Emisioni “Vetting”
Shqipëria është një vende i bekuar me Diell. Ka rreth 320 ditë të tilla. Për këtë shkak mund të quhet vend i ekonomisë prej Diellit. Ky fakt mbi natyrën shqiptare e ka kthyer çështjen e parqeve fotovoltaike dhe eolike nga më fitimprurësit, në sektorin e energjisë kombëtare.
Kjo veprimtari ka sjellë së fundi interesimin e fortë të kompanive të shumta në tregun e energjisë. Rëndom tashmë, pas tyre, jo pak here, qëndrojnë jo vetëm biznesmenë, por edhe familjarë të zyrtarëve të lartë, ish gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i Vettingut dhe grupe interesi me histori lidhjesh me pushtetet.
“Vetting” zbulon në këtë episod se si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e ministres Belinda Ballukut, njëherazi dhe zëvendëskryeministre, ka lidhur kontrata në shkelje të ligjit për ndërtimin e parqeve fotovoltaike për operatorë- familjarë të zyrtarëve të lartë.
Por si filloi e gjithë çështja e burimeve të rinovueshme?
Prej vitesh, Shqipëria e ka shpallur prioritet prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet diversifikimit të burimeve të rinovueshme, që janë burimet e energjisë diellore dhe të erës, ose siç njihet ndryshe: eolike.
Në gusht të vitit 2019, Qeveria Shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë 2019-2021. Një Plan që duhet të rishihet për çdo dy vite. Për zbatimin e këtij plani është ngarkuar Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, nën drejtimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Projekti synon arritjen e Objektivit Kombëtar prej 38% të pjesës së Energjisë së Rinovueshme në raport me Konsumin Final Bruto të Energjisë (KFBE) deri në vitin 2020, c’ka tashmë është lënë pas prej katër vitesh..
Por a e ka arritur këtë objektiv Ministria e Infrastrukturës?
Vetëm duke kontrolluar raportet e Entit Rregullator të Energjisë zbulohet se për vitin 2021, vetëm 3 impiante parqesh fotovoltaike kanë filluar prodhimin dhe asnjë park eolik.
Dy nga Parqet Fotovoltaike që janë miratuar me bujë të madhe nga qeveria nën një ombrellë e njohur si “Project Blue”, me sipërfaqe totale rreth 200 hektarë. Ky projekt u miratua si “Spv Blue 1” dhe “Spv Blue 2”, që erdhën nga bashkimi i kompanive “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, të cilat së bashku kanë formuar dy kompani për ndërtimin e dy parqeve fotovoltaike.
Më 25 mars 2021, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv.kryeministrit, Erion Braçe, miratoi 2 vendime për miratimin e ndërtimeve të dy parqeve fotovoltaike në zonën Sheq-Marinas, në Bashkinë Fier për “Blue 1” dhe “Blue 2”, secila me kapacitet 50 MË. Këto kompani janë në zotërim nga vëllezërit Leskaj.
Këto vendime të miratuara në Këshillin e Ministrave, ngarkuan Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për lidhjen dhe zbatimin e kontratës, në këtë rast nga Ministrja Balluku.
“Vetting” ka zbuluar se një nga përfituesit e sipërmarrjes, Besnik Leskaj, është bashkëshorti i Ledia Tota, ish Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ngritur dyshime për konflikt interesi, pasi nga viti 2015 deri në nëntor 2023, kjo Agjenci ka patur në kompetencë miratimin e lejeve për kullat, zonat bregdetare dhe parqet fotovoltaike. Pra, përfituesi ka marrë leje te bashkëshortja e tij për zhvillim biznesi…
Megjithatë, përtej dyshimeve për konflikt interesi, “Vetting” ka evidentuar se kemi shkelje të VKM-së nga Ministrja Balluku për lidhjen e kësaj kontrate, lejen e ndërtimit e të cilës e ka të miratuar ish drejtuesja e AZHT-së, Ledia Tota.
VENDIM Nr. 822, datë 7.10.2015
“Neni 7 pika ë) Informacion/dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ose, të paktën, një nga anëtarët e bashkimit të përkohshëm të shoqërive kanë realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike.
Pra, asnjëra nga kompanitë, as “Blessed Investment” e as “Matrix Konstruksion”, nuk kanë kryer asnjë veprimtari të ngjashme në këtë fushë. Por përsëri Ministrja Balluku ka dhënë Miratimin Paraprak për vazhdimin e procedurave.
Në 9 korrik 2021, Ministria e Infrastrukturës ka vazhduar me lidhjen e kontratës pavarësisht shkeljeve, që duhet të plotësohen sipas VKM-së që ishte në fuqi.
