• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna në Oborrin Mbretëror/ Zbardhet dëshmia e plotë e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

18:18 : 21/03/2024
në AKTUALITET, SHOW BIZ

Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata ka miratuar 1 vit urdhër mbrojtje për Princ Lekën nga ish vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, ndërsa është shtyrë seanca për Elian, ish-bashkëshorten e Lekës.

Në dëshminë e plotë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia. Për ish gruan e tij, ai ka deklaruar se e ka ndjekur deri në bulevard, duke e sulmuar fizikisht.

Nga ana tjetër, në dëshminë e Elia Zaharisë, thueht se më 5 mars, ditë kur ka ndodhur përplasja, ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

  • Dëshmia e Princ Lekës

“Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të  moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Lexo edhe:

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo.

Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas, kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, thuhet në dëshmin e Princ Lekës.

  • Dëshmia e Elia Zaharias

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar”.

Etiketa: Elia Zahariaprinc leka

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Nuk e tradhtova”/ Divorci me Elian, Princ Leka: I tregova vetë për lidhjen, Blerta ka qenë viktimë

22:41 : 25/09/2025
SHOW BIZ

Elia Zaharia flet për ndarjen nga Princ Leka: Jeta të ngre dhe të rrëzon

11:32 : 21/09/2025
SHOW BIZ

Ndarja e bujshme nga Princ Leka, Elia Zaharia: Dhimbja dhe sfidat e shuajnë dashurinë, por…

17:28 : 20/09/2025
AKTUALITET

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës pas ndarjes, mesazhi thumbues i aktores

13:50 : 15/09/2025
SHOW BIZ

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet pas ndarjes me Princ Lekën

19:20 : 30/05/2025
AKTUALITET

Dhuna në Pallatin Mbretëror/ Dënohet Princ Leka dhe Gjergj Zaharia, Elia shpallet e pafajshme

12:00 : 21/01/2025
Para

Italia rikthehet në ‘identitet’, Spalletti sjell modulin tradicional

TË GJITHA

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com