• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja ekonomike ngadalësohet ndërsa bujqësia bie në recesion

16:12 : 02/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Bujqësia shqiptare, një nga sektorët më me potencial për zhvillim në një vend që përjeton bum turistik, pësoi një rënie vjetore në prodhim prej 0.68% gjatë vitit 2023, ndërsa kishte pësuar një rritje minimale prej 0.06% në vitin paraardhës. Rënia e bujqësisë vjen në një kohë kur fondet e shumta të Bashkimit Evropian dhe subvencionet e paguara nga qeveria, supozohej se do të duhej të kishin dhënë efekt në rritjen e saj. Situata as nuk pritet të përmirësohet së shpejti për shkak se Bashkimi Evropian i pezulloi fondet e ndihmës për Shqipërinë në korrikun e vitit të kaluar pas dyshimeve për korrupsion.

Ekonomia shqiptare në tërësi u rrit me 3.44% në vitin 2023 sipas vlerësimit paraprak të INSTAT, duke u ngadalësuar nga kuota 4.86% e vitit 2022 dhe 8.91% e vitit 2021.

Rritja ekonomike prej 3.44% është poshtë potencialit të rritjes së vlerësuar nga FMN në rreth 4.5%, por nga ana tjetër, kjo është një rritje e pabarabartë. Kështu, ndërsa sektori i bujqësisë, në të cilin vlerësohet se punon një pjesë domethënëse e popullsisë shqiptare, pësoi recesion, rritja prej 3.44% u furnizua në pjesën më të madhe nga investimet në sektorin e ndërtimit dhe aktiviteti i pronave të patundshme, sektorë nga i cili përfitojnë një numër i vogël shqiptarësh.

Kështu, sektori i ndërtimit u rrit me 9.7% ndërsa ai i pronave të patundshme u rrit me 11.3%.

Të dhënat mbi rritjen ekonomike, të ballafaquara me ato të bilancit të pagesave, duket se i përkasin dy botëve të ndryshme. Ndërsa te rritja ekonomike nuk vërehet asgjë e jashtëzakonshme, në kuptimin që rritja është poshtë potencialit dhe e përafërt me rritjen mesatare shumëvjeçare të dekadës së fundit, bilanci i pagesave paraqet ndryshime domethënëse. Llogaria korrente, e cila mat hyrjet dhe daljet e valutës për arsye të ndryshme, kishte një deficit në nivelin e mbi 1 miliardë eurove në vitin 2022 dhe kjo është situata e zakonshme e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Por deficiti i llogarisë korrente u reduktua në mënyrë dramatike në vetëm 191 milionë euro, shifra më e ulët në histori. E megjithatë, pavarësisht se deficiti është reduktuar në mënyrë dramatike, ai vijon të mbetet deficit. Do të thotë që, të 191 milionë eurot e dala më shumë se sa hyrjet valutore do të duhej të rëndonin në vlerën e lekut në kursin e këmbimit. Ajo që ndodhi ishte e kundërta. Një shumë parash me origjinë të panjohur duket se ka mbuluar deficitin dhe ka qenë mjaftueshëm më e madhe sa të shkaktojë një forcim të lekut me gati 10%.

Lexo edhe:

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panariti: Qeveria po i çrrënjos fermerët

Dhe këto ndryshime dramatike në bilancin e pagesave dukshëm kanë dhënë, jo efekt pozitiv në ekonominë e gjerë, por me gjasa, kanë dhënë efekt negativ. Rritja ekonomike vijon të mbetet vetëm 3.44% në një kohë që Shqipëria mbetet një vend me të ardhura të ulëta, e për rrjedhojë, me potencial për rritje ekonomike normale prej 5 apo 6 për qind në vit./ BIRN

Etiketa: birnBujqesiarritja ekonomike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria po shkon drejt asgjësimit të blegtorisë”/ Panariti: Qeveria po i çrrënjos fermerët

20:54 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ushqime të shtrenjta, si po bie pesha e bujqësisë në Shqipëri

08:34 : 07/07/2025
BOTA

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

18:47 : 02/07/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë: Bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

08:04 : 27/06/2025
Para

Zjarri në QSUT/ Tender sekret 300 mijë euro për dëmet. Ende asnjë përgjegjës

TË GJITHA

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025

EMRI/ Sherr me thika në mes të Shkodrës, plagoset 33-vjeçari

19:06 : 20/07/2025

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025

Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete

18:43 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com