• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Shkrime promocionale

Bujqësia në epokën dixhitale/ Vodafone Albania, histori suksesi në Agrokulturën Inteligjente

20:15 : 25/04/2024
në Shkrime promocionale

Vodafone Albania organizoi eventin “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale”, një event shumë domethënës për “Shqipërinë në epokën dixhitale”, ku morën pjesë partnerët dhe aktorët kyç të sektorit të bujqësisë e teknologjisë.

Në event u fol për dixhitalizimin e sektorëve jetikë, për të kontribuar kështu në një shoqëri më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse. Dhe bujqësia mbetet jo vetëm një nga drejtimet kyçe në zhvillimin e vendit, por edhe një sektor ku aplikimi i teknologjisë nga kompani lider, si Vodafone Albania, ka rezultuar mëse i suksesshëm.

Disa nga temat më të rëndësishme që u trajtuan në këtë konferencë ishin dixhitalizimi i sektorit të agrokulturës, Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e aplikuara në sektorin e bujqësisë, teknologjitë e reja në Agrokulturën Inteligjente, etj.

Eventi “Agrokultura dhe Inteligjenca Artificiale” ka për qëllim nisjen e diskutimeve për Bujqësinë Inteligjente në Shqipëri dhe për këtë arsye pjesë e tij u bënë të gjithë aktorët kryesorë të ekosistemit si qeveria, OJF-të, bizneset e sektorit të bujqësisë/fermerë dhe ekspertë të agrobiznesit, etj. Vodafone Albania ndau me të pranishmit shembuj konkretë se si teknologjitë e reja dhe Agrokultura Inteligjente janë implementuar në Shqipëri dhe në botë. Në fund të eventit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor 5 minutësh për të matur nivelin e tyre të dixhitalizimit.

Lexo edhe:

Ekipi i programuesve shiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

Vodafone mundëson lidhjen e Evropës me rrjetin 2Africa nëpërmjet Portugalisë

CEO i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz gjatë fjalës së tij u shpreh se bujqësia është një sektor prioritar për investime në inovacion dhe teknologji, identifikuar edhe nga qeveria shqiptare si një fushë kyçe, ku dixhitalizimi i saj mund t’i shtojë vlerë të konsiderueshme ekonomisë. I certifikuar nga “Gartner” si lider botëror në menaxhimin e shërbimeve IoT, Vodafone përdor teknologjinë më të fundit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale për të ofruar një përvojë të personalizuar e të diferencuar të klientit nëpërmjet platformave dixhitale me kapacitet të lartë. Partneriteti strategjik me “Microsoft” do të përshpejtojë transformimin dixhital të klientëve të biznesit të Vodafone Albania dhe do të rrisë cilësinë e përvojës së klientit për konsumatorët. Dixhitalizimi i agrokulturës përmes zgjidhjes Vodafone Smart Agriculture siguron infrastrukturën për industrinë bujqësore, duke mundësuar monitorimin, analizimin dhe automatizimin e operacioneve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj theksoi në fjalën e saj se dixhitalizimi në fushën e bujqësisë lidhet me nevojat imediate që ka bujqësia për të garantuar efikasitet dhe të ardhura për fermerët, në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ministrja solli në vëmendje platformën dixhitale “Portali i Fermerit” si një hap i rëndësishëm në programin e dixhitalizimit të agrokulturës. Kjo platformë mbështet rritjen thelbësore të efikasitetit dhe transparencës në sektorin e bujqësisë. Nëpërmjet integrimit të teknologjisë mundësohet siguri e lartë drejt cilësisë ushqimore për konsumatorin lokal dhe ndërkombëtar.

Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Jashtë theksoi se Agrokultura dhe Teknologjia janë pjesë integrale e jetës sonë, ndërkohë që dixhitalizimi është një prej shtyllave kryesore drejt Integrimit Evropian.
Revolucioni dixhital në Shqipëri reflektohet në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale (DESI) në 4 fusha shumë të rëndësishme: në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, integrimin e teknologjive dixhitale, rrjetin e lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale.

Smart Agriculture ose Agrokultura Inteligjente, është një sfidë dhe një oportunitet për të gjithë aktorët e ekosistemit. Që teknologjia të jetë e aksesueshme ka nevojë të demokratizohet. Ajo është në funksion të fermerit, që nëpërmjet platformave të integruara të ketë akses në tregjet lokale e ndërkombëtare.

Sipas studimeve të prezantuara nga Vodafone Albania, zhvillimi dixhital në Shqipëri është mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor sa i takon integrimit të teknologjive dixhitale, rrjetit të lëvizsshëm e fiks dhe shërbimeve publike dixhitale, por nevojiten përmirësime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve njerëzore. Dhe një rol kryesor në këtë peizazh të Agrokulturës Inteligjente dhe aplikimin e teknologjisë në sektorin bujqësor ka luajtur pa diskutim vetë Vodafone Albania, në kuadër të axhendës së saj të “Smart Agriculture”, një model i shkëlqyer ofruar nga Vodafone Group.

Etiketa: Vodafone

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

Ekipi i programuesve shiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

19:45 : 28/06/2024
Shkrime promocionale

Vodafone mundëson lidhjen e Evropës me rrjetin 2Africa nëpërmjet Portugalisë

16:41 : 19/03/2024
Shkrime promocionale

Vodafone kryeson në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme në Barcelonë

14:04 : 29/02/2024
Shkrime promocionale

300 milionë biznese dhe konsumatorë përfitojnë nga partneriteti 10-vjeçar midis Vodafone e Microsoft

14:42 : 17/01/2024
Shkrime promocionale

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

16:04 : 24/11/2023
AKTUALITET

Kostoja e duopolit, paketat e telefonisë celulare janë shtrenjtuar

08:17 : 22/11/2023
Para

Po t’i doje nuk do ti largoje!

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com