• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhupa: Raporti i UNESCO-s mbështet qëndrimin e PD-së për Parkun e Butrintit

15:00 : 18/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes një deklarate nga selia e Kuvendit, ka prezantuar Raportin e UNESCO-s për Parkun e Butrintit.

Zhupa shprehet se raporti UNESCO-s mbështet qëndrimin e PD në lidhje menaxhimin e këtij parku, dhe kundërshton formën koncensinare te Butrintit. Ajo shton më tej se raporti kërkon shprehimisht përfshirjen e komuniteteve lokale dhe përfaqësuesin e tyre e pushtetit vendor në bordin e drejtorëve.

Po ashtu, UNESCO kërkon që Ministria e Kulturës të mbajë në mbikëqyrje të gjithë pasurinë e Butrintit, si një e tërë dhe jo vetëm pjesë të saj por shkon deri aty sa të kërkojë “pjesëmarrjen e një përfaqësuesi vendor në Bordin e Drejtorëve”.

Zhupa thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të zbatoj kushtetutën, të ndjek rekomandimet e UNESCO dhe interesin publik dhe shtetëror të vendit dhe ta rrëzoj koncensionin e Butrintit.

Lexo edhe:

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Deklarata e plotë:

UNESCO bën të qartë me këtë raport se:

a. Ligji 50/2022 nuk ruan rolin parësor të shtetit palë si garant i mbrojtjes se OUV, si garant i pacënueshmërisë, si garant i zhvillimit të konsultuar me UNESCO. Por shteti palë heq dorë nga roli i tij parësor dhe ja lëshon atë një OJF private.

b. Ligji 50/2022 nuk e trajton Parkun Kombëtar si një të tërë sic ka mbrojtjen UNESCO por e copëzon atë në menaxhime të ndryshme që nuk garantojnë dot OUV.

c. Ligji 50/2022 nuk garanton përfshirjen e komuniteteve lokale dhe të pushtetit vendor në pasurinë botërore UNESCO, pjesë e territorit të tyre.

d. Ligji 50/2022 nuk ka bazë të tij planet e konservimit të sitit, që lidhet drejtpërdrejtë me vlerat për tju tejcuar brezave të ardhshëm. (por ka bazë fitimi, argumentim i joni që vërtetohet me planin e biznesit)

e. Planet ndërtimore që përmban ligji 50/2022 janë të pakonsultuara me UNESCO dhe ekziston rreziku që këto të dëmtojnë Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të Parkut dhe për rrjedhojë të sjellin rrezik heqjen e tij nga mbrojtja UNESCO.

f. Bordi i Drejtorëve nuk garantonte njohje të mirë të nevojave që ka parku në pëputhje me detyrimet që ka në UNESCO dhe me ruatjen e integritetit të tij shkencor dhe territorial.

g. Sugjeron lidhjen e një marrëveshje të re (për rrjedhojë rrëzimin e marrëveshjes që e citon si të miratuar nga Kuvendi me datë 24 Maj 2022) ku fondacioni të jetë thjesht një anëtar, një degë e menaxhimit të integruar të integruar të Parkut Kombëtar të Butrinit dhe përgjegjes të jetë shteti shqiptar nëpërmjet një Komiteti Ndërinstitucional, me përfaqësues ministrish, agjencie, bashkie edhe po ashtu të fondacionit.

Raporti i UNESCO-s mbështet tërësisht pozicionin tonë si Kërkues se Këshilli i Ministrave, Kuvendi i Shqipërisë dhe Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit (FMB) kanë shkelur në mënyrë sistematike dhe konsistente parimin e “rolit parësor” të Shtetit Palë sipas Konventës së Parisit të v. 1972, dhe rrjedhimisht edhe Kushtetutën e Shqipërisë përmes Ligjit 50/2022 objekt kundështimi, qoftë në fazën hartuese, miratuese dhe zbatuese.

Kjo shprehet në mënyrë të kristaltë në Rekomandimin 5 të Raportit, ku deklarohet se “tani Plani i Veprimit i PMI-së duhet të përshtatet për të pasqyruar përgjegjësinë e menaxhimit të FMB-së, në mënyrë që …(ii) të punojë drejt një marrëveshjeje me anë të së cilës Ministria e Kulturës të mund të mbikqyrë të gjithë (si një e tërë) pasurinë e Trashëgimisë Botërore dhe të japë llogari para Komitetit të Trashëgimisë Botërore”;

UNESCO rrëzon edhe strukturën menaxheriale të krijuar me Ligjin 50/2022 objekt kundërshtimi në Rekomandimin 4.1.Raporti thekson se “Ministria e Kulturës duhet të ketë një nivel të mbikqyrjes menaxhuese për të gjithë pasurinë e Trashëgimisë Botërore, dhe jo vetëm të një pjese të saj”. I ndërgjegjshëm për rrëmujën menaxheriale të krijuar nga Ligji 50/2022, Raporti rekomandon që Shteti Palë të ruajë rolin e vet parësor duke siguruar që FMB-ja “të jetë nën mbikqyrjen e Komitetit të Menaxhimit të Parqeve Kombëtare sikurse rekomandohet në PMI”, si dhe “një ekip lokal menaxhimi, që të integrojë pjesën natyrore dhe kulturore, të mbikqyrë të gjitha aspektet e menaxhimit në vend dhe mbrojtjen e VJU-së të pasurisë”.