Gjërat komplikohen më shumë për ministren Balluku kur në Ministri, sipas KLSH-së, mungojnë disa nga dokumentet për këtë dosje. (KLSH)
Por sa efikase janë këto parqe?
Shumica e parqeve fotovoltaikë të cilët shfrytëzojnë energjinë diellore për prodhimin e energjisë elektrike, për shkak të pozitës gjeografike të favorshme janë në Bashkinë Fier, ndërsa dy janë në Kolonjë e Devoll të qarkut të Korçës.
Bashkia Fier i ka të përqëndruara 21 impiantet gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Povelçë dhe Topojë.
Por për ekspertin ka edhe një problem tjetër madhor në çështjen e energjisë për shkak të amortizimit të linjave të transmetimit. Sipas Ing. Azmer Dulevic: “linjat e transmetimit janë që në kohën e komunizmit dhe nuk kanë kapacitet për të përballuar energjinë që vjen nga parqet fotovoltaike”.
Këtë shqetësim nuk e shpreh vetëm Azmer Duleviç, por edhe inxhinieri gjerman, Filip Koronovski i cili është njëherësh edhe bashkëthemeluesi i grupit të kompanive VOGA SOLAR. Sipas Ing. Philipp Koronovvskit linjat e transmetimit: “Janë të vjetra sidomos në periferi, por nëse e miraton KESH këtë punë, ata e dinë”.
Inxhinieri i VEGA SOLAR shkon edhe më tej në alarmin për këtë fushë kur thotë se për realizimin e një parku të tillë, klienti i tij, i cili synon të pajiset me panele diellore, duhet të plotësojë disa kritere. “ Klienti duhet të ketë paratë dhe tokën si dhe lejen, më pas n nisim punën”-shprehet Ing. Philipp Koronovvski
Por çfarë fshehin ankandet me koncesionin e Parqeve Fotovoltaike?
Konkretisht, dy shtetas portugez, të paidentifikuar e të pa përfaqësuar me nënshkrim me asnjë dokument zyrtar, kanë themeluar një nga kompanitë më të mëdha në këtë fushë.
Joao Manuel Da Silva Boavida Malcata dhe Gustavo Manuel Ferreira Fernandes kanë mandatuar 3 persona në Shqipëri për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, transaksion apo aplikim në zyrat e shtetit shqiptar pa kryer një akt noterial, siç parashikon ligji.
Portugezët, identiteti i të cilëve është ende i paqartë, janë aksionerë dhe administratorë në kompanitë Spitalla Solar, Karavasta Solar dhe Voltalia.
Parku fotovoltaik i Karavastasë i cili është cilësuar si më i madhi në vend, është fituar nga kompania Voltalia S.a., por ajo nuk do të ndalej këtu pasi më 25 mars 2021, “Voltalia” do arrinte të fitonte një tjetër projekt në Spitallë të Durrësit me ofertën vetëm 29 Euro/MVV në garë me kompaninë kineze “Universal Energy Co. Ltd”. Kjo marrëveshje është firmosur nga zv. kryeministrja aktuale Belinda Balluku.
Por projektet fotovoltaike ngrenë edhe më shumë pikëpyetje për natyrën e investimit të tyre, kur bëhet fjalë për dhënien e pronave shtetërore dhe private të marra nga pronarët për 25 apo 30 vite, pra me kushtet e një koncesioni.
Sikur të mos mjaftonte kaq, VOLTALIA , e cila u inspektua për punimet e saj në terren nga qeveria me më 20 janar të vitit 2020, në regjistrin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton për herë të parë 8 muaj më vonë, me 20. 08. 2020.
Pra, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duket se, pa pasur asnjë dosje të përgatitur nga një kompani private, i hapi asaj rrugën për të funksionuar në pronat e shqiptarëve.
Për këtë çështje është depozituar një kallëzim penal në SPAK edhe nga avokati Kujtim Cakrani, i cili e ka investiguar këtë problematikë edhe në mënyrë private.
100 milionë eurot për t’u investuar me kritere të plotësuara i kishin vetëm 5 nga 30 kompani ndërkombëtare, por çuditërisht fituese do të shpallej pikërisht kjo kompani, pa identitet dhe e paverifikueshme nën emrin e një kompanie franceze, sepse ka kompani fundore të paverifikueshme në Hollandë.
Gati 200 hektarë tokë mes Fierit dhe Vlorës do të jetë torta e madhe me qershinë, mbi të e cila do të pasurojë Shqipërinë me energji elektrike përmes paneleve diellore për plot 30 vite.
