• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e PD-së për taksimin e profesioneve të lira

10:29 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e depozituar nga Partia Demokratike, ku kërkon shfuqizimin tek ligji “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, nenin për profesionet e lira. Padia është firmosur nga 37 deputetë, kryesisht të Partisë Demokratike, teksa u janë bashkuar edhe deputetë nga Partia e Lirisë si Petrit Vasili apo Erisa Xhixho.

Sipas ligjit të ri, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit po tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë është vendosur tatimfitimi 23%.

“Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces.” – thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këtë vendim të Kushtetuese e ka komentuar deputetja e PD-së, Jordia Tabaku ditën e sotme gjatë një takimi me profesionistët e lirë, ku tha se kjo çështje nuk po trajtohet si populiste, por tha se është vendosur në cenim të Kushtetutës.

Tabaku po ashtu tha se brenda datës 21 maj do të dorëzojnë parashtrimet sa i takon tatimit të profesioneve të lira. Ajo ngriti shqetësimin se në disa biznese norma e taksës ka shkuar në 30-40, ndërsa disa të tjerë kanë mbyllur bizneset e tyre.

“Dje morëm një lajm të mirë që Gjykata Kushtetuse ka kaluar fazën e dhomës së këshillimit, padia per tatimin e profesionisteve te lire është pranuar dhe deri në datën 21 maj do dorëzojmë parashtrimet me shkrim sa i takon tatimit të profesioneve të lira. Ne kemi ngritur shumë cështje për taksat, por nuk ka pasur asnjë cështje që mua më kanë kontaktuar kaq shumë sa tatimi për profesionet e lira.

Jemi përpjekje që këtë cështje mos ta trajtojmë si çështje populiste. Jemi të arsimuar mjaftueshëm për të kuptuar që shtet pa taksa nuk ka. Por ne po kërkojmë që kjo taksë që në gjykimin tonë është vendosur në shkelje dhe cënim të kushtetues, të merren parasysh nga gjykata Kushtetuese për ta riparë dhe për të vendosur në mënyrë të logjikshme për mënyrën si do procedohet”, tha Tabaku.

Etiketa: Gjykata KushtetueseJorida Tabakupadipranonprofesionet e liratatimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025
Para

Alarm në Kosovë, 7 gra të dhunuara në vetëm 24 orë

TË GJITHA

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Lëvizja Bashkë zbulon pse vendosi të përqendrohet vetëm në Tiranë

21:29 : 02/11/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com