• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mete: Paga 900 euro për sektorin publik arrihet këtë vit, muajin tjetër detajet

20:48 : 21/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, u shpreh se Akti Normativ për ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, reflekton ndryshimet e nevojshme në kuadër të riorganizimit të ministrive.

Gjithashtu, ky Akt Normativ realizon disa ndryshime sa u përket të ardhurave dhe shpenzimeve, për të reflektuar rritje të të ardhurave dhe optimizim të shpenzimeve, si edhe duke ulur në të njëjtën kohë deficitin buxhetor. Ministri Mete tha se ekonomia ka pasur një performancë shumë të mirë gjatë vitit 2023 dhe se kjo ecuri e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024.

“Ndjesia ekonomike, perceptimi i biznesit dhe konsumatorit, ka arritur nivele të larta historike. Gjithashtu, tregues të tjerë të konsumit dhe investimeve sugjerojnë rritje të përshpejtuar. Gjatë vitit 2023, rishikuam në rritje projeksionet për rritjen reale të vitit 2023 në 3.5% nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar, konfirmuar kjo edhe nga Banka Botërore dhe FMN, të cilët po ashtu rishikuan në rritje parashikimet e tyre për ekonominë gjatë vitit 2023. Ecuria e mirë e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës. Punësimi shënoi rritje, ndërsa shkalla e papunësisë në fund të vitit 2023 zbriti në 10.7%, një nga normat më të ulëta historike,” u shpreh ndër të tjera Ministri Mete.

Ai tha gjithashtu se edhe inflacioni ka qenë më i ulët se në vendet e rajonit apo mesatarja e Bashkimit Europian duke zbritur në muajin shkurt në nivelin 2.6%. Po ashtu në vitin 2023 ekonomia e vendit ka regjistruar për herë të parë një suficit të llogarisë korente dhe pritshmëritë janë për një përmirësim të konsiderueshëm krahasuar me trendet historike. Kjo, ndikuar edhe nga rritja e jashtëzakonshme e turizmit, si edhe investimeve të huaja direkte.

“Konsolidimi fiskal shënoi një tjetër arritje pozitive. Borxhi publik, një tregues kyç i qëndrueshmërisë së financave publike, ra poshtë nivelit 60% të PBB-së, duke arritur në 59.2% në fund të vitit 2023, niveli më i ulët që nga viti 2010. Ky përmirësim, përveçse ul koston e huamarrjes, rrit sigurinë e vendit për përballimin e goditjeve të mundshme në të ardhmen,” tha më tej ministri.

Lexo edhe:

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

“Përmirësim të ndjeshëm, – shtoi ai, ka shënuar edhe skema e pensioneve, ku të ardhurat kontributive arritën në 134 miliardë lekë në vitin 2023, dyfishi i nivelit nga fillimi i reformës së vitit 2015”. Konkretisht, deficiti i skemës së pensioneve është ulur në 0.8% të PBB-së në vitin 2023, që rezulton edhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, nga 1.93% e PBB-së që ishte në vitin 2015, kur nisi reforma e pensioneve.”

Kjo performancë e mire, – tha Ministri i Financave, po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, ku sipas të dhënave për periudhën Janar-Shkurt, të ardhurat totale arritën në rreth 104 miliardë lekë, ose 4.9% mbi planin.

“Me Aktin Normativ të prezantuar sot janë rishikuar në rritje të ardhurat për vitin 2024, duke arritur në 28.2% e PBB-së, që përbën nivelin më të lartë historik të synuar. Sa i përket shpenzimeve publike, për vitin 2023, ato arritën afro 675 miliardë lekë, me një realizim 95.6% sipas planit vjetor të ndryshuar me aktin normativ të dhjetorit,” nënvizoi Mete.

Pjesë e rëndësishme e këtij Akti Normativ është mbështetja përmes Instrumentit të Garancisë Shtetërore, në vlerë prej 4 miliardë lekë për bizneset e sektorit të industrisë përpunuese fason. Ministri Mete informoi se buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Ministri theksoi se brenda muajit të ardhshëm do të detajohen vendimet për të specifikuar rritjen e parashikuar të pagave për punonjësit e sektorit publik. Po ashtu në buxhetin 2024 do të realizohet indeksimi i mëtejshëm i pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për 717 mijë pensionistë.

Sektorët e Arsimit dhe Shëndetësisë do të vijojnë të financohen në nivelin mbi 3% të PBB-së. Ndërsa për sektorin e Mbrojtjes për herë të parë arrihet objektivi i lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s duke e çuar buxhetin e mbrojtjes në 2% të PBB-së./ Revista “Monitor”

Etiketa: 900 eurometepaga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

13:19 : 18/06/2025
AKTUALITET

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë

17:39 : 13/06/2025
AKTUALITET

Tomorri: Përplasja gjyqtarë-Rama për pagat, teatër i shëmtuar

18:55 : 12/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarët kërkojnë rritje page/ Rama: Për herë të dytë brenda 3 viteve, një abuzim madhor!

14:46 : 11/06/2025
BOTA

Cili vend i BE ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian

20:37 : 22/05/2025
AKTUALITET

Gara e (keq)qeverisjes/ Edhe sot të varfër, me pagat e pensionet 30% më të ulëta se rajoni

08:08 : 03/05/2025
Para

Banorëve në rajonin rus Belgorod në kufi me Ukrainën u kërkohet të evakuohen

TË GJITHA

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

18:17 : 27/06/2025

Taulant Xhaka i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur. Ja ku firmosi mesfushori

18:17 : 27/06/2025

Paga minimale rritet ndjeshëm në Gjermani

18:10 : 27/06/2025

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025

U aludua se ka krizë në çift, Luiz Ejlli: Po bëjmë sikur jemi bashkë

17:57 : 27/06/2025

Michelle Obama rindez thashethemet për divorc me Barack Obama

17:56 : 27/06/2025

Zyrtare/ E papritur nga Anglia, klubi i njohur shkarkon trajnerin

17:54 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com