• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e të afërmëve të Gëzim Çelës, mes tyre 12 makina

10:33 : 01/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë sekuestruar me urdhër të SPAK pasuritë e të afërmëve të Gëzim Çelës, i njohuir ndryshe si “Baroni i Drogës”, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për pasuri të regjistruara në emër të ish-bashkëshortes së Gëzim Çelës, Miranda Thardori, si dhe në emër të të vëllait të Gëzim Çelës, Naim Çela. Pasuritë të cilat janë vënë nën sekuestro janë aprtamente, dyqane, 12 automjete, si dhe një kompani, të cilat kapin vlerë miliona euro.

Gëzim Çela u arrestua më 8 Dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Dardani të Ferizajt në Kosovë, në kuadër të operacionit të koduar “Fundi i trishtë”.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, për operacionin “Flakë në det” të ekzekutuar në muajin gusht të vitit të kaluar, teksa akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Baza e Gëzim Çelës ishte Fushë Kuqja e Kurbinit.

Gjithashtu, ai është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”. Po ashtu, në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Lexo edhe:

“Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

Gëzim Çela fshihej në fshatin Dardani të Ferizajt, në banesën e shtetasit nga Kosova me inicialet A.I. Ky i fundit dyshohet se e ka strehuar për një kohë të gjatë në banesën e tij Gëzim Çelën. Për t’i shpëtuar arrestimit “baroni i drogës” përdorte identitetin Bekim Bajraktari.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të veprimeve proceduriale në lidhje me procedimin pasuror Nr.14, të vitit 2023, në kuadër të të cilit me vendimin Nr. 27, datë 09.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar, si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve (njoftimi i mëparshëm https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-10-10-2023/ ), ka vijuar me veprimet hetimore, në lidhje me evidentimin dhe gjurmimin e pasurive të dyshuara me burim të paligjshëm.

Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

6.Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:

– Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
-B.M.W., prodhim i vitit 2011;
-Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
-Audi, prodhim i vitit 2007;
-B.M.W., prodhim i vitit 2004;
-Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
-Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
-Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
-Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
-Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Etiketa: gezim celapasuritesekuestrohen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë

15:47 : 09/04/2025
AKTUALITET

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

16:14 : 12/03/2025
AKTUALITET

Konfiskohen 6 pasuri të trafikantit Armando Doçaj, i lirohet një tjetër

15:31 : 07/03/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mbi 90 pasuri të klanit “Papa”, drejtohet nga Kristo Qiriçi

12:50 : 06/03/2025
AKTUALITET

Toka, biznese dhe makinë/ I sekuestron pasuritë trafikantit të dyshuar të drogës në Gjirokastër

14:24 : 18/02/2025
RAJONI

EUROPOL aksion në Maqedoni, sekuestrohen mbi gjysmë milioni euro dhe arrestohen 10 persona

12:22 : 03/02/2025
Para

Korrupsioni, më i fortë se normaliteti

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com