Horoskopi, e hënë, 1 prill 2024
Dashi
Nuk do jeni shumë të organizuar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime të njëpasnjëshëm që do kenë pasoja. Për ju që keni një lidhje do ketë probleme serioze. Do i thoni njëri-tjetrit gjëra të pamenduara mirë dhe ka rrezik që ky të jetë edhe fundi për marrëdhënien tuaj. Ju beqarët do jeni joshës pafund dhe do arrini ta bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Në punë do arrini të flisni me shefat për një detyrë të re që iu është dhënë, por sërish nuk do jeni plotësisht të qartë. Dëgjojini me kujdes edhe disa kolegë me më shumë përvojë se ju. Buxheti do mbetet shumë i mirë pasi në këtë sektor do jeni të logjikshëm dhe largpamës. Vazhdoni kështu dhe keni për t’u pasuruar shpejt.
Demi
Gjatë kësaj dite nuk do hezitoni aspak të hidhni hapa të rëndësishme dhe do mundoheni ta zbukuroni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Do dashuroheni pa dorashka pranë partnerit dhe emocionet do jenë të veçanta. Ju beqarët do bëni ato çfarë do ndieni dhe për fat gjërat do ju ecin si duhet. Në punë nuk do keni më aspak debate me eprorët tuaj, megjithatë me kolegët mund të keni ende disa mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të flisni më qetësisht dhe të gjeni zgjedhjen më të mirë për të dy palët. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme kështu që duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm me çdo hap dhe me çdo shpenzim.
Binjakët
Gjatë kësaj dite nuk do ketë më asnjë lloj përpalljeje dhe gjërat do ju ecin më së miri. Harmonia dhe emocionet pozitive do jenë mbizotëruese. Ashtu si ishte parashikuar, jeta juaj në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe nuk do doni që dita të ketë fund. Ju beqarët do merrni propozime të njëpasnjëshme dhe do vendosni edhe të filloni një lidhje. Në punë do jeni shumë kokëfortë dhe do doni të përfundoni patjetër gjërat që keni nisur. Kjo nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të shkëlqeni mbi të tjerët. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi sepse i keni bërë me kujdes llogarite kohët e fundit.
Gaforrja
Çdo gjë do ndodhë shumë shpejt sot në jetën tuaj dhe duhet të tregoheni sa më gjakftohtë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do influencohet shumë pozitivisht nga yjet. Në çdo moment do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do merreni vesh me të për gjithçka. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot të fiksoheni pas dikujt. Në punë do keni mundësi të jashtëzakonshme për të arritur majat. Aftësitë tuaja do jenë të jashtëzakonshme dhe kureshtja do ju bëjë të provoni gjëra të mëdha. Mund të lodheni pak, por do ja dilni mbanë. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze kështu që nuk duhet të shqetësoheni aspak.
Luani
Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe do i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu japin të afërmit. Qetësia do ju karakterizojë gjithë kohës. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë spektakolare. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të forta pasi partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës. Mund t’iu vini kapak njëherë e mirë edhe problemeve të vjetra. Ju beqarët do jeni ende në periudhë reflektimi dhe nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni shumë më të arsyeshëm nga më parë dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Reflektimi do mbizotërojë përherë dhe të gjithë do ju vlerësojnë. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situata do vazhdojë të mbetet e mirë gjatë gjithë kohës.
Virgjëresha
Nëse ua vini veshin sinjaleve që do iu japë Saturni gjatë kësaj dite dhe bëni lëshime gjërat do ju ecin mirë. Maturia dhe durimi kanë për të qenë akoma më të vlerësuara. Nëse keni një lidhje merrni masa sa më shpejt që ta përmirësoni jetën tuaj në çift sot sepse po i latë gjërat pas dore situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ju beqarët do ndesheni papritur me disa persona interesantë të cilët mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Në punë do avanconi me ritme të shpejta dhe do ua kaloni të gjithëve. Do i afroheni tej mase postit që keni ëndërruar përherë. Një pjesë e kolegëve do gëzohen e një pjesë e ziliqarëve do trishtohen. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë. Përfitoni nga rasti për të bërë investime dhe për të kryer transaksione.
