• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bosi i drejtësisë”/ Dvorani, Ina Rama e Qirko të lumtur për dekoratën e Agaçit – FOTO

10:48 : 23/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews

Prej shumë kohësh përflitet se Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Edi Rama, është personi që kontrollon në hije drejtësinë, sidomos atë të krijuar pas Reformës në Drejtësi, përfshirë edhe procesin e Vetingut.

Thuhet gjithashtu se është ai që përzgjedh titullarët e këtyre institucioneve, i orienton dhe drejton në vendimmarrje, kur ka interesa të qeverisë apo personale të Edi Ramës.

Një video e publikuar mbrëmjen e së Hënës në “Çim Peka Live” në “Syri Televizion” dëshmon se zërat që thonë se “Agaçi kontroll drejtësinë” nuk janë thjesht një legjendë urbane.

Në nëntor të vitit 2023, në ambasadën italiane në Tiranë zhvillohet një ceremoni për dekorimin nga presidenti italian, Sergio Matarela, me urdhërin “Kalorësi i Meritës”, të Agaçit,  ish-avokat në Itali dhe tashmë “eminenca gri” e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

Në pamjet e publikuara dallohet se në ceremoni marrin pjesë disa prej eksponentëve më të lartë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Të gjithë duken të lumtur për dekorimin e Ëngjëll Agaçit.

Ardian Dvorani, “kalorësi anti-korrupsion” që nuk ka shënuar asnjë rast gjykimi të suksesshëm kundër korrupsionit, gjendej në atë takim dhe dukej shumë i kënaqur me rezultatet e Agaçit.

Në foto: Ardian Dvorani (majtas) dhe Pamela Qirko (djathtas), në ceremoninë për dekorimin e Ëngjëll Agaçit

Dvorani “ka lindur për shef” në epokën e Rilindjes së Edi Ramës. Ai ka mbajtur postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Lartë, megjithëse duhet të ishte larguar nga detyra, pasi kishte harruar 100 milionë lekë gjatë procesit të Vetingut.

Me kryesimin e Gjykatës së Lartë, Dvorani drejtoi për disa kohë edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke vendosur vendin në kolaps institucional, pasi synonte të emëronte gjyqtarët pranë Edi Ramës për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë, Dvorani drejton prej gati një viti Gjykatën Administrave të Apelit.

Në të njëjtën ceremoni gjendet edhe Ina Rama, ish-prokurore e Përgjithshme, tashmë gjyqtare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prej vitesh, Ina Rama është akuzuar nga opozita e djathtë se është një “militante e Edi Ramës”. Edhe ajo dukej e lumtur në ceremoninë e dekorimit të Agaçit.

Në foto: Ina Rama dhe Maks Haxhia në ceremoninë në ambasadën italiane

Në takimin festiv për Ëngjëll Agaçin ishte edhe Pamela Qirko, kryetare për tre vjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe tashmë anëtarë e kësaj strukture që kryen vetingun për gjyqtarët dhe prokurorët. Qirko është gjithashtu motra e zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Gjithashtu, në takim shihet i pranishëm edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia.

Të gjithë këta duket se përbëjnë “grupin e miqve të ngushtë” të Ëngjëll Agaçit, pasi në ceremoni të tilla, i dekoruari fton ata që i ka më për zemër.

Etiketa: ambasada e ItalisëArdian DvoraniBosi i drejtësisëdekorataDokumentariËngjëll Agaçiina ramaMaksim HaxhiaPamela QirkoRAI3

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025
AKTUALITET

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

13:32 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
BOTA

Nicolas Sarkozy-t i hiqet medalja e “Legjionit të Nderit”, pas konfirmimit të dënimit për korrupsion

17:29 : 15/06/2025
Para

Përplasi për vdekje kalimtarin, arrestohet pas 10 vitesh autori në Elbasan

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com