• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

18:00 : 20/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Martesa e dy vajzave në Bashkinë e Tiranës ishte “shashka” e radhës e promovuar nga “Rilindasit” dhe për këtë u kujdes veçanërisht kryebashkiakut Erion Veliaj me qëllimin e vetëm për të larguar vëmendjen e publikut nga protestat, skandalet, aferat korruptive të pushtetit lokal dhe qendror, lidhjet e qeverisë me krimin dhe shumë skandaleve të njëpasnjëshme që mbulojnë njëra-tjetrën.

Me “bekimin” e Erion Veliajt, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, të veshura me fustane nusërie, kurorëzuan në një ceremoni dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit.

Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, pastori Andy Fitchet me ‘porosi’ të Lali Erit erdhi nga Anglia drejt në tarracën e Bashkisë së Tiranës për të bekuar historinë e parë të dashurisë në vendin tonë mes së njëjtës gjini, është Andy Fitchet. Zgjedhja nuk është e rastësishme pasi ai vetë deklaroi publikisht se është gay, çka solli përjashtimin nga Kisha dhe kalimin e tij në shërbesa të Kishës metodiste.

Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

Kaq ka mjaftuar që besimet fetare në Shqipëri të reagojnë në mënyrë hipokrite dhe të shpërthejnë me “kritika” ndaj martesës të së njëjtës gjini që celebron pushteti lokal i Lali Erit.

Fillimisht ishte Kisha Katolike ajo që dënon martesën mes dy vajzave në Bashkinë e Tiranës, por reagimi i tyre vjen sa për sy e faqe pasi jo pak janë rastet kur ky institucion fetar i bën “furça”, madje shpesh herë përdoret nga politika për të propaganduar “arritjet” e Erion Veliajt apo Edi Ramës.

Lexo edhe:

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

Kisha Katolike shprehet se martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar sipas doktrinës së saj. Sipas zëdhënësit, Dom Mark Pashkja mbetet i palëkundur qëndrimi i Kishës Katolike që është kundër martesës së personave brenda të njëjtës gjini.

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike Shqiptare: Për të ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e palëkundur bazuar në traditën e Kishës Katolike e cila nuk lejon dhe as nuk pranon bekimin e martesave të të njëjtës gjini. Sigurisht në këtë aspekt qëndrimi i Kishës Katolike mbetet i palëkundur, i pandryshueshëm dhe besnik traditës së kishës. Nga ana tjetër shprehim shqetësimin tonë që nëpër institucionë shtetërore siç është bashkia në këtë rast lejohen këto ceremoni duke u bazuar tek fakti që sipas legjislacionit shqiptarë martesat të së njëjtës gjini nuk janë të lejuara.

Pavarësisht këtij reagimi kritik, realiteti është i kundërt pasi jo pak herë Kisha Katolike vendoset në dispozicion të propagandës së Erion Veliajt i cili shpesh herë shfaqet i “dhimbsur” dhe servir pjatat “Supë” për shtresat në nevojë.

Propaganda e Veliajt me “supën” e Kishës
  • Çudira në Kishën Katolike në Tiranë, Veliaj mbajti fjalim propagandistik

Kujtojmë që gjatë muajit shkurt të këtij viti, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj habiti të gjithë pasi u shfaq në ambientet e Katedrales e “Shën Palit” në Tiranë për të mbajtur një fjalim propagandistik.

Kryebashiaku i Tiranës me mospërfillje totale del përpara altarit dhe fillon mban një nga ato fjalimet e tij të parafabrikuara ku i jep mend pjesëmarrësve në meshë se çfarë është modestia dhe puna shpirtërore me popullin.

Kjo skenë e çuditshme dhe e tepërt nuk u konsumua me popullin e thjeshtë, por Veliaj mblodhi të gjithë priftërinjtë dhe bëri propagandë brenda në Kishë.

Kemi parë personalitete botërore të marrin pjesë në meshë, por kurrë ta uzurpojnë për qëllime politike. Hierarkia e pushtetit dhe politikës nuk vlen brenda në kishë. Aty të gjithë i përulen Jezu Krishtit. Nuk presim nga Veliaj të kuptojë respektin për pushtetin hyjnor. Për të çdo shans për propagandë duhet shfrytëzuar.

Lexo edhe:

Pronari faktik i inceneratorit propagandë në shtëpinë e Zotit

  • Pjesë e hipokrizisë edhe Komuniteti Mysliman 

Pjesë e hipokrizisë dhe kësaj vorbulle bëhet edhe Komuniteti Mysliman të cilët me anë të një reagimi për mediat i bënë thirrje bashkisë së Tiranës që “të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla”.

Komuniteti Mysliman thotë se: “zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshëm për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare”.

Përtej këtyre deklaratave hipokrite, realiteti është krejt i kundërt pasi nuk ka Kishë dhe Xhami në vendin tonë që nuk është vendosur në shërbim dhe dispozicion të propagandës së rilindjes së Edi Ramës.

Ndërsa në krahun tjetër Anastas Janullatosi, nga Kisha Ortodokse është i vetmi nga besimet fetare që nuk është “përzier” në punët e politikës dhe nuk i ka “larë” këmbët Lalit dhe rilindësve të propagandës së Edi Ramës.

Çdo vit me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me Edi Ramën shtrojnë ‘Iftari’ për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman, diplomatë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Para se të konsumohet Iftari, sigurisht nuk mungojnë fjalimet propagandistike të Veliajt dhe Ramës të cilët çdo ditë bëhen pjesë e ‘show-t’ mediatik./ Boldnews.al

Etiketa: bashkia tiranekishakomuniteti myslimanlali eriMartesavajzat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

08:31 : 02/06/2025
AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Resorti i Dajlan Avdias te Gjiri i Krorëzës/ Gazetari: Është 68 ha, shkatërron monumente të kulturës

16:09 : 19/05/2025
Para

Iu dolën emrat ne dosjen e SPAK, përjashtohen nga policia dy efektivët (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

22:53 : 02/06/2025

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë

22:40 : 02/06/2025

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

22:32 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com