• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pakti i Migrimit: Ç’sjell politika e re e BE-së për azilin?

Parlamenti i BE-së ka miratuar ligje që synojnë të ashpërsojnë procedurat e azilit në BE dhe t'i mbyllin më tej kufijtë. Si do të funksionojë kjo?

08:41 : 11/04/2024
në AKTUALITET, BOTA

Pas tetë vjetë negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t’i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së.

Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?

Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore  dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik “Eurodac”.

Lexo edhe:

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

Sejko e pranon: Plakja dhe emigrimi rrezikojnë potencialet e rritjes ekonomike

Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në.

Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?
Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?Fotografi: Khaled Nasraoui/dpa/picture alliance

Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t’i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit?

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t’i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të migracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.

Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë.
Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Fotografi: Yassine Gaidi/AA/picture alliance

Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.

A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?

Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë migrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja.

Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil në BE ishte 1.14 milionë
Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil në BE ishte 1.14 milionëFotografi: Ferhi Belaid/AFP/Getty Images

Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikne që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend. Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./DW

Etiketa: AzilemigrimParlamenti Europian

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Sejko e pranon: Plakja dhe emigrimi rrezikojnë potencialet e rritjes ekonomike

11:57 : 06/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet! OECD: Pagat e ulëta dhe çmimet e larta po detyrojnë shqiptarët të emigrojnë

07:59 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025
Para

Nga korrupsioni te përkeqësimi i mediave/ Raporti i "Freedom House" "nxin" Shqipërinë

TË GJITHA

4 persona dhunojnë me shkopa bejsbolli 2 të mitur në Konispol

15:45 : 14/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, humb jetën 64-vjeçarja

15:35 : 14/11/2025

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

15:27 : 14/11/2025

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

15:21 : 14/11/2025

Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë me 3 vila në “Secret Garden” të Shefki Karamuçës. A janë bërë ndërtime pa leje?

15:19 : 14/11/2025

Goditet grupi i drogës në Shkodër, 6 të arrestuar (EMRAT)

15:13 : 14/11/2025

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

15:07 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com