• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy nga katër koncesionet në shëndetësi i shpëtojnë hetimit parlamentar të opozitës

16:07 : 20/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kërkesa e opozitës për një komision hetimor në lidhje me koncesionet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në sektorin e shëndetësisë përfshin vetëm dy nga katër të tilla, dy të cilat janë sakaq nën hetim nga SPAK, ku njëri i ka të pandehurit në proces. Kërkesa e miratuar është e ndryshme nga ajo që grupi i Partisë Demokratike bëri gjashtë muaj më parë.

Fushata e grupit të Partisë Demokratike për hetimin e koncesioneve të dyshuara korruptive të qeverisë aktuale në sektorin e shëndetësisë duket se ka harruar dy nga katër koncesionet e këtij sektori, bëhet e ditur nga kërkesa e depozituar në kuvend nga grupi kryesor i opozitës parlamentare dhe i publikuar së fundmi në faqen e internetit të kuvendit.

Grupi parlamentar më i madh i opozitës, i cili drejtohet nga deputeti Gazmend Bardhi, arriti një kompromis politik me maxhorancën e kryeministrit Edi Rama, në të cilën, sjellja e tyre trazuese në proceset parlamentare ndërpritej ndërsa socialistët pranonin ngritjen e dy komisioneve parlamentare, të cilat më herët ata ia kishin mohuar opozitës me mjete të dyshimta ligjore dhe në shkelje të të drejtave kushtetuese të opozitës.

Ndërsa marrëveshja mes dy grupimeve kryesore politike në vend u përshëndet si një rikthim në normalitet në proceset parlamentare në Shqipëri, shumë vëzhgues ngritën pyetjen nëse, përveç kompromiseve të njohura, marrëveshja mbart edhe kompromise të fshehta. Në veçanti, pyetje u ngritën në lidhje me arsyen se pse opozita ka zgjedhur dy komisione hetimore, nga të teta të kërkuara prej saj, të cilat janë çështje kryesisht nën hetim nga SPAK dhe me potencial jo shumë të fortë politik. Por potenciali praktik i komisionit parlamentar për koncesionet në shëndetësi pritet të bjerret edhe më tutje, nëse shihet se dy nga katër të tilla, janë lënë jashtë objektit të hetimit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama dha në fillesat e mandatit të saj të parë dhe të dytë katër koncesione në sektorin e shëndetësisë, të cilat, i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 50 milionë euro në vit. Që në kohën e procedurave të prokurimit, media dhe shqiptarët ngritën pikëpyetje, si sa i përket logjikës së dhënies së këtyre koncesioneve, ashtu edhe procedurës së përzgjedhur apo profilit të fituesve. Të katër koncesionet janë: Kontrolli bazë i popullsisë, njohur gjerësisht si Check Up, me kosto mbi tetë milionë euro në vit; ofrimi i setit të instrumenteve kirurgjikale, i njohur më së shumti si “sterilizimi”, i cili po kushton aktualisht rreth 17 milionë euro në vit; Koncesioni i shërbimit të dializës në pesë spitale, i cili po kushton aktualisht mbi 9 milionë euro në vit, dhe; shërbimet laboratorike spitalore, i cili po kushton mbi 18 milionë euro në vit.

Lexo edhe:

6 mln dollarë për 2 vjet/ PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

La Civita mesazh të rinjve: Nëse doni të ndryshoni të ardhmen, duhet të ngriheni

Ndërkohë, kërkesa e grupit parlamentar të opozitës për komision hetimor parlamentar shkruan: “Në vijim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të datës 12.03.2024 dhe detyrave të lëna në atë mbledhje, lutemi gjeni bashkëlidhur projektvendimet e dakordësuara midis maxhorancës dhe opozitës, lidhur me:

  1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-Up në shëndetësi.
  2. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë për Trajtimin e të Dënave në sitemin TIMS.”

Siç shikohet, kërkesa e opozitës nuk përfshin hetimin e koncesionit të shërbimit të dializës dhe as atë të shërbimeve laboratorike.

Dy koncesionet e përfshira janë sakaq nën hetim nga SPAK. I pari, ai i sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa gjykata kërkoi hetim edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Sipas prokurorisë, Rrjepaj manipuloi kostot e shërbimit ndërsa transferoi fitimet në formën e kontratave të konsulencës te një kompani e cila ishte gjithashtu nën pronësinë e tij dhe që kishte vetëm një klient të madh, pra kompaninë koncesionare. Pasi prokurorët nuk gjetën fillimisht vepër penale nga ana e ish-ministrit Ilir Beqaj, gjykata urdhëroi hetime të mëtejshme, të cilat sollën thirrjen e tij si të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Rezultatet e hetimit për koncesionin e Check Up nuk janë ende të ditura.

Kërkesa e opozitës sot për të hetuar vetëm këto dy koncesione nga katër, është në fakt e ndryshme edhe nga kërkesa e saj e mëparshme e shtatorit 2023. Në atë kohë, Partisë Demokratike kërkoi në kuvend ngritjen e një komisioni për hetimin e që të katërtave koncesioneve [link kërkesa], ndryshe nga kërkesa e pas kompromisit, e cila heq dy nga katër koncesionet nga objekti i hetimit.

Koncesionet e të dyja qeverive, por në veçanti, asaj të Partisë Socialiste pas vitit 2013 kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime, nga shqiptarët apo nga institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje duke i konsideruar ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike ndërsa ka paralajmëruar për rrezikun për stabilitetin financiar të vendit./BIRN

Etiketa: check uphetimi parlamentari shpëtojnëkoncesionet ne shendetesiPartia Demokratikeshërbimi i dializësshërbimi laboratorik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 mln dollarë për 2 vjet/ PD lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

20:55 : 26/04/2025
AKTUALITET

La Civita mesazh të rinjve: Nëse doni të ndryshoni të ardhmen, duhet të ngriheni

14:27 : 16/04/2025
AKTUALITET

Nga rritja e pagave tek shëndetësia e strehimi, çfarë përmban programi i PD për shqiptarët

19:23 : 12/04/2025
AKTUALITET

PD kërkon lekë nga demokratët për fushatë: Çdo kontribut është goditje për sistemin!

19:39 : 08/04/2025
AKTUALITET

Vokshi: SPAK nuk ka reaguar, do dorëzoj kallëzime të reja për check up-in dhe sterilizimin

19:01 : 26/03/2025
AKTUALITET

Deputeti Dashnor Sula përjashtohet nga lista e PD: Arsyeja, pse jam “SPAK-ist”

13:54 : 12/03/2025
Para

Policia bastis zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit, 7 të arrestuar, Rubiales nën hetim

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com