• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prodhimi vendas nuk mjafton, importet e kafshëve të gjalla për mish u rritën me 62%

11:04 : 19/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Importet e kafshëve të gjalla po tregojnë se sektori i blegtorisë në vend po përkeqësohet nga viti në vit.

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Burimet nga tregu pohojnë se nga Greqia po importohen më së shumti derra dhe bagëti të imta për konsum mishi. Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Lexo edhe:

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

Pas Greqisë, furnizuesit kryesorë të kafshëve të gjalla për mish janë Hungaria, Rumania, Kosova, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht nga këto vende vijnë viça dhe të imta për mish.

Importet e kafshëve të gjalla për mish janë në rritje vit pas viti, por këtë vit tendenca ka qenë edhe më e fortë. Në njërën anë, pakësimi i bagëtive në vend dhe në anën tjetër, turizmi, e kanë rritur kërkesën për mish.

Kulinaria shqiptare ka në themel të saj mishin, ndaj edhe rritja e numrit të turistëve nxit konsumin e tij në restorante. Por bashkë me konsumin është rritur edhe çmimi i mishit në mënyrë të ndjeshme. Në muajin mars, niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3 %, ndërsa çmimi i mishit u rrit me 3.7%.

Vendi ynë kishte një traditë të pasur në mbarështimin e blegtorisë në natyrë, por me pakësimin e popullsisë në zonat e rurale, braktisjen e vendit nga të rinjtë dhe mungesën e subvencioneve kjo traditë po shuhet.

Përgjatë viteve 2021-2022 numri i krerëve ka pësuar rënie me rreth 20 për qind, teksa ashtu si edhe për njerëzit edhe për blegtorinë mungojnë të dhënat e sakta për krerët. Instituti i Statistikave ka shtyrë për vitin 2024 Censin e Bujqësisë i cili fillimisht ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022.

Përveç të tjerash blegtoria po përballet me konkurrence brenda sektorit të bujqësie. Në zonat fushore, blegtorët konkurrohen nga serat. Për 1 hektar serrë të ardhurat arrijnë mesatarisht 40 mijë euro në vit, ndërsa për një lopë duhet një 1 hektar dhe fitohet 1000 euro në vit, analizon një zotërues i një ferme blegtorale në Fier.

Ai tha se fermerët e kanë kuptuar që sera te jep 2-3 mbjellje në vit, që edhe nëse humbjet në një kultivar fiton tek një tjetër. Vitet e fundit në zonat ku serat kanë përhapje masive numri i bagëtive ka shënuar rënie drastike.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2022 rënia më e madhe vjetore e bagëtive të gjedhit, që janë edhe prodhuesit kryesor të qumështit dhe bulmetit, ishte më e lartë ishte ne Belsh me 56 %, Mallakastër 55%, në Vorë 52%, Lushnjë me 46%,Shijak 45%, zona ku ka zhvillim intensiv te serave.

Në Veri blegtorët po shesin lopët dhe po blejnë koshere. Psh në zonën e Tropojës krerët e gjedhit kanë rënë me 35% në pesë vitet e fundit, por numri i koshereve të bletëve po rritet me shpejtësi. Vitin e kaluar në bashkinë e Tropojës u numëruan 19,569 koshere me bletë me një rritje 22 për qind nga viti 2021 dhe 166 për qind nga viti 2018./Monitor

Etiketa: blegtoriaimportekafshemish

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

17:06 : 14/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal: Deri në 3 vite burg kush keqtrajton ose braktis kafshët

15:51 : 02/08/2025
AKTUALITET

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025
AKTUALITET

Sëmundja e rrezikshme për njerëzit dhe bagëtitë përhapet në Dibër, qeveria hesht

10:57 : 26/07/2025
AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

Pas pronave publike dhe mashtrimit me taksat, Ismet Shehu fton minorene për mish në hell

18:26 : 16/07/2025
Para

Komisioni Hetimor për TIMS, miratohen kërkesat për informacion drejtuar institucioneve

TË GJITHA

EMRAT/ Tentuan të fusnin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në doganë e Kapshticës

14:58 : 15/08/2025

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

14:33 : 15/08/2025

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

14:21 : 15/08/2025

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

14:10 : 15/08/2025

Sherr për pronën/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim autori

13:59 : 15/08/2025

“Risk i lartë!”/ Mesazhi i Trump para takimit me Putin në Alaskë

13:46 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com