• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zemërimi i madh ndaj Biden, myslimanët do bojkotojnë ftesën e Shtëpisë së Bardhë për Ramazan

20:40 : 20/03/2024
në BOTA

Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, të indinjuar nga mbështetja e Presidentit Joe Biden për Izraelin, thonë se nuk do të marrin pjesë në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit. Ata kërkojnë që administrata e Presidentit Biden të ushtrojë trysni për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, kjo nuk është hera e parë që zemërimi i komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara ka lënë në hije festimet e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ramazanit.

Adhurimi i Ramazanit vazhdon edhe mes rrënojave në Rafah, ku mbi një milion banorë të Gazës kërkojnë strehë si rezultat i fushatës ushtarake të Izraelit. Në fillim të këtij muaji, myslimanët amerikanë mbajtën lutje para Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Besimtarët thonë se vuajtjet në Gazë rëndojnë shumë mbi ta.

Që prej marrjes së detyrës, Presidenti Joe Biden është takuar vazhdimisht me udhëheqësit e fesë myslimane, një traditë që Shtëpia e Bardhë e vazhdon për dekada me radhë. Presidentë republikanë dhe demokratë kanë shtruar darka iftari gjatë Ramazanit dhe organizuar pritje për festën e Bajramit. Kjo traditë filloi në kohën e Presidentit Bill Klinton.

Por këtë vit, myslimanët amerikanë që kanë marrë pjesë në darkat e mëparshme që ka shtruar Shtëpia e Bardhë, thonë se do t’i refuzojnë ftesat.

“Vendimi është për shkak të dështimit të administratës për të trajtuar kërkesat e komunitetit mysliman për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm. Po ashtu, për shkak të refuzimit për të ndaluar furnizimin e Izraelit me armë, të cilat po përdoren në një gjenocid kundër vëllezërve dhe motrave tona palestineze në Gazë”, thotë për Zërin e Amerikës Robert McCaw, Drejtor i Departamentit të Çështjeve Qeveritare në Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islame.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se nuk janë njoftuar ceremoni me rastin e Ramazanit.

“Ne e kuptojmë se është një kohë e dhimbshme për një numër komunitetesh. Siç e dini, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë zhvilluar takime me anëtarë të komuniteteve të ndryshme – qofshin ato arabe, myslimane apo palestineze – për të folur mbi pikëpamjet e tyre, për të shprehur shqetësimet e tyre dhe ne e mirëpresim këtë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Protestues pro-palestinezë kanë ndërprerë vazhdimisht tubimet e Presidentit Biden duke bërë thirrje në mbështetje të palestinezëve.

Por kjo nuk është hera e parë që ceremonia e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë përfshihet në polemika. Në vitin 2021, disa myslimanë amerikanë bojkotuan ftesën e Presidentit Biden për të festuar virtualisht Bajramin. Kjo përkoi me përshkallëzimin e dhunës në Gazë ku u vranë më shumë se 260 palestinezë.

Në vitin 2018, Presidenti Donald Trump priti diplomatë nga vende me shumicë myslimane, por nuk ftoi asnjë grup amerikan, anëtarët e të cilit kishin dënuar retorikën dhe politikat e tij, për të cilat ata besonin se ishin anti-myslimane. Shumë prej tyre thonë se zemërimi i tyre tani është shumë më i madh. Madje, disa po bëjnë fushatë aktive për t’u siguruar që zoti Biden të mos fitojë një mandat të dytë.

“Dua të sigurohem që ai ta dijë se kur të humbasë është për shkak të votave të amerikanëve arabë dhe myslimanë”, thotë demokratja Samraa Luqman, pjesëtare e fushatës “Braktise Bidenin”.

Shtëpia e Bardhë thotë se është angazhuar në mënyrë aktive me amerikanët arabë dhe myslimanë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. Por disa pjesëtarë të komuniteteve i kanë refuzuar takimet./VOA

Etiketa: BidenbojkotojneftesënmuajimyslimanetramazanShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
BOTA

Zelensky do të takohet me Trump të premten në Shtëpinë e Bardhë

19:02 : 13/10/2025
RAJONI

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025
AKTUALITET

Batutat e Ramës me Macron për Trumpin, reagon Shtëpia e Bardhë

18:43 : 03/10/2025
Para

“U strehua nga një grup kriminal në Lezhë”, të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com