• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cilin kandidat mbështesin të rinjtë, Biden apo Trump?

16:08 : 01/05/2024
në BOTA

Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara thonë se do të dëshironin të kishin alternativa të tjera ndaj kandidaturave të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump. Një nga arsyet për këtë është mosha e kandidatëve aktualë. Por, çfarë mendojnë ata për kandidatët presidencialë të dy partive më të mëdha në Amerikë?

Në garën mes dy kandidatëve të pritshëm presidencialë të dy partive kryesore në Amerikë, për shkak të moshës, janë ngritur çështje lidhur me aftësinë shëndetësore të tyre për postin e Presidentit.

Ky ka qenë një shqetësim i madh sidomos për votuesit e rinj. Desmond Kager do të dëshironte të kishte alternativa të tjera.

“Nëse republikanët apo demokratët mund të ofrojnë një kandidatë për të cilin vërtetë ia vlen të votohet, atëherë unë do të votoja për ata”, thotë ai.

Lexo edhe:

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

Një sondazh i organizatës “Pew Research” javën e kaluar zbuloi se dy të tretat e votuesve nën moshën 30 vjeç do t’i zëvendësonin të dy kandidatët nëse do të kishin mundësi. Por, kush janë të rinjtë që mbështesin kandidatët Biden dhe Trump?

Francesca Panniello mbështet zotin Biden për shkak të shqetësimit për të drejtat riprodhuese.

“Aborti është një çështje e rëndësishme për mua. Kujdesi për abortin dhe e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese janë të rëndësishme për mua”, thotë ajo.

Të drejtat e abortit dhe përdorimi i marijuanës do të jenë në fletën e votimit në Florida në nëntor të këtij viti. Këto çështje po tërheqin mbështetje nga votues më të rinj për kauzat e Partisë Demokratike, thotë Jayden D’Onofrio.

“Votuesit e rinj kanë një mundësi reale për të ndikuar në peizazhin elektoral këtu në Florida. Ne kemi parë se e drejta për abort dhe përdorimi i marijuanës janë çështje të rëndësishme për votuesit e rinj. Përparësia e tyre më e madhe është e drejta për të zgjedhur për çështjet riprodhuese”, thotë ai.

Disa të rinj e kundërshtojnë Presidentit Biden për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për luftën në Rripin e Gazës. Megjithatë, ai pritet të marrë mbështetjen e votueses Eliana Stein.

“Një nga gjërat më të rëndësishme për mua është mbështetja e vazhdueshme për Izraelin, veçanërisht gjatë gjithë këtij konflikti që po ndodh. Pra, unë vërtet vlerësoj gjithçka që Presidenti Biden ka bërë për të mbështetur Izraelin në konfliktin aktual”, thotë ajo.

Në mesin e të rinjve që mbështesin zotin Trump janë edhe votuesit në Uiskonsin, Briauna Bonilla dhe Jonathan Boyer.

“Dua të them se jam përpjekur të zhvilloj biseda me njerëz që nuk e pëlqejnë zotin Trump dhe ata thonë: ‘Mund të largohesh. Nuk dua të flas më me ty.’ Pra, mendoj se ky është problemi kryesor. Njerëzit nuk janë të hapur për të dëgjuar. Ata mendojnë se nëse pëlqeni zotin Trump, ju jeni një person i tmerrshëm”, thotë Briauna Bonilla.

“Po, nuk ka kurrë ndonjë diskutim të hapur”, thotë votuesi Jonathan Boyer.

“Kur kam një diskutim të hapur me kundërshtarët e zotit Trump, më krijohet përshtypja se nuk mund të them asgjë, apo se ata nuk duan të flasin me mua, apo se ata do ta ndajnë përmbajtjen e diskutimit më gjithë të tjerët”, thotë votuesja Briauna Bonilla.

Mbështetësit e rinj të zotit Trump janë mësuar me moshatarët e tyre, që vënë në dyshim zgjedhjet e tyre politike, thotë Isayah Turner.

“Kur shkoj në restorante me kapele që kanë mbishkrimin ‘Trump 2024’, njerëzit me shikojnë me çudi, por kjo nuk më shqetëson.”

Turner thotë se e admiron qëndrimin e zotit Trump kundër korrupsionit.

“Mendoj se ka shumë gjëra skandaloze që po ndodhin në të gjithë botë. Mendoj se zoti Trump është i vetmi njeri që ka guximin të merret me këta njerëz. Ai nuk frikësohet nga ata. Mendoj se ai do të bëjë më të mirën për vendin”, thotë ai.

Një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës “Ipsos” në mars tregoi se Presidenti Biden ka një epërsi prej tre për qind ndaj ish Presidentit Trump në mesin e amerikanëve të moshës 18 deri 29 vjeç. Ky është një avantazh shumë më i vogël se epërsia prej 24% me të cilin Biden fitoi votën e të rinjve katër vjet më parë./VOA

Etiketa: donald trumpJoe BidenZgjedhje ne SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërcënon Kinën me “rritje masive” të tarifave për metalet e rralla

18:39 : 10/10/2025
BOTA

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025
BOTA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025
BOTA

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025
BOTA

SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump

21:56 : 03/10/2025
Para

Shqipëria ka humbur mbi 7.7 miliardë euro në 10 vite nga emigrimi

TË GJITHA

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

09:04 : 11/10/2025

Një tërmet me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

09:01 : 11/10/2025

Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025

08:45 : 11/10/2025

Mjekët: Trump është 79 vjeç, por ka një “moshë kardiake” si një 65-vjeçar

08:35 : 11/10/2025

Këmbimi valutor 11 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 11/10/2025

Administrata Trump nis shkarkimet masive, mbi 4 mijë punonjës humbin vendin e punës

08:14 : 11/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:04 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com