• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Në fshatin tim nuk vdes njeri…

(Se vdekja nuk është tabu, ajo ecën me ne, mbi ne dhe në simbiozë me frymën, me jetën)

12:10 : 15/04/2024
në BOLD BLOG

Nga Albert Avduli

Po, është e vërtetë, ka kohë që në fshatin tim, me mbi 300 shtëpi, nuk vdes më askush.

Sigurisht që njerëzit e rritur mes ullinjve dhe flladit të Vjosës janë jetëgjatë, por jo të gjithë e kalojnë cakun e 100 viteve.

Ah, se për pak më doli nga mendja, është një rracë aty që jeton me shekuj, ata gjuhën tonë e dinë, por nuk flasin, veç pëshpërisin me njeri tjetrin.
E kam fjalën për ullinjtë

Lexo edhe:

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

Që të kthehem te fatkeqësia që ka zënë fshatin tim

Nuk vdes njeri aty ose kjo ndodh shumë rrallë.

Bashkëfshatarët e mi vdesin larg, në Ballsh, Fier, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Elbasan.

Bashkëfshatarët e mi janë kurajoz, ata vdesin edhe më larg, në Greqi, Itali, Amerikë, Kanada e në ndonjë vend tjetër ku fati u është përcaktuar. Një vdes e fshati loton i gjithi, se lot ka ende aty, qajnë njerëzit në këto raste, por qajnë edhe rrugët, qajnë edhe pemët, ndoshta qajnë edhe të vdekurit.

Por në fshatin tim rrallë vdes njeri, tepër rrallë lind ndonjë bebe.

Fshati im nuk është shkret, kurrë nuk do të jetë i tillë, por aty jetojnë shumë pak vetë.

Ata pak që kanë mbetur, mblidhen te kafeneja e fshatit, dëgjojnë këngë labçe, pinë ndonjë gotë raki, diskutojnë për luftën e Ukrainës, Izraelit, zgjedhjet në Itali, shajnë Berishën, Ramën, mburrin Ramën, Berishën, Melonin, Trampin, Micotaqisin, ashtu si t’i kenë bindjet apo pijen.

Ata mblidhen jo për këto, bëhen bashkë dhe presin lajme plot gaz nga bijtë dhe bijat që ndodhen larg.

Shkolla s’ka nxënës, shumë mësues kanë vdekur, të tjerë mësues të fshatit kanë ikur, ose mësojnë fëmijët e qytetit ose kanë shkuar ndër popuj të tjerë.

Po librat e bibliotekës ku janë ? Si kam harruar të pyes…

Infermieria e fshatit tashmë është vënë nën një kyç të ndryshkur.

Mullenjat s’kanë nevojë për vaksina, as ujku nuk e mat tensionin, madje as dhelprën s’e kap reumatizma.

Fshati im gëzohet i gjithi, kur dëgjon se Agimi në USA martoi vajzën, se Bedriu në Tiranë fejoi djalin, se Astriti në Itali bleu shtëpi, se djali i Fatosit është mjek në Athinë, se vajza e Bujarit ka hapur dyqan në Stamboll, se vajza e Gëzimit u diplomua në Vjenë.

Fshati im gëzohet i gjithi, kur dëgjon se biri i Nuriut erdhi dhe po rindërton shtëpinë e babait.

Fshati im ndihet në festë, kur në kohën që vilen ullinjtë ja behin disa prej bijve të larguar dhe vjelin kokrrat e arta.

Fshati im hidhërohet i gjithi, kur vjen lajmi i zi, se dikush ndërroi jetë.

E në kafe pyesin njeri-tjetrin: A do të varroset këtu, në truallin e tij.

Nëse po, ata “gëzohen” të paktën për praninë e të vdekurve tanë.

T’i kenë në fshat… Duket se i japin jetë. Po, po, ndodh që të vdekurit t’i japin jetë të gjallëve.

