Ata si fis lëvizin të armatosur dhe me pistoleta me fishekë në gojë. Kështu shprehet Dukate Selimi, nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi i vrarë në vitin 2019 nga Kiri Mërnica, vëllai i Azgan Mërnicës, vrasësi i efektivit të “Shqiponjave” Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit.
Dukate Selimi tha se ajo është larguar nga fshati Sulaj, prej nga janë Mërnicat, pasi kalonte çdo ditë pranë shtëpisë së vrasësit të djalit të saj.
Dukate Selimi e cilësoi fisin Mërnica si të rrezikshëm dhe si vrasës gjakftohtë dhe se mburrjen me vrasjet e tyre. Sipas saj, ata kanë mbështetje në Policinë e Fierit dhe se i ka denoncuar disa herë për kërcënime, por nuk ka patur reagim.
“Ne jemi larguar nga fshati sepse aty e kishim shumë afër vrasësin e djalit tim. Rruëgne kishim afër shpiave të tyre nuk kishim asnjë lloj garancie për jetën. Edhe daja i Kiri Mërnicës, në bashkëpunim dhe më dy të tjerë dhe më pas ngjarja mori tjetër rrjedhë se u manipulua ngjarja. Kam 3 vite që merrem me drejtësinë e djalit tim. Ai fshat është shumë problematik. Ai fshat është shumë problematik sepse nuk ka 1- autor por janë një pjesë dërrmuese. Babai i Kiri Mërnicës i cili ka vrarë kunatin e tij me bukë në gojë. Ata e kanë si motiv të vrasin dhe të mburren për vrasje. Polici është 28-vjeça aq sa mund të ishte djali im sot. Motivete vrasjes anashkalojnë. Ajo është rrugë që kalojnë dy makina lirisht. Nuk është parakalimi që ka çuar motivin. Azgan Mërnica enden me pistoleta me fishekë në gojë, janë kapur me disa raste.
I di të gjitha di edhe mbështetjen që kanë. Pasi dolën nga burgu kanë kërcënuar me jetë vëllain tim. Kanë plagosur kushëririn tonë. Disa janë në arrati. Nuk kapen sepse kanë mbështetje në policinë e Fierit.
4 vite nuk kemi folur në fillim kanë tentuar të pajtohen dhe e kanë ndarë mendjen të marrin hak. Kanë marrë hak për djalin tim. E kanë vrarë natën e Kurban Bajramit. Është një frikë e madhe të futesh në fshatin Sulaj. Ne kemi marrë kërcënim ereale, sa herë futemi në fshatin Sulaj të kërcënojnë me armë. Një vit pas ngjarjes kam marrë shefin e krimeve dhe u kam thënë po na kërcënojnë me armë. Në Gjermani nuk ka djalë, sepse ai tre ka, 1 në burg, 1 në arrati dhe ka një të vogël në shtëpi, ka edhe një vajzë të martuar.
19 vite burg? Nuk jemi dakord sepse Kiri Mërnica ka qëndruar në burg si pasojë e plagosjes së Pashk Pëlnicës. Na ka sjellë dëme drejtësia. Të vrasin me gjakftohtësi, janë njerëz vrasës e kanë në gjak vrasjen.” – u shpreh Dukate Selimi në një intervistë televizive.