Ndonëse ministria e linjës apo drejtuesja e saj, Belinda Balluku, nuk e pranojnë publikisht se bëhet fjalë për një koncesion.
Këtë fakt e konfirmon vetë, sipërmarrësja VOLTALIA, në faqen e saj zyrtare, në një deklaratë për shtyp nga Voltalia “Ky projekt 100 MVV i quajtur Spitalla, u fitua pas një tenderi të shpallur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëntorin e kaluar (nëntor 2020). Voltalias i është dhënë një kontratë koncesioni 30-vjeçare në një sipërfaqe prej 121 hektarësh në qarkun e Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, rreth 30 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit. Projekti do të përfitojë nga potenciali shumë i madh i rrezatimit diellor të rajonit”.
Ky terr informues apo shmangie e transparencës publike nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, evidentohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas KLSH: “Midis MIE dhe V. është lidhur Marrëveshja për zhvillimin e projektit lidhur me projektimin, financimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e impiantit fotovoltaik me vendndodhje në Spitallë, Durrës, Shqipëri, nr. 4210/2 prot., datë 31.05.2021. Pyetur mbi ecurinë e ndërtimit të projektit, Sektori i Programeve të Zhvillimit për Burimet e Rinovueshme dhe Eficiencën Energjetike shprehet se nuk ka informacion.”
Por si mund të ishte diçka e tillë e realizueshme?!
Ministrja Belinda Balluku nuk është mjaftuar vetëm me “diellin” që e ka “shpërndarë” duke thyer shumë nga rregullat, por ka përzgjedhur edhe se kujt ia dhuron këtë mundësi pasurimi. Shqipëria ndërkohë është edhe një oaz pasurish dhe mundësish për parqet eolike, të cilët monetizojnë erën. Të paktën 10 leje janë dhënë për ndërtimin e parqeve eolike, gjysma e të cilave gjenden pranë Zonave të Mbrojtura.
Por cilat janë këto kompani?!
Cili është ai person që ka marre nga lejet në fjalë? Kush qenka ky aksioner që administron tashmë 2 nga parqet eolike që do ndërtohen pranë Karaburunit dhe parkut arkeologjik të Amantias?
Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të vitit 2023, të drejtuara nga zv.kryeministrja Belinda Balluku janë miratuar leje ndërtimi për centrale eolike, përkatësisht për Realdo Mansakun. Theksojmë se Mansaku është aksioner në kompanitë RENEVV POVVER ALBANIA dhe Suntech Povver.
Përmes investimit të kompanisë “Renevv Povver Albania” nëpërmjet këtyre projekteve është parashikuar të preket edhe Parku Arkeologjik i Amantias nën rrënojat e të cilit ndodhet qytetërimi më i lashtë ilir dhe njihet botërisht si një ndër asetet më të shkëlqyera të arkeologjisë shqiptare.
Por çfarë e lidh Realdo Mansakun me Ministren Belinda Balluku?
Më herët emisioni “Vetting” ka dëshmuar për konfliktet e mundshme të interesit për Rrugën e Arbrit, ku kompania “GR ALBANIA”, në vitin 2022 kishte fituar shtesën për mbikëqyrjen e kompanisë koncesionare të Rrugës së Arbrit nga Ministria e Infrastrukturës.
Në këtë kompani rezulton aksioner Realdo Mansaku së bashku me Gentjan Filaj. Por në vitin 2021, kjo kompani do të bëhej pjesë e kontratës koncesionare për ndërtim hidrocentrali tek kompania “GRABOVA HIDROPOVVER”. Në këtë kompani rezulton aksioner dhe GR ALBANIA, e cila mbikëqyr kompaninë, me të cilën është duke ndërtuar një hidrocentral.
KLSH nga ana tjetër ka zbuluar edhe një tjetër skandal të krijuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Audituesit evidentojnë se në raport, grupi i punës nuk është shprehur qartësisht se kjo zonë është e mbrojtur si park natyror kombëtar. Ndërkohë që kjo është e njohur historikisht si e tillë.
Sipas KLSH – së: “Në çdo rast të mëtejshëm, kur bëhet fjalë për projekte, në të cilat zona është e identifikuar dhe nuk zgjidhet nga subjekti privat, grupet e punës për identifikimin e zonave duhet të marrin parasysh të gjitha risqet e ndërtimit të projekteve, me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme, si dhe të garantohet përfundimi me sukses i projekteve.”
Situata bëhet edhe më alarmante kur KLSH vendos theksin e riskut, prej ankimimit në Arbitrazh duke krijuar potencialisht dëm të madh financiar në buxhet të shtetit. Ndërkohë, më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin India Povver Corporation LTd. Por dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë dhe për këtë nënshkrim nuk është dhënë asnjë sqarim institucional.