Isha atje, kalova në dy varreza lagjesh, më shpëtuan lotë teksa lexoja emrat dhe i përfytyroja të gjallë, me fjalën e tyre, me buzëqeshjen, me seriozitetin, me grindjen e tyre, me kapriçion dhe inatin e të gjallëve.

Tashmë heshtnin, nuk di nëse më shihnin, por jam i sigurtë që më ndjenin.

Gurët e varreve në fshatin tim nuk kanë kryq, nuk kanë as gjysmë hëne. Ata kanë të dhënat dhe një epitaf ose përkushtim të shkurtër nga familjarët e tyre.

E mbi të gjitha, gurët e varreve në fshatin tim, qofshin gurë mali, granit, zall i madh lumi apo mermer, kanë në damarët e tyre jetën tonë të dikurshme, të sotmen, por edhe të ardhmen.

Ndërsa dilja nga një prej varrezave dhe po mbyllja portën e drurit, dëgjova trokun e një kali. Ktheva kokën nga vinte kalorësi dhe ai zbriti. Mbi 80-vjeç, u hodh nga kali sikur të ishte djalosh dhe më përshëndeti: Tungjatjeta o djalë ! Qesha dhe u lajkatosa me përcaktorin “djalë”. Më njohu, e njoha. U ulëm në një mur të rrënuar.

Paske ardhur, më tha. Sa mirë që u hedh një sy të vdekurve se të gjallët janë rralluar.

E vazhdoi bisedën pa m’i ndarë sytë, por në të njëjtën kohë po më dridhte një duhan të fortë. Cigaren, që unë shkëmbeva, e vuri mbi vesh dhe më siguri që do ta ndezi sa për traditë, do kollitet e do ta flaki diku.

Dëgjo-më tha me një zë kumbues- se je ende i ri, do rrosh e do tregosh.

Nuk ka më keq për një fshat a popull, po s’ka dasma.

Por ka dhe më keq…heshti pak, aq pak sa shkrepi strallin mbi eshkë dhe ma zgjati të ndez cigaren.

E më keq, vazhdoi, është humbja e vdekjes.

Njeriun e mban gjallë zëri i fëmijëve, kënga e dasmave, shkrepja e dyfekut nga gëzimet, por njeriun e mban gjallë edhe vdekja. Ajo të kujton se çfarë është e sa shumë vlen jeta.

Ika o djalë (më llastoi përsëri), i hipi kalit rrufeshëm dhe iku si ajri.

Ai iku, mua më rrihnin fjalët e tij si çekan mbi krye.

Kjo bisedë u bë shkak për këtë reflektim.

Ku i kam dëgjuar këto fjalë? Ku ?

E tashmë u kujtova…

E kisha lexuar në një përkthim të mrekullueshëm nga mjeshtri Bajram Karabolli.

Bëhet fjalë për dy shkrimtarë të mëdhenj, një argjentinas dhe një meksikan.

Po e sjell:

BORHES: Imagjinoni, don Huan, ç’fatkeqësi do të ishte, nëse do të ishim të pavdekshëm.

Rulfo: Ke të drejtë.

Sepse pastaj njeriu do endej i vdekur duke pretenduar se ishte i gjallë”

Fragment nga një bisedë midis dy shkrimtarëve të mëdhenj, Horhe Luis Borhes (argjentinas) dhe Huan Rulfos (meksikan)

Dhe kalorësi i fshatit tim nuk ka dëgjuar kurrë për asnjërin prej tyre.

Çfarë filozofie sipërore ka fshati im…

Etiketa: Albert Avduliemigrimifshatrenia e lindjeveVjosA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025
AKTUALITET

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

18:23 : 09/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
RAJONI

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

21:30 : 05/07/2025
SOCIALE

Rinia shqiptare në emigrim, si modeli i Kroacisë mund të përdoret për ulur shifrat

09:08 : 30/06/2025
Para

PD: Shell u tërhoq, Rama të kërkojë falje për gënjeshtrën stratosferike

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 16 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 15/07/2025

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com