• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Jorgo Goros, Omonia: Askush nuk e priste që të tregonte moral politik

11:55 : 28/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Dega e Omonias në Himarë ka reaguar sërish sot me anë të një deklaratë në lidhje me atë se çfarë po ndodh me çështjen e arrestimit të Jorgo Goros. Sipas Omonias, askush nuk priste që Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi.

Omonia shprehet gjithashtu se, për herë të parë dhe të fundit pozicionohet në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër OMONOIA dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve.

Reagimi

“Askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi. Përkundrazi, ne, me vetëdije nuk kemi bërë asnjë koment dhe asnjë njoftim për arrestimin, apo fillimin ose mosfillimin e procedimit penal ndaj Goros dhe eprorëve të tij politikë – klientë, për veprimet e tyre në dëm të pronarëve të ligjshëm. Megjithatë, për herë të parë dhe të fundit pozicionohemi në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër OMONOIA dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve. Ky rezultat, fatkeqësisht akoma edhe sot, nuk është respektuar, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtën themelore të zgjedhësh dhe të zgjidhesh. Historia e Goros dhe e Partisë Socialiste me zgjedhjet, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Himarë është e njohur.

Nuk ka asnjë raport të OSBE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë që nuk e konfirmon. Thjesht kujtojmë bëmat e tyre në vitet 2000, 2003, 2015, 2019 dhe vijmë deri sot. Zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 do të hyjnë në histori sepse fitoi Demokracia. Sjellim në vëmendje gjuhën dhe gjestikulacionet e kryeministrit shqiptar gjatë fjalimit të tij elektoral në Himarë, shtatë ditë përpara zgjidhjeve. Sjellim në vëmendje ndërhyrjet e deputetëve të Partisë Socialiste që kërcënonin se asnjë votë nuk duhet të shkonte për OMONOIA, pasi nuk i dilnin dot përpara Edi Ramës. Sjellim në vëmendje njoftimet në zyrat elektorale për dhënien e titujve të pronësisë. Ne i dimë shumë mirë kërcënimet, blerjet masive të votave dhe delirin e organizuar pseudonacionalist që krijon tensione dhe fsheh të vërtetën. Nuk harrojmë rrëmbimin e kryetarit të bashkisë 2 ditë përpara zgjedhjeve dhe në vazhdim gjyqin farsë, i cili, fillimisht, u stis me synimin për të humbur zgjedhjet dhe në vazhdim për t’u mos u lejuar të marrë detyrën.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

Fatkeqësisht, zinxhiri i ngjarjeve lidhur me këtë çështje thellësisht evropiane që rezultoi bashkë me të gjitha shkeljet e tjera, përfshirë edhe çështjet pronësore, dhe që vazhdon akoma edhe sot, ka emër, mbiemër, pikënisje dhe për këtë nuk kemi as përgjegjësinë më të vogël. Sa i përket thelbit të akuzave të çështjes, kemi vetëm disa pyetje, të vërtetën do ta gjejë drejtësia e “pavarur”. Pse z. Goro nuk dërgoi për regjistrim në hipotekë dokumentin e rregullt të familjes Mëhilli me 1250 m2, por dërgoi dokumentin e falsifikuar me 5080 m2? Mbi 8000 aplikime nga qytetarë të bashkisë janë në pritje në zyrën e z. Goro dhe në zyrën e hipotekës. Përse zgjodhi pikërisht këtë sapo z. Mëhilli nënshkroi një marrëveshje paraprake me investitorin strategjik Gaçi?

Në vitin 2010, OSBE bëri regjistrimin e titujve që ishin shpërndarë me ligjin 7501 në Himarë dhe ky material i është dorëzuar bashkisë, qarkut, qeverisë dhe selisë së OSBE-së. Sa prej këtyre titujve janë ndryshuar, falsifikuar dhe tjetërsuar? Është e qartë se Prokuroria e Vlorës që vendosi të arkivojë kallëzimin e z. Bonjaku është e njëjta Prokurori që pa qenë kompetente sajoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur z. Beleri.Mos ndoshta është i njëjti prokuror me të cilin po pinit kafe në momentin kur u arrestuat? Z. Goro, kur morët Bashkinë e Himarës, sa himariotë gjetët dhe sa u detyruan të emigrojnë? Në çdo njoftim tuajin të deritanishëm falënderonit z. Rama, pse harruat ta falënderoni edhe këtë herë?”, shkruhet në reagimin e plotë të Omonias, dega Himarë.

Etiketa: jorgo goroOMONIA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Stavro Mëhilli, roja që u bë pronar i Gjilekut vetëm për 9 ditë

17:34 : 22/04/2025
AKTUALITET

I dhuroi tokë Arqile Bollanos/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë të Jorgo Goros

13:45 : 16/04/2025
AKTUALITET

Dënohet me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

14:45 : 13/03/2025
AKTUALITET

Dështon gjyqi për Jorgo Goron, GJKKO gjobit avokatin e një prej të pandehurve

13:55 : 05/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Jorgo Goro u dënua për tokën që vodhën Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi

13:14 : 13/02/2025
Para

Transportonin emigrantë nga India, 2 të arrestuar në Gjirokastër, 1 në kërkim - PAMJET

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com