Peshorja
Ka rrezik të tregoheni mediokër gjatë kësaj dite dhe dashakeqë. Nuk do mendoni për të tjerët, pa e ditur ne nesër e keqja që do bëni do ju kthehet pas. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë goxha e trazuar dhe e mërzitshme. Do keni debate edhe për gjërat më elementare me atë që në fakt e dashuroni. As ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë nuk do jeni shumë të hapur dhe shefat nuk do ju japin promocione. Po vazhduat t’i mbani idetë vetëm për vete do dilni të humbur. Buxheti do mbetet i mirë nëse shpenzoni gjithë kohës me kursim dhe maturi. Duhet menduar gjithmonë për të ardhmen.
Akrepi
Ka mundësi që dot të jeni paksa të ndjeshëm dhe në disa momente mund të trishtoheni. Mundohuni të mos mendoni gjënë e fundit të parën. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe mund të ndiheni gati edhe për të marrë vendime të rëndësishme. Nuk do mungojnë çastet romantike gjithë kohës. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do hidhni asnjë hap për të bërë ndryshime. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe talentin që keni do dini ta vini sa më mirë në shërbim të qëllimeve që keni. Periudhën e tranzicionit do e lini pas krahëve. Sektori i financave nuk do jetë shumë i kënaqshëm kështu që më mirë mos e teproni me shpenzimet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk është se do keni mosmarrëveshje dhe probleme me të tjerët. Por gjendja juaj emocionale do lërë për të dëshiruar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Nuk ka për të ndodhur asgjë e jashtëzakonshme mes jush dhe partnerit. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni më shprehës dhe ka gjasa të bëjnë për vete disa persona. Për ju mund të ndryshojnë shumë gjera. Në punë prezenca e Saturnit mund të sjellë disa turbullira. Do ndiheni shpesh të pafuqishëm për të tejkaluar pengesat që do ju dalin dhe do dorëzoheni lehtësisht. Situata financiare ka mundësi të përmirësohet ndjeshëm falë perkujdesit të treguar së fundmi, por edhe përfitimeve nga një punë e kryer me sukses.
Bricjapi
Jeta juaj do ketë përmirësime të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite dhe buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Do jeni me këmbë në tokë dhe do dini të merrni masat e nevojshme. Ju të dashuruarit do jeni më realistë dhe nuk do e ngrini në qiell partnerin tuaj. Edhe ai është qenie njerëzore dhe ka të metat e tij. Më e rëndësishmja është që të dy merreni vesh mirë me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do e takoni më shpejt nga sa mendonit shpirtin tuaj binjak. Në punë do mund ta finalizoni projektin e nisur së fundmi dhe do ndiheni shumë më krenarë. Nuk do ndiheni më nën presion. Buxheti do mbetet gjithë kohës i mirë, prandaj nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.
Ujori
Gjatë kësaj dite nuk duhet të bëni panik për vështirësitë që mund t’iu dalin. Sa më seriozë dhe sa më të vendosur të jeni aq më shpejt do kalojë gjithçka. Ju të dashuruarit do të bëni paqe me partnerin tuaj sepse nuk mund të vazhdohet më me kokëfortësi dhe me zënka. Mbrëmja ka për të qenë goxha më e ngrohtë. Ju beqarët ka mundësi të afroheni me persona që kanë tashme një lidhje tjetër. Ky do jetë një gabim me pasoja të rënda. Në punë do mendoheni gjatë dhe do keni pak frikë të hidhni hapa. Vetëm se po pritët gjatë shefat do ju kritikojnë dhe do ju shohin me një tjetër sy. Mos i shkaktoni probleme vetes. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani të stabilizuar sepse do shpenzoni pafund.
Peshqit
Venusi dhe Marsi do ju nxitin t’iu përkushtoheni më shumë gjërave që doni të bëni dhe nuk do mërziteni as përballë sfidave. Mund të filloni edhe projekte të reja. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj sentimentale dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Ju beqarët do jeni gati të filloni edhe aventura kalimtare, vetëm që të mos mbeteni më të vetmuar. Rëndësi ka që do ndiheni mirë. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe të motivuar. Asgjë nuk do ju duket e pamundur dhe do luftoni fort për të bërë më të mirën e mundshme. Sektori i financave do jetë goxha i favorizuar. Mund të kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.