• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

21:54 : 30/04/2024
në BOTA

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë të martën, ndërsa studentët në Universitetin ‘Columbia’ morrën nën kontroll një ndërtesë, duke thënë se kjo është ‘qasje e gabuar’.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë po vëzhgonte me kujdes protestat në rritje në universitetet amerikane.

Presidenti beson se marrja me forcë e një ndërtese universitare është absolutisht një qasje e gabuar. Ky nuk është një shembull i protestave paqësore”, tha zoti Kirby gjatë një konference për shtypin.

Ndërsa presidenti ka autoritet gjithëpërfshirës për të aktivizuar Gardën Kombëtare, zoti Kirby tha se një veprim i tillë nuk po diskutohet momentalisht, megjithë zhvillimet e fundit në universitetin ‘Columbia’ në Nju Jork, ku studentët hynë në sallën ‘Hamilton’, bllokuan dyert nga brenda dhe disa të tjerë bllokuan hyrjen nga jashtë.

Policia e qytetit të Nju Jorkut mbërriti përballë kësaj ndërtese, por tha se ata do të ndërhynin vetëm nëse kishte lëndime, raportoi gazeta ‘Columbia Spectator’.

Lexo edhe:

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

Zelensky do të takohet me Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë

“Nuk ka asnjë përpjekje për të aktivizuar Gardën Kombëtare në këtë kohë”, tha ai. Zoti Kirby shtoi se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë dëshmie se persona të jashtëm janë përfshirë në protestat në universitetet amerikane.

Ai nënvizoi mbështetjen e qeverisë për të drejtën e fjalës së lirë dhe të drejtën për të protestuar, por tha se ishte thelbësore të sigurohet që protestat të mbeten paqësore dhe të mos paraqesin kërcënim për studentët e tjerë.

Presidenti Joe Biden “dënon përdorimin e fjalës ‘intifada’, (kryengritje) ashtu siç ka dënuar fjalimet e tjera të rrezikshme të urrejtjes të shfaqura ditët e fundit”, tha në një deklaratë zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates.

“Marrja me forcë e ndërtesave nuk është paqësore – është e gabuar. Gjuha e urrejtjes dhe simbolet e urrejtjes nuk kanë vend në Amerikë”, tha zoti Bates në deklaratë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, i cili tashmë i ka bërë thirrje presidentes të universitetit “Columbia’, Nemat Shafik, të japë dorëheqjen, sot shkoi një hap më tej.

“Kjo nuk është protestë; ky është terrorizëm” shkroi ai në rrjetin social X mbi një video ku shiheshin studentët në universitetin ‘Columbia’ duke thyer xhamat dhe duke bllokuar hyrjen./VOA

Etiketa: BidenNju JorkShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
BOTA

Zelensky do të takohet me Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë

19:02 : 13/10/2025
RAJONI

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: SHBA do ta mbrojë Poloninë në rast sulmi rus

10:06 : 22/09/2025
BOTA

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025
Para

Tjetër mashtrim i Veliajt/ Gazetarja: Nuk ia dhuroi ai ambientet e ujësjellësit SPAK-ut

TË GJITHA

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025

Dogjën qëllimisht dy makina në Vlorë, një në pranga, tjetri në kërkim

11:04 : 12/11/2025

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

10:55 : 12/11/2025

Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë në vitin 2026

10:50 : 12/11/2025

Detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga Nikla, 3 qitësit qëlluan me 4 armë

10:41 : 12/11/2025

EMRAT/ Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

10:31 : 12/11/2025

“Benz-i” ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? Reagon Elvis Kosova: Zot na ruaj…

10:25 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com