III. Raporti i UNESCO-s hedh poshtë qasjen parcelizuese të AADF/FMB-së në Butrint përmes Ligjit 50/2022 dhe thekson se kjo marrëveshje nuk ka prioritetet e UNESCO për konservim dhe mund të dëmtoj Vlerat e Jashtëzakonshme Universale (OUV)

Raporti del hapur kundër qasjes së FMB dhe biles ngre shqetësimin që kjo marrëveshje mund të përkeqësoj OUV, pra Vlerat e Jashtëzakonshme Universale. e thotë qartësisht që është vullnerabël sot por mund të përkeqësohet për shkak të prioriteteve aktuale të financimit të FMB, sipas ligjit 50/2022.

Risjellim në vëmëndje që interesi publik i shqiptarëve dhe interesi shtetëror i Shqipërisë është qëndrimi i Butrintit si pasuri e mbrojtur UNESCO, që i garanton njohje dhe vlerësim botëror Butrintit dhe Shqipërisë, si pasuri për njerëzimin. Në rast se cënohen OUV, atëherë pasuria në hapin e parë shpallet në rrezik dhe në hapin e dytë kur është cënuar ose tjetërsuar plotësisht hiqët nga lista e mbrojtur UNESCO. Të dyja këtë hapa janë kundër interest publik dhe shtetëror të Shqipërisë. Edhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin kushtetues të jetë në mbrojtje të të dyjave si prerorogativat më të rëndësishme të Kushtetutës. Këtë fakt pala kërkuese e ka mëshuar vazhdimisht në parashtrime, debat gjyqësor apo kërkesat e saj.

3. Më tej, Raporti kritikon ashpër heqjen e 600 hektarëve nga Zona B buferike, duke theksuar se kjo ka sjellë edhe cenim të një pjese të vogël të territorit të pasurisë së Trashëgimisë Botërore. Kjo, sipas Raportit, ka rezultuar në një ndryshim të konsiderueshëm në regjimin e mbrojtjes të të paktën zonës buferike (figura 19 e Raportit, për çka misioni “shpreh shqetësimin e vet më të thellë”.

Kjo theksohet edhe në Rekomandimin 4.3.4.12 ku Raporti përcjell një kritikë të drejtpërdrejtë, duke u shprehur se “autoritetet e interesuara për mandatet kulturore dhe mjedisore nuk janë të ndërgjegjësuara për funksionin mbështetës dhe mbrojtës të zonës buferike” dhe “Shteti Palë ftohet të kujtohet se zona buferike është mjedis thelbësor dhe i jashtëzakonshëm për pasurinë e Trashëgimisë Botërore”.

Raporti UNESCO kundershton njelloj si ne mos perfshirjen e pushtetit lokal.

“Këto plane, nga ana tjetër, duhet të lidhen me strategjitë lokale dhe rajonale të zhvillimit të turizmit të tre bashkive të përfshira dhe duhet të merren parasysh në lidhje me cdo plan të propozuar për të caktuar toka të tjera për zhvillimin e pasurisë”

Që do të thotë FMB nuk mund të bëj një plan për menaxhimin e vizitorëve fillimisht si ishull i veccantë nga pjesa tjetër e parkut, (sic e parashikon ligji 50/2022) ndaj duhet një plan për të gjithë Parkun Kombëtar dhe kjo është përgjegjësi e shtetit palë. Por jo vetëm kaq por ky plan duhet të ndërlidhet me strategjitë e bashkisë Finiq, Konispol dhe Sarandë. Sepse nuk mund ti heqësh kompetencat zhvillimore në fushën e turizmit bashkive dhe ta marr një privat në territorin dhe në pasurinë tënde.

Raporti kërkon shprehimisht përfshirjen e komuniteteve lokale dhe përfaqësuesin e tyre e pushtetit vendor në bordin e drejtorëve.

Po ashtu, UNESCO kërkon që Ministria e Kulturës të mbajë në mbikëqyrje të gjithë pasurinë e Butrintit, si një e tërë dhe jo vetëm pjesë të saj por shkon deri aty sa të kërkojë “pjesëmarrjen e një përfaqësuesi vendor në Bordin e Drejtorëve”’

Gjykata Kushtetuese duhet të zbatoj kushtetutën, të ndjek rekomandimet e UNESCO dhe interesin publik dhe shteteror te vendit dhe ta rrezoj koncensionin e Butrintit.

Etiketa: butrintiina zhpaUnesco

Lajme të lidhura

BOTA

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025
AKTUALITET

Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

14:35 : 08/07/2025
AKTUALITET

UNESCO shpalli Liqenin e Ohrit pasuri në rrezik, Ina Zhupa: Shuplakë qeverisë shqiptare dhe AADF

13:37 : 08/07/2025
AKTUALITET

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër

15:08 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

19:28 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

21:16 : 20/05/2025
Para

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Korrupsioni prioritet i qeverisë

TË GJITHA

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025

Transferta me Dinamo Minsk, trajneri Tetova konfirmon dy mungesa për Egnatian

20:23 : 23/07/2025

SHBA nis hetim ndaj Universitetit Harvard

20:21 : 23/07/2025

Kundërshtarët e mundshëm të Dinamos, Zira dhe Hajduk Split ndahen në barazim

20:07 : 23/07/2025

Presidenti i Iranit: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

20:02 : 23/07/2025

Masakra në Gaza/ Aktivistja Greta Thunberg mori pjesë në protestën e organizuar në Tiranë

19:51 : 23/07/2025

Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit

19:44 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com