• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Osmani: Asociacioni nuk është kusht për Këshillin e Evropës

12:07 : 27/03/2024
në SHOW BIZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të mërkurën se themelimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke folur për gazetarë në Prishtinë, Osmani tha se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

“Në qoftë se e lexoni letrën e saj, në veçanti paragrafi i 11-të i raportit, e qartëson se kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”, tha Osmani.

Osmani i bëri këto komente pasi i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane.

Lexo edhe:

Basha kërkon të ruajë “karrigen” në Strasburg: Mos më hiqni, po rindërtoj Ukrainën!

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Sot pasdite Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës do të mbajë një mbledhje, ku pritet të votohet raporti i Bakoyannis.

Kosova aplikoi në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i saj është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Nëse Kosova merr dritën jeshile në Asamblenë Parlamentare në prill, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Osmani tha se Kosova e ka dhënë përkushtimin e saj për ta themeluar Asociacionin më 2013 dhe më 2023, “pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i Marrëveshjes bazike të viti 2023”.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Por më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Të hënën, Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet në Mal të Zi tha se e mbështet deputeten e vet, Maja Vukiçeviq, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Osmani tha se institucionet kosovare janë angazhuar për të lobuar me vendet anëtare për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

“Janë disa hapa që kanë mbetur, por ajo që mund të them është se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar me deputetët e Asamblesë Parlamentare, por edhe jemi duke biseduar me shtet veç e veç, si presidente në veçanti jam e angazhuar me liderët e shteteve”, tha Osmani.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./REL

Etiketa: asociacionKeshilli i Europes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha kërkon të ruajë “karrigen” në Strasburg: Mos më hiqni, po rindërtoj Ukrainën!

21:54 : 06/11/2024
BOTA

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

12:33 : 17/05/2024
RAJONI

Anëtarësimi në Këshillin e Europës, Michael Martens: Shqipëria të mbështesë Kosovën

20:30 : 16/05/2024
BOTA

Scholz, Macron dhe Meloni letër Kurtit: Po rrezikoni anëtarësimin në KiE

18:17 : 16/05/2024
RAJONI

Përçarje me Kurtin/ Vjosa Osmani për letrën e dërguar në KiE: Nuk është dakorduar

16:56 : 16/05/2024
RAJONI

Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës

08:26 : 02/05/2024
Para

Ngritja e degës së Shtetit Islamik në Afganistan

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com