• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama po bën gjithçka që të mos dëshmojë para shqiptarëve si ka ndarë paratë me Vilma Nushin

14:55 : 11/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi akuzon mazhorancën se po tenton të mos bëhet transparente në lidhje me koncesionin që kap vlerën e 200 milion eurove.

Vokshi, në një deklaratë për mediat, shprehet se socialistët shpikin votimin me firma dhe përjashtojnë opozitën. Ajo shtoi se ata e dinë që vullneti i Ramës është ta pengoi këtë hetim parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë euro dhe ku janë të përfshirë Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu dhe Vilma Nushi.

Vokshi deklaron se gjithçka që po ndodh këto 2 muaj me bllokimin e komisionit për koncesionet në shëndetësi ka vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos japë dëshminë e tij para komisionit hetimor.

Deputetja demokrate njofton se ka thirrur mbledhjen e kryesisë së komisionit të hënën në orën 12.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecin përpara. Po ashtu, Vokshi njofton se ka thirrur edhe mbledhjen e komisionit në orën 13.00 me 2 kerkesa në rendin e ditës.

Lexo edhe:

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

Deklarata e Vokshit:

Në këto 11 vite nuk ka një rast të vetëm që Edi Rama t’i ketë qendruar deri në fund një marrëveshje politike. Nuk ka asnjë rast, që ligji të ketë triumfuar mbi interesin personal të kryeministrit. Në 11 vite qeverisje të tij të gjitha institucionet, përfshirë parlamentin, janë trajtuar si shtojca në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës.

Nuk kishim ndonjë dilemë se do të ndodhte mrekullia, kur ramë dakord për t’u bërë pjesë e komisioneve hetimore parlamentare. E dimë që vullneti i Edi Ramës është për ta penguar hetimin parlamentar, veçanërisht të koncesioneve të shëndetësisë, të cilat kapin vlerën e 200 milionë euro dhe ku janë të përfshirë direkt miku i tij i ngushtë Ilir Beqaj, besnikja e tij partiake Ogerta Manastirliu dhe financuesja zyrtare e Partisë Socialiste, Vilma Nushi.

Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private.

Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.

Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistic, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet tëkushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata.

Por përveçse qesharakë, me këtë plan këta i kanë vënë minat procedurave parlamentare.

• Nuk ka një plan paraprak hetimor të miratuar nga Komisioni Hetimor
• Nuk ka asnjë shkresë mbledhje ku është paraqitur nga ekspertët e të dy palëve plani hetimor përfundimtar për miratim, siç përcakton edhe ligji që bënë vetë.
• Nuk ka asnjë plan aktivitetesh apo vizitash të diskutuar apo miratuar nga komisioni
• Nuk ka asnjë shkresë kërkesë për informacion të miratuar nga komisioni hetimor

Çdo akt i njënashëm, që do të ndërmerret nga anëtarët socialistë për të bërë propagandën e shëntuar të qeverisë, do të ketë pasoja. Si kryetare e komisionit, do ta konsideroj një plan të tillë të paligjshëm, që angazhon shpenzime financiare nga Kuvendi, një dëm ekonomik dhe do të kallëzoj penalisht cilindo që bëhet pjesë e këtij abuzimi financiar.

Gjithçka që po ndodh këto 2 muaj me bllokimin e komisionit për koncesionet në shëndetësi ka vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos japë dëshminë e tij para komisionit hetimor. Edhe tek komisioni i TIMS-it, kushtëzuan gjithçka me heqjen e Edi Ramës nga lista e dëshmitarëve.

Ne e dimë se Edi Rama ka frikë nga hetimi parlamentar, prandaj e bllokon!

U bëj thirrje deputetëve të PS të ngrihen mbi interesin personal të kryeministrit të tyre dhe të mbrojnë interesin publik. Të vendosim një normalitet në komision. Të respektohet ligji! Të lejohet transparenca për 200 milionë euro koncesione.

Për këtë arsye, kam thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së komisionit, në orën 12.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara. Dhe po të hënën, kam thirrur mbledhjen e komisionit në orën 13.00 me 2 kerkesa në rendin e ditës :

  1. Të miratojmë kërkesat për informavcion
  2. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor

Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flerë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!

Etiketa: albana Vokshishendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli

19:19 : 25/09/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025
AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
Para

Teuta-Dinamo/ Sfidë direkte për “Final 4”, Martini dhe Mehmeti zbardhin formacionet zyrtare

TË GJITHA

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

17:19 : 11/10/2025

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025

Serbia nuk “harron” të provokojë, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

17:01 : 11/10/2025

Jozi ndez “xixat”: Puthja me Stresin s’ishte miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua…

16:47 : 11/10/2025

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

16:38 : 11/10/2025

Kosovë, Albin Kurti emëron Vukmiroviç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:29 : 11/10/2025

Duhanpirja në nivel shqetësues, ekspertët: 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë konsumatorë

16:20 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com