë hetim për sjelljen çnjerëzore ndaj të burgosurit ordiner Veliaj

15:16 : 23/07/2025
Para

E rëndë në Kavajë! Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 48-vjeçari/ EMRI

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com