• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

500 mijë euro në banesë/ Jepet dënimi për Alda Klosin, pastruesen dhe të birin

14:24 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës dënoi me burg këtë të martë Alda Klosin, pastruesen e saj Rozeta Dobi dhe djalin e kësaj të fundit, Havier Dobi.

Gjykata e Tiranës dha dënimin me 18 muaj burgim për Alda Klosin për akuzën e fshehjes së pasurisë. Rozeta Dobi u dënua me 4.8 vite burgim për vjedhje vjedhje me pasoja të rënda më shumë se një herë. Ndërsa djali i saj me 3.4 vite burgim, për vjedhje me pasoja të rënda.

Për të tre, gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar.

Pretenca

Prokuroria e Tiranës kërkoi 6 vite burg për Rozeta Dobin, sanitaren që iu gjetën rreth 500 mijë Euro në banesë. Prokurorja Mirela Zavani tha gjatë pretencës që të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese ndaj Dobit si dhe të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Bashkë me të është në qeli edhe djali i saj, Havier Dobi. Për djalin, prokuroria kërkoi 4 vite burgim dhe të aplikohet ulja e dënimit me 1/3 dhe duke zbatuar nenin 59 ai të dënohet përfundimisht me 3 vite shërbim prove.

Lexo edhe:

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

Për ish-zyrtaren Alda Klosin, e cila nuk ishte e pranishme seancën e sotme, organi i akuzës kërkoi 2 vite e 6 muaj burgim dhe të aplikohet gjykimi i shkurtuar.

Rozeta Dobi dhe djali në seancën gjyqësore

Mbrojtja e Rozeta Dobit sqaroi se janë treguar bashkëpunues dhe ajo është arsyeja pse u zbulua ngjarja.

“Të merret parasysh fakti që Dobi nuk do të jetë e dënuar, ata kanë edhe një fatkeqësi pasi ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur t’i kthehen Rozeta Dobit”, tha avokati i saj.

Në këtë mënyrë, ata kërkuan kthimin e 25 mijë eurove dhe 1 milion lekë të vjetra, por prokuroria thotë se nuk rezulton që Dobi t’i ketë krijuar ato me burime të ligjshme.

“Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit. Atë shumë parash Alda Klosi ma ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do t’ia ktheja tek shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajtur familjen me punë të ndershme. Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim. Ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha vetë Rozeta Dobi.

Ndërsa djali i saj shprehu pendesën për krimin e kryer. Avokati i tij kërkoi që të merren parasysh rrethanat lehtësuese pasi ai është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen dhe të mos dënohet me burg, por me shërbim prove.

Ndërsa mbrojtja e Alda Klosit kërkoi pafajësi.

“E pandehura Alda Klosi është kryefamiljare. Ka një vajzë dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore dhe ajo vetë është jo mirë me shëndet. Në këto kushte kërkojmë që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim”, u shpreh avokati i saj.

Etiketa: Alda Klosihavier dobirozeta dobi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

16:14 : 12/03/2025
AKTUALITET

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

16:13 : 03/10/2024
AKTUALITET

Detajet e hetimit/ Alda Klosi përdori kushëririn për fshehjen e pasurisë

11:31 : 16/04/2024
AKTUALITET

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Alda Klosit

10:12 : 12/04/2024
AKTUALITET

500 mijë euro te aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

13:53 : 04/04/2024
AKTUALITET

Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Alda Klosin dhe Havier e Rozeta Dobin

11:05 : 04/03/2024
Para

Dhunohet Anëtari i Këshillit Bashkiak në Sarandë - EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com