• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli vret një komandant të Hamasit

14:55 : 12/04/2024
në BOTA

Dy palestinezë janë vrarë mëngjesin e 12 prillit gjatë përleshjeve me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, raportuan mjekët palestinezë dhe ushtria izraelite.

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se njëri nga të vrarët ishte një nga komandantët e tij lokalë.

Operacioni izraelit u krye në qytezën Tubas dhe në kampin e refugjatëve, al-Fara. Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze konfirmoi vdekjen e dy personave dhe tha se edhe tre të tjerë janë plagosur, përfshirë njërin që ka pësuar lëndime serioze.

Ushtria izraelite tha se caku i operacionit ishte Mohammed Daraghmeh, një komandant lokal i Hamasit. Sipas ushtrisë, Daraghmeh u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me ushtarët izraelitë të cilët zbuluan armë në veturën e tij. Ushtria pretendoi se Daraghmeh po planifikonte sulme ndaj caqeve izraelite, por nuk ofroi prova për këtë pretendim.

Lexo edhe:

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

Përleshjet që pasuan mes ushtarëve dhe palestinezëve të armatosur rezultuan me vrasjen e palestinezit të dytë. Ushtria izraelite tha se sulmuesit po ashtu hodhën eksplozivë drejt ushtarëve.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 460 palestinezë, përfshirë dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë, janë vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës Izrael-Hamas në Gazë më 7 tetor, që u nxit nga sulmi që Hamasi kreu në jug të Izraelit.

Shumica e të vrarëve në Bregun Perëndimor janë vrarë gjatë konfrontimeve me forcat izraelite, pasi ushtria ka intensifikuar bastisjet në Bregun Perëndimor në muajt e fundit, duke shënjestuar militantët e dyshuar. Disa palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet e kryera nga kolonët izraelitë./REL

Etiketa: hamasizrael

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025
BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

08:22 : 07/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
BOTA

Gjermania miraton eksportin e armëve me vlerë 2,46 milionë euro për Izraelin

15:40 : 01/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

Netanyahu para nisjes për në OKB: Nuk do të ketë shtet palestinez në Izrael

10:27 : 25/09/2025
Para

Afera "5D"/ Alimehmeti: Veliajt s’ja mban të përgjigjet!

TË GJITHA

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com