• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kishte shpëtuar 3 atentateve, ekzekutohet ish-polici i burgjeve

16:48 : 15/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO
Gentjan Bejtja

Gentjan Bejtja

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje, në oborrin e banesës së tij, në Larushkë të Fushë-Krujës.

Rrethanat e krimit janë ende të paqarta, megjithatë mendohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar. Dyshohet se Bejtja është ruajtur nga autorët dhe është qëlluar teksa futej në banesë. Gentian Bejtja kërkohej nga policia për tu pyetur lidhur me atentatin e korrikut të vitit të kaluar, kur iu vra kunati Ramazan Sino, por nuk është arritur të lokalizohet nga uniformat blu.

Burime pranë grupit hetimor thanë se qitësit dyshohet të kenë qenë tre dhe kanë derdhur një numër të konsiderueshëm plumbash mbi objektivin, nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Një automjet i djegur tip “Land Rover” fuoristradë është gjetur nga policia në fshatin Hasan, gati 5 km larg vendit të krimit. Në makinën që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes, janë gjetur katër kallashnikovë të djegur, konfirmoi policia.

Lexo edhe:

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

Shkak i atentatit dyshohet se kaluara e viktimës. 42-vjeçari Bejtja u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.

Më datë 4 Korrik të vitit 2023, atij iu bë një atentat jashtë ambienteve të banesës, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën Bejtja si dhe dy djemtë e këtij të fundit, 10 dhe 13 vjeç. Për ngjarjen, policia dyshoi tek Valter Bami, megjithatë ndaj këtij të fundit u ngrit vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. Bami  qëndroi në qeli nën masën e arrestit me burg për 6 muaj.  Më 18 Janar 2024, u la i lirë me arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës, për shkak të skadimit të afateve hetimore.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka. Të dy ishin në një automjet kur u qëlluan me armë zjarri. Ngjarja mbetet e pazbardhur.

Shtëpia e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016, kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën (i rrëmbyer në vitin 2015) , ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, në shkurt të vitit 2013. Por me vendim të Gjykatës së Lartë, Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm më 13 nëntor 2013, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Bejtja është marrë në pyetje për disa vrasje të ndodhura në qarqet e Tiranës dhe Durrësit vitet e fundit. Ai është pyetur për vrasjen e biznesmenit të kromit Iliaz Çali, më 3 prill të vitit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës; atentatin ku mbeti i plagosur Marklen Haka, më 8 qershor të vitit 2022, të cilit më herët në një tjetër ngjarje që synonte eliminimin e tij, i vranë gabimisht hallën; si dhe për krimin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik të vitit 2022, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj (kushëriri i Ervis Martinajt) e dy miqtë e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Bejtja është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. Në media është raportuar se mes të tjerëve, Gentjan Bejtja ka pasur përplasje të forta me vëllezërit Valter e Durim Bami dhe Marklen Hakën, emra të njohur në raportimet e kronikës së zezë.

Etiketa: Gentjan Bejtja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

13:04 : 09/05/2025
AKTUALITET

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

22:23 : 20/04/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Dërgohet për gjykim Ilir Beqaraj, largoi vrasësit nga vendi i ngjarjes

10:39 : 18/03/2025
AKTUALITET

Pritë në derë të shtëpisë Bejtjas dhe Gjeloshit, e njëjta skuadër vrasësish besohet se bëri dy atentatet

15:13 : 20/09/2024
AKTUALITET

Ekzekutoi Gentjan Bejtjen, kush është Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri”

15:11 : 30/08/2024
AKTUALITET

“Mos ja zgjat”/ 16 veta mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, dhe nuk ia dalin

09:39 : 20/05/2024
Para

Dumani mohon kërcënimin e pokurorit të SPAK: Jemi të përgatitur për çdo gjë

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com