Por kjo nuk është e vetmja kontratë, ku familjarë të zyrtarëve publikë janë favorizuar nga Ministrja Belinda Balluku pasi në skenë dalin familjarë të Xhaferr Xhoxhaj, këshilltari i Spartak Kovacit, prej vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Spartak Kovaçi, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet publike, njihet edhe si një nga njerëzit më të mbështetur nga Belinda Balluku.
Konkretisht, në fund të dhjetorit 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhi kontratën “Për Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Administrimin e Centralit Fotovoltaik “Lugano”, në zonën e Topojës, në Bashkinë Fier”. Kjo kontratë ka patur probleme të shumta që nga aplikimi e deri te miratimi, ku është zbuluar se miratimi i kontratës është bërë pa u plotësuar disa nga kushtet kryesore. Madje, miratimi i kësaj kontrate është bërë pa firmën e Sekretares së Përgjithshme nga Ministria e Infrastrukturës.
Por edhe në rastin e bashkëshortes së këshilltarit të Kovaçit, zonjës, Eglantina Xhoxhaj, Ministria e Energjetikes, e Ballukut e ka toleruar transferimin e së drejtës për ndërtim, pa marrë miratim në rastin e kompaninë “ES 2019”, e cila fillimisht kishte si objekt të veprimtarisë ndërtim dhe shërbim hoteli.
Por kush janë personat që kanë marrë këtë licencë?
Në posedimin e licencave për Centralet Eolike, të cilat shfrytëzojnë energjinë e erës kanë hyrë dhe familjarë të ish-gjyqtarëve, biznesmenë të akuzuar për lidhje me Ndraghetta-n dhe familjarë të zyrtarëve të lartë.
Njëra nga kompanitë, e cila rezulton me probleme në hartimin e dosjes është “GreenTech” shpk, e cila është themeluar në korrik 2019 nga Bjorni Sollaku, i biri ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe ish gjyqtares së shkarkuar nga “Vettingu”, Zegjine Sollaku.
Në 24 dhjetor 2020, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, kaloi vendimin për ndërtimin e centralit prodhues të energjisë elektrike eolike dhe vepra ndihmëse në zonën e Semanit, në Topojë, në Bashkinë Fier nga kompania “GreenTech” shpk.
Sipas të dhënave të siguruara nga “Vetting”, projekti përfshin investimin me vlerë 282 milionë lekë ose 2.1, milionë euro nga të cilat 70% do të sigurohen me financim nga bankat. Ajo që bie në sy është fakti se, për një pjesë të investimit, kompania “GreenTech”, ka në bankë rreth 360 mijë euro. Ky informacion konfirmohet edhe nga të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nën drejtimin e Belinda Ballukut, ka shkelur ligjin për regjistrimin e kësaj kontrate. Kjo pasi Komisioni i Vlerësimit e ka dorëzuar me vonesë këtë raport, duke u miratuar në 13 dhjetor 2019.
Sipas VKM 822, datë 07.10.2015, i ndryshuar, përcaktohet se çdo aplikim duhet të shoqërohet me informacion dhe dokumentacion, kontrata të ngjashme, që vërtetojnë se aplikuesi ka realizuar me sukses veprimtari të ngjashme në fushën energjetike. Në këtë rast, kompania e Bjorni Sollakut apo vet ky i fundit nuk ka kompani të cilat kanë rezultuar me veprimtari të ngjashme më herët..
Megjithatë në 16 maj 2022, Bjorni Sollaku, i shet 10% të aksioneve të “GreenTech” me administrator Dean Baboci kompanisë “NCI” në pronësi të Besnik Halilit me administrator Ergys Halili me vlerë 30 mijë euro. Transaksioni paraqet dyshime për pastrim parash.
Kujtojmë se Besnik Halili është administrator i kompanisë “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk dhe është përmendur nga eksponentë të mafias italiane në bisedat e përgjuara nga Guardia Di Finanza, si person me influencë në fushën e tenderave në Shqipëri.
Në janar 2021, në një intervistë për një televizion, Besnik Halili mohoi lidhjet me shtetasit italian dhe deklaroi se ky lajm po qarkullonte vetëm për të spekulluar me emrin e tij.
Megjithatë, transferimi i aksioneve te Besnik Halilit nga kompania “GreenTech”, e ka sjellë në qendër të vëmendjes përsëri këtë çështje pasi gruaja e tij, Luneda Sufali, rezulton Kryeinspektore e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në momentin e transferimit të aksioneve. Kalimi i aksioneve te familjarë te personat e zyrtarëve të lartë ngre pikëpyetje për konflikte të interesit.
KLSH: Mungojnë dokumentet për kontratat e Parqeve Fotovoltaike! Balluku fshehu dokumentet e Parqeve Fotovoltaike dhe Eolike
Ajo që mund të përmblidhet në gjithë vëzhgimin e procesit dhe praktikave të dhënies së parqeve fotovoltaike apo eloike, rezulton se, në 8 kontrata për këto parqe ka patur mungesa të dokumenteve për disa nga kontratat.
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit: “Dosja nuk është e inventarizuar, në kundërshtim me Normat tekniko- profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë.” Por KLSH u ka qëndruar përfundimeve të auditimit, duke zbuluar detaje të tjera.
“Në asnjë rast referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion, nuk administrohej një shkresë ku ministria kërkon dokumentacion shtesë. Dosjet e këtyre praktikave duhet të mundësojnë gjurmën e auditimit, pra të administrojnë jo vetëm dokumentacionin e sjellë nga subjektet, por edhe dokumentacionin vërtetues të të gjithë punës së kryer nga ana e ministrisë dhe njësive të saj.”
Një problem tjetër që ngrihet në lidhje me Parqet Fotovoltaike dhe Eolike është Komision i Vlerësimit të Aplikimit. Sipas KLSH-së, Komisionet e Vlerësimit të Aplikimit kanë dhënë vlerësimin pozitiv për disa kompani edhe në rastet kur dokumentacioni i sjellë nga këto subjekte aplikuese nuk justifikonin kushtet e pranimit për aplikim.
Sipas KLSH -së “Toleranca në dhënien e miratimeve paraprake subjekteve që nuk justifikojnë kapacitetin teknik, stafin dhe mjetet, si dhe eksperiencën e nevojshme për të ndërtuar impiante të tilla fotovoltaike ose eolike mund të cenoje në vetvete qëllimin e MIE për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme diellore dhe të erës”.
Audituesit theksojnë se nga Raporti Vjetor i ERE për vitin 2021, vetëm 3 nga impiantet fotovoltaike kanë nisur prodhimin dhe asnjë impiant eolik.
Në këtë rast, KLSH ka nënvizuar se mungon mbikëqyrja dhe monitorimi i veçantë nga ana e Ministres Belinda Balluku, për të realizuar me sukses futjen në treg të këtyre kompanive.
Nga auditimi me zgjedhje i urdhër-shpenzimeve, duke i analizuar dhe me regjistrimin në sistemin Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë (SIFQ) për periudhën 2018-2021 është zbuluar shkelja e afateve për likuidimin e faturave.
Madje, në një rast, në vitin 2019, nga Ministrja Belinda Balluku janë kryer pagesat ndaj kompanive të Përmbarimit, për të cilat mungojnë fatura tatimore të lëshuara.
Në këta rast, KLSH ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të marrë masat e një planifikimi/programimi sa më real dhe të besueshëm të buxhetit, pikëpyetje që bien mbi zv.kryeministren Belinda Balluku.
Tenderi i ARRSH
Pikëpyetje që vijojnë edhe me tenderin e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH ka dërguar në dyert e SPAK-ut edhe kreun e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj. Kreu i AKSH u paraqit në institucionin e hetimit të posaçëm pas nisjes së hetimeve për drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi i cili u prangos nën akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ndërkohë, mësohet se nën hetim është edhe procedura e ndjekur për një regjistër elektronik, tender i hapur me objekt “Auditimi energjetik i stokut të ndërtesave Publike “, me fond limit 420 mijë euro.
Me sa mësohet nga hetimet, ajo që bie në sy është fakti se, në këtë tender specifikimet teknike kanë ngushtuar kriteret duke zvogëluar konkurrencën e duke hedhur dyshime për paracaktim fituesi.
Edhe ky tender është kryer nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Belina Balluku.
Balluku nën hetim?
Emri i zëvendëskryeministres Balluku u rishfaq në çështjet hetimore menjëherë pas prangosjes së kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Belinda Ballukut, qyshse nga koha kur ajo drejtonte Albkontrollin.
Zonja ministre dhe njëherësh numri dy i qeverisë, pavarësisht nga ky skandal dhe aferë që tashmë e ka dosjen në SPAK, prej kaq kohësh nuk ka bërë asnjë reagim për prangosjen e Evis Berberit.
Ndërkohë që mediat vijojnë të raportojnë se hetimi për komunikimet në celular i kreut të ARSH-së, ka lënë të hapur thirrjen e saj për dëshmi, sidomos për vendimet dhe fondet që ka menaxhuar dhe menaxhon ende me firmën